Showing posts with label Mësime per Fillestar.. Show all posts
Showing posts with label Mësime per Fillestar.. Show all posts

Friday, September 21, 2012

Vendos Nje Fotografi Sipas Deshires Si Prapavi Te Google Homepage?


Makina kerkuese Google  njihet per thjeshtesi dhe prandaj shume njerez e pelqejne ate. Nese deshironi ta pershtatni shijes tuaj faqen kryesore te Google, atehere kete mund ta beni duke vendosur fotografi sipas deshires si prapavije te Google homepage.


Kyquni me llogarine tuaj ne Google, dhe shkoni ne faqen e pare te saj (Google homepage). Klikoni mbi “Change background image” qe eshte e vendosur ne pjesen e poshtme majtas. Zgjedhni nje fotografi nga kompjuteri juaj, Picasa Web photos, galeria publike, ose nga ‘Editor’s pick’.


Pasi qe keni zgjedhur fotografine, klikoni Select. Prisni nje moment dhe do te shfaqet pamja e re e Google homepage.

* Nese keni zgjedhur fotografi nga kompjuteri juaj, ajo do te upload-ohet ne nje album te ri te Picasa Web albums.

 
Prapavijen mund ta largoni duke klikuar “Remove background image” qe ndodhet ne pjesen poshte-majtas.
lexo më tepër »

Monday, September 3, 2012

Si ta rregullojm shfletusin qe te hapet google automatikisht ne internet Explorer dhe Google Chrome


Ndodh shpesh qe kur hapim shfletuesin per te kerkuar diqka ne google nuk na hapet google por faqet tjera,per te rregulluar kete duhet ti ndjekni keto hapa,per ne Internet Explorer shkojm hapim Internet Explorerin pastaj Tools pastaj Internet Options pastaj te tabela ku shkruan Home page e shkruajm www.google.com dhe shtypim ok hapim serish Internet Explorerin dhe eshte ne rregull,per ne Google Chrome duhet ti ndjekni keto hapa:hapim Google Chrome pastaj Settings pastaj klikojm Change dhe e shkruajm www.google.com dhe ok dhe gjithqka do te jet ne rregull. [kekompjuter]
lexo më tepër »

Sunday, August 5, 2012

Menyra me e mir per te mesuar Shkurtesa (shortcuts) per windows xp - 7

Siq e dim te gjith, shumica e perdoruesve te kompjuterit kan njohuri ekzakte ne perdorimin e mausit (Miut) apo touchpad te nje laptopi, ne disa raste ne perdorim tastjeren duke perdorur shkurtesa te ashtu quajtura "Keyboard Shortcut" qe te mos perdorim mausin andej e kendej, siq pershembull e perdorim ALT+TAB per te kaluar neper faqe te hapura, disa prej tyre jane universalisht te njohura mire, por jane shum prej tyre qe shum prej nesh nuk e din as qe ekzistojn.

jane me qindra shkurtesa te tastjeres ne windows qe mund te perdoren dhe disa perdorues qe e njohin kete sistem operativ mire keto edhe i persorin shpesh, disa mund te perdoren edhe ne ate menyr qe mausi nuk nevoitet fare, ne disa raste kjo eshte edhe me e mire pasi qe mund te punoni me shpejt se sa qe e kishit bere ate me nje mije.

Problemi eshte sepse windows ka aq shum shkrutesa mund te jet qe ju duhet te uleni dhe te lexoni pas qe te mund te i mesoni ato me te rendesishmet. dhe mund te jet qe ne mund ti harrojm ato perseri, pershkak te perdorimit te shpesht te mijut.

per kete ekziston nje program i vogel por interesant qe mban emrin KeyRocket. Ky program ka nje fuksion shum te mir apo ka funsion te tij kryesor. Ky program shikon ato pjes qe ti perdor dhe te sygjeron Shkurtesa per ato gjera qe ti ke bere me maus apo mij, gjat sygjerimit ju mund te mesoni se si keni mundesi qe te perdorni pikrisht keto gjera apo funskione qe keni punuar me maus te keni mundesi qe ti perdoni me tastjer qe te keni nje pune me efektive dhe me te shpejt ne disa raste.

KeyRocket eshte pa pages per perdorim jo komercial dhe perdor nje databaze me mbi 1600 shkrutesa tastjere per sistemet operative si Windows Xp, Vista edhe 7, gjithashtu Office  2003 deri ne 2013 te programeve Excel,word, powerdPoint dhe outlock.Instalimi qe beni ju eshte vetem 500k dhe i ploti me 12Mb. Keshtu qe kjo nuk eshte thuajse asgje.

Ne pergjithsi ky program eshte nje gje shum interesant per ata qe deshirojn te mesojn me teper per sistemin operativ dhe perdorimin e tij sa me efektiv dhe te shpejt, per ata qe perdorin Windows dhe kan ne mendje qe te perdorin kete ende ne te ardhmen, ky program eshte nje mesim shum i mire extra. //Ke kompjuter.
lexo më tepër »

Friday, June 22, 2012

Si ti gjejm Driverat qe mungojn ne PC ?


DriverScanner overview

Ky program i gjen te gjith draiverat qe i mungojn PC-s tuaj. Mjafton vetem ni Scan prej 3 minutave me ja mundesu ne PC edh te gjithë draiverat qe i mungojn PC-s do te gjinden nga ky program.


Per ndryshe programi quhet DriverScanner te cilin mund ta shkarkoksh me posht

SHKARKO

Kekompjuter

lexo më tepër »

Sunday, June 17, 2012

Si të fshini historinë në Google Web History

A e dini se Google ndjek aktivitetin tuaj? Nëse dëshironi të parandaloni ndjekjen e Google, atëherë ju duhet të fshini historinë e Google që quajtur Google Web History.








Futuni tek http://google.com/history, identifikohuni nëse nuk jeni të identifikuar dhe ju do të shihni një listë të kërkimeve tuaja që i keni bërë në Google. Për ta fshirë historinë klikoni në butonin “Remove all Web History,” pastaj klikoni në butonin OK dhe historia juaj është fshirë.






Pas fshirjes së historisë, indeksimi i kërkimeve nuk ruhet më në historinë tuaj, për ta filluar përsëri ruajtjen e kërkimeve, klikoni në butonin Resume/kekompjtuer
lexo më tepër »

Tuesday, December 13, 2011

Historia e Hardiskut ( HDD )




http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/3e/Removable1.png/150px-Removable1.png
 (Pamja e një hard disku të jashtëm (eksternal).

Paraqitja e parë e HDD-ve në treg u bë në vitin 1956 njohur si pjesë e kompjuterit IBM 305 RAMAC nga kompania IBM, zbuluar nga Reynold Johnson. Ky HDD kishte 24 inç me mundësi ruajtjeje të 5 milion karaktereve dhe me mundësi përclljeje të të dhënave shumë të vogël.. Në vitin 1961 IBM paraqiti hard diskun "IBM 1301" që mundësi më të shpejtë për leximin e të dhënave.
Në vitin 1973, IBM paraqiti HDD-në IBM 3340 "Winchester" që planifikohej të kishte kapacitet 70MB e që lexonte të media të lubrifikuara e që teknologjia e këtij hard disku është baza e teknologjisë e cila përdoret për prodhimin e HDD-ve të kohës së sotit.
Që nga viti 1956 e gjer në fillim të viteve të 80-ta hard disqet sa i përket anës fizike ishin të mëdhenjë dhe ishte e pa mundur që instaloheshin në zyra të vogla e në shtëpi si dha harxhonin energji elektrike të konsiderueshme sepse duhej vendosur në hapësirë të ruajtur mirë, gjithashtu sa i përket anës memorizuese ato kishin shumë pakë mundësi memorizuese, saktësisht shumica e tyre kishin vetëm 8-inç (respektivisht 210 - 195 mm). Këto hard disqe kishin madhësi e cila mund të krahasohet me një makinë për larjen e rrobave dhe në të shumtën e rasteve kerkonin furnizim tre fazësh energjie. Për shkak të kësajë hard disqet para viteve të 80-ta nuk u përdorën si pjesë për mikro kompjuterë, por kjo ndryshoi kur Seagate Technology paraqiti hard diskun ST-506 i pari që kishte 5.25-inç me kapacitet 5 MB.
Gjatë viteve të mesme të 90-ta HDD-të kishin mundësi ruajtje jo vetëm të dokumenteve me tekste, por edhe të llojeve tjera të skedarëve si foto, audio e video skedarë.
Kapaciteti dhe madhësia e hard disqeve me kalimin e kohës ndryshoi dukshëm duke kaluar nga përmasat e mëdha fizike, me nevoja ekstreme energjie e me kapacitete të vogogla në HDD me përmasa të vogla (që ditët e sotit disa mund të futen në xhepin e palltos) me nevojë të vogël energjie elektrike e me kapacitete të mëdha të ruajtjes së të dhënave.
Tani HDD-të standarde kan kapacitet 1 tera bit.
____________________________________________________________
Ke Kompjuter ! a te Ndihmoj ?/Wikipedia
lexo më tepër »

Karta grafike e kompjuterit .

 http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/a/af/Nv-Ge-7950-GX.jpg/220px-Nv-Ge-7950-GX.jpg
Karta grafike është një nga paisjet kryesore të kompjuterëve modern. Këto karta kanë në brendesi te tyre GPU-ne (Graphic Processing Unit), ky i fundit eshte shume i ngjashem me CPU por ndryshon ne faktin qe eshte i optimizuar ne kryerjen e operacioneve matematike qe jane mese te zakonshme ne manipulimin e grafikeve. Ky optimizim eshte diferenca kryesore midis GPU dhe CPU.
Nje element tjeter i rendesishem i kartes grafike eshte memoria. GPU e perdor memorie per te ruajtur rezultatet e perkohshme qe asaj i duhen per te kryer operacione ne menyre sa me eficente. Kjo memorie mund te perdoret edhe per qellime te tjera si ruajta e imazheve te cilat do te shfaqen se shpejti ne monitor. Sasia dhe tipi i kesaj memorie eshte nje faktor shume i rendesishem.
Karta grafike lidhet me monitorin nepermjet RAMDAC, ky i fundit e kthen sinjalin nga dixhital ne analog, i cili me pas shkon tek monitori, qofte ky CRT apo LCD. Disa karta grafike kane me shume se nje RAMDAC, kjo ben te mundur lidhjen e me shume se nje monitori me skeden grafike.

Duhet permendur fakti se disa nga prodhuesit e kartave grafike kane vene ne dispozicion te perdoruesve karta grafike te cilat ndodhen ne pllake ame(motherboard), keto jane me pak te fuqishme se kartat grafike te jashtme por jane zgjidhja me e mire per pedoruesit me buxhet te ulet si dhe ne rastin e kompjuterave notebook.
___________________________________________________________
Ke Kompjuter ! a te Ndihmoj ?/Wikipedia
lexo më tepër »

Historia e Processorit ( CPU )

 http://us.123rf.com/400wm/400/400/aarrows/aarrows1111/aarrows111100033/11171908-the-multi-core--processor-cpu-computer.jpg

Kompjutera si ENIAC duhet të rikablloheshin për të kryer detyra të veçanta, kështu që filluan të quheshin kompjutera me program të pandryshueshëm. Në përgjithësi termi CPU ishte përkufizuar si një paisje ekzekutuese programesh dhe paisjet e para që me të drejtë filluan të quheshin CPU, erdhën me shpikjen e kompjuterave të parë me program të memorizuar. Idea e këtyre kompjuterave ishte e pranishme në projektin për ENIAC-un të J. Presper Eckert-it dhe të John William Mauchly-it por fillimisht u la mënjanë për të mbaruar më shpejt paisjen. Në datën 30 qershor 1945, përpara mbarimit të ENIAC-ut, matematicieni John von Neumann paraqiti një tezë me titullin First Draft of a Report on the EDVAC (Plani i parë i raportit për EDVAC). Kjo tezë përshkruante projektin e një kompjuteri me program të memorizuar, që sipas planit do të mbarohej ne gusht të 1949-ës. EDVAC-u ishte projektuar për të kryer disa komanda të ndryshme. Këto komanda mund të kombinoheshin duke krijuar programe të dobishme për të vënë në punë ENIAC-un. Programet e shkruajtura për ENIAC-un ruheshin në memorie kompjuteri të shpejta, në vend që të specifikoheshin nga instalimet elektrike të kompjuterit. Në këtë mënyrë u tejkaluan kufizime të mëdha të ENIAC-ut, si psh. koha dhe mundimi i konsiderueshëm për të rikonfiguruar paisjen nëse duhej të kryente detyra të tjera. Me projektin e Von Neuman programi,ose software, që ENIAC-u ekzekutonte mund të ndryshohej thjesht duke ndryshuar përmbajten në memorjen e kompjuterit. Ndërsa Von Neuman njihet për projektin e kompjuterit të parë me program të memorizuar, të tjerë para tij si psh. Konrad Zuse hartuan dhe vunë në zbatim ide të ngjashme. E ashtuquajtura Arkitektura e Harvardit e paisjes Harvard Mark I, e cila mbaroi së ndërtuari para EDVAC-ut, përdorte gjithashtu programe të memorizuara por përdorte Shirita letre me vrima në vend të memorjes elektronike. Dallimi kryesor midis arkitekturës së Van Neuman-it dhe asaj të Harvardit është ky: e dyta ndan memorizimin dhe përpunimin e komandave të CPU-së dhe të dhënave (data), ndërsa e para përdor të njëjtën hapësirë në memorje për të dy (në të njëjtin vend ruhen të dhënat dhe komandat e CPU-së). Shumica e CPU-ve moderne ruan në plan të parë projektin e Von Neuman-it, por ka edhe elmente nga arkitektura e Harvardit.
_________________________________________________
Ke Kompjuter ! a te Ndihmoj ?/Wikipedia
lexo më tepër »

Thursday, October 27, 2011

Përse shërben tasti “PrtSc” ?



Tasti PrtSc ose sic mund ta keni degjuar PrintScreen sherben per ti bere nje foto momentale asajcfare keni ne ekranin tuaj. Shumica e kompjuterave e kane direkt por disa lloje te tjere e kane me kombinim tastesh. Pasi ta klikoni shkoni ne programin paint qe e ka cdo windows dhe aty klikoni ctrl + v dhe ne momentin qe ju shikoni imazhin e paraqitur ateher e beni SaveAs dhe e ruani ne desktop
lexo më tepër »

Sunday, October 16, 2011

Pse është me rendësi qe të kem fjalëkalime të ndryshe nëpër llogarit e mija.



Pyetja:
A është me e sigurt qe të kem fjalëkalime të ndryshme nëpër e-mail adresa të mija. nëse e kam një llogari në yahoo , email, apo Hotmail, etj., dhe vendosi të njëjtat fjalëkalime për të gjitha a është me lehtë për një hacker qe ti gjej të gjitha a ?

lexo më tepër »

Çka është windows live.



Pyetja:
in shoh “Windows live” gjithkund, por nuk e di a është një program apo uebfaqe apo diçka tjetër., dhe a mund te them qe windows live nuk ka te beje asgjë me windows si sistem operativ ?.  dhe kështu isha shumë e hutuar çka është windows live me konkretisht. ?

Unë kohëve te fundit isha çuditur se është një pyetje shumë e shpeshtë , por nëse pyetmi vetëm kjo ka kuptim (pyetja).
 
Unë shumë kohe me par kam thëne qe Microsoft nuk i emërton produktet e saj mirë , nuk është se Microsoft nuk len emra te bukur por nuk i përshtat me aplikacionet qe bene. e te kenë me shumë kuptim
Microsoft live nuk është ndonjë aplikacion apo produkt ne thelb ajo është një "markë" një emërtim.
Dhe PO ! kjo edhe pse nuk ka kuptim ne një an ajo ka te beje diçka me windows.


Branding (markë)
Mënyra me e mirë qe ta kuptoni se çka është windows live është qe te kuptoni se çka është një “markë” dhe për këtë tmerret një shembull qe  ka pikërisht te njëjtën kuptim dhe qe është ne atë familje: Industria automavie qe bart windows live Hotmail dhe për shembull Chevrolet Camaro.
Microsoft: është diçka si “General Motors”
Hotmail: është një produkt si qeshte treguar ne shembull për shembull Camero qe është një automobil  nga gjeneral Motors.
Ne thelb ne mund te themi qe “Windows live” është e njëjta si “Chevrolet” një marke me një familje te produkteve.
Kështu qe windows live ka shumë produkte te përfshi ne një emër te vetëm disa nga produktet qe bart “Windows live” janë:

·         Windows Live Hotmail
·         Windows Live Messenger
·         Windows Live Photos
·         Windows Live Groups
·         Your custom MSN home page
·         Dhe shumë te tjer...
//Kekompjuter.blogger.com//

lexo më tepër »

Monday, October 10, 2011

Si të mbyllni përfundimisht llogarin në Facebook?




Jeni ngopur me Facebook? Jemi këtu për t’ju ndimuar.
Nëse dëshironi të fshini llogarin tuaj në Facebook(dmth, jo të deaktivizoni, por të fshini), tani e keni këtë mundësi, duke klikuar këtu(KUJDES!) pasi të bëni këtë hap duhet të tregoni durim në vendimin tuaj, dhe të prisni deri sa djelmoshat e mirë nga rrjeti më i madh social, të vendosin për aprovimin e kërkesës tuaj.
Shikoni në foto më posht si duket:
Ku qëndron tricku? Pasi të dërgoni njëher kërkesën për fshirjen e Facebook llogarisë tuaj përgjithmon, ju nuk duhet të kyqeni përsëri në facebook, përndryshe kërkesa juaj nuk do të aprovohet. Nga Facebook paralajmërojn se nëse njëher e fshini një llogari atëher edhe po të keni kusheri Mark Zuckerberg, nuk do të jetë e mundur kthimi përsëri i llogarisë.
Jo vetëm që nuk duhet të kyqeni në rrjetin e Facebook për një kohë, nuk duhet as të jepni “likes” ose të ndani lajme, video apo ndonjë gjë tjetër nga ueb faqet të cilët kanë një opsion të tillë. Facebook Connect gjithashtu nuk vjen në konsideratë.
Nëse ju keni durim, llogaria juaj do të duhej të fshihet për 14 ditë.
Pra, nëse ju me të vërtet dëshironi të fshini llogarin tuaj në Facebook, dërgoni kërkesën, dhe bëhuni të durueshëm.
ps. Gjitashtu egziston edhe një temë e ngjajshme në forum.itshqip.com, ku mund të diskutoni më gjersisht rreth këtij opsioni./itshqip/kekompjuter/
lexo më tepër »

ISP ( Internet Service Provider )

http://ci-08.net/wp-content/uploads/2011/05/ISP.jpgInternet Service Provider (ISP), është një kompani që ofron klientëve  të saj qasje në internet. ISP - kyqet me klientët e saj duke përdor teknologjinë e transmetimit të dhënave si dial-up, adsl, kabllën e modemit, wireless.

ISP-të  mund të ofrojnë llogari elektronike(e-mail account)  për përdoruesit qëti  lejojnë ata që të komunikojnë me njëri-tjetrin duke dërguar dhe marrë mesazhe elektronike përmes  serverave  të ISP-së  së  tyre. ISP mund të ofrojnë shërbime të tjera të tilla si nga distanca ruajtjen  e të dhëna  në  emër të klientëve të tyre,  si dhe shërbime të tjera unike për çdo ISP veçantë.

ISP-të përdorin një numër të teknologjive qe tu a mundësojnë klientëv të tyre qasje në rrjet.
Për përdorues të thjeshtë dhe bisnese të vogla opcioni më i popullarizuar-ipërdorshëm është dial-up, adls, isdn.brezin wireles.Ndërsa për kërkesa më të mdha apo bisneze të mesem edhe te mëdhaja përdorin:adsl ethernet, metro ethernet, gigabit ethernet, atm, sonet.
lexo më tepër »

Saturday, October 8, 2011

Si mundem ta filloj nje scan te antivirusit nese nuk mund te startoj?


Shumica e Librave për vet-ndihmë qe janë shkruar për xp tregojnë thuajse te njëjtën nëse nuk mund ta startoni Pc-ne e juaj ne safe mode atëherë mund te keni virus kështu qe fillojeni një Antivirus. Por këtu shtrohet pyetja si ta startojmë një scan kur ne nuk mund te kyçemi ne Windows ?. Nëse unë e formatoj Pc-ne time atëherë a ekziston mundësia qe virusi te kyçet përsëri ne sistemin tim dhe a ekziston ndonjë meny qe ta zgjedhim problemin pa e formatuar Pc-ne dhe te me humbin te gjitha Informatat ?.
Ne këto raste ju keni arritur ne një situatë e ashtuquajtur veza apo pula ?!. Juve ju nevojitet te startoni një antivirus scan për ta zgjidhur problemin por ne anën tjetër ju nuk mund te kyçeni ne windows për ta startuar këtë scanim.
Po duket se nuk ka zgjidhje
Ne shumtën e këtyre situatave unë sugjeroj qe te Beni një formatim. Kështu qe juve ju hiqet (fshihet) te gjitha te dhënat por edhe viruset nëse ju keni formatuar mirë PC-ne e juaj ju mund te filloni nga fillimi me sistem operativ te pastër, dhe pa viruse.
Problemi: pas formatimin ne e dimë qe e gjithë puna jon te gjithë informacionet dhe programet tona do te fshihen e sidomos nëse ne punojmë ne një peticion. Nëse ju jeni si shumica e përdoruesve ju do te keni vërtet një problem te madh.
Kështu qe shiko mundësit ne vazhdim se si mund te keni zgjidhje te këtij problemi.

Microsoft Standalone System Sweeper


Përdoreni një PC tjetër dhe shkarkoni dhe Vendoseni (djegin) ne një CD Microsoft Standalone System Sweeper.
shiko këtë video si ta besh CD-ne
à (Si te bëjmë një Bootable CD)
Ky program mund te jetë posaçërisht ajo qe juve ju nevojitet. Është një version i Microsoft antimilware software qe është krijuar për këtë arsye.

Bootable anti-malware discs

Shumë kompani qe prodhojnë (programojnë) Animilvare ne këto kohëra kanë edhe programe te ashtu quajtur Anti-milware Discs qe e mundësojë kontrollimin e PC-se suaj ne Bios.

Ju me siguri keni vejtur se te të gjitha shembujt është e paraqitur fjala “rescue” dhe pikërisht kjo do te thotë shpëtim, nga kjo situate e lartpërmendur.
Shkarkoni këto, vendosni ne një CD dhe vendosni këtë ne PC restartoni dhe shikoni se si punon vet.

All-in-one Utility CDs

Ka edhe shumë CD te njohura pa pagesë qe mund te ju bejn pune ne keto raste apo problem qe po e shqyrtojmë ne këtë artikull këto aplikacione qe nuk përdoren vetëm për te hequr milware por edhe për te kontrolluar për probleme tjera dhe për ti zgjidhur ato.

Te gjitha nga këto janë pa pagesë, dhe mund ti djegni lehtë ne një CD kështu qe mund te krijoni te dhëna Bootable për te rregulluar problemet e juaja.//kekompjuter.blogger.com//

lexo më tepër »

Monday, September 19, 2011

Yahoo! Messenger


Yahoo! Inc. është korporatë publike amerikane me seli në SunnyvaleCalifornia, në Silicon Valley që ofron shërbime interneti në gjithë botën. Faqja më së shumti është e njohur për portalin e faqes, motorin kërkues, për Yahoo! udhëzuesit, shërbimet e postës elektronike, lajme, video etj. Yahoo! u themelua nga Jerry Yang dhe David Filo në janar të vitit 1994 dhe u inkorporua më 1 mars të vitit 1995.
Yahoo! Inc. është njëra nga kompanitë më të mëdha në botë që ofron shërbime interneti në të gjitha internet bizneset model. Yahoo! ofron një koleksion të gjerë të shërbimeve të internetit që kujdesem për aktivitetet më online. Ajo operon me web portal http://www.yahoo.com e cila siguron përmbajtje te gjerë duke përfshirë lajmet më të fundit, argëtuese, sportive dhe informacion, dhe i jep përdoruesit hyrje të shpejtë të Yahoo! shërbime si Yahoo! Mail, Yahoo! Maps, Yahoo! Financa, Yahoo! Groups dhe Yahoo! Send. Shumica e ofertave të produktit janë në dispozicion në nivel global në më shumë se 20 gjuhë.
Yahoo është e mirënjohur edhe për shërbimin e saj postar elektronik, i cili është shndërruar në liderin e këtij komunikimi. Ky shërbim jo vetëm që përdoret nga masat e gjera, por edhe nga bizneset. Shërbimi postar është shumë i shpejtë dhe i sigurtë./lostplanet/ Kekompjuter.

lexo më tepër »

Wi-Fi

Wi-Fi rrjedh nga fjalët wireless fidelity. Është një markë e liçensuar fillimisht nga Wi-Fi Alliance për të përshkruar teknologjinë nën të të wireless local area networks (WLAN) e bazuar në përcaktimet e IEEE 802.11. Ai u zhvillua për t’u përdorur nga pajisje kompjuterike të lëvizshme si laptop-t, në LAN-e, por tani përdorimi i tij po rritet për më shumë shërbime , përfshi internetin dhe aksesin e telefonik VoIP, lojrat në rrjet, dhe lidhje të thjeshta të pajisjeve elektronike shtëpiake si: televizorët dhe lexues DVD ose aparate fotografike dixhitale. Standarde të tjera janë në zhvillim që do të lejojnë Wi-Fi të përdoret nga makinat në autostrada në mbështetje të një Sistemi Inteligjent Transporti (Intelligent Transportation System)/Lostplanet/ Kekompjuter /
lexo më tepër »

Linux


Linux (edhe GNU/Linux) është një sistem operativ i lirë për përdorim për kompjuter, i cili është shumë i ngjashëm me UNIX. Për herë të parë u vu në përdorim në vitin 1991, kur autori i Linux-Kernel, Linus Torvalds e publikoi versionin e parë. Ky sistem është i përbërën nga pjesë të ndryshme, të cilat sot zhvillohen nga programues të ndryshëm në mbarë botën. Nëse flitet për Linux duhet te zbulohen dhe origjinat e tij, pra UNIX. Në vitet 60' ndihej mundesia për te krijuar nje sistem operativ praktik dhe te fuqishëm. Për këte u krijua dhe projekti Multics, por për fat te keq nuk pati shume sukses dhe kështu një nga anëtarët e Multics "Bell Labs" hoqi dore nga projekti dhe me pas u impenjua duke krijuar sistemin e tij te quajtur UNIX.
Ne fillim UNIX shpërndahej falas dhe u përhap në shumë Universitete, me vone u implementua dhe TCP/IP(protokolli aktual i rrjetit) dhe UNIX filloji të bëhej gjithmonë e më i fuqishem. Në vitin 1990 kishte nje rol shumë të rëndësishëm në tregun e serverave, sidomos të universiteteve. Studentët dëshironin ta kishin dhe në kompjuterat e tyre në shtëpi, por për fat të keq UNIX ishte bërë komercial dhe shumë i shtrenjtë. Ne fakt ekzistonin dhe versione të lira si Minix,386BSD, NetBSD, FreeBSD dhe OpenBSD, por ishin akoma në hapat e para dhe përdoruesit normal hasnin vështirësi në përdorim. Në skenë në vitin 1991 merr pjesë dhe Linus Torvalds (autori Linux-it). Nga ku vjen dhe emri Linux==Linus His Unix. Linus kishte përdorur UNIX në Universitetin e Helsinkit dhe dëshironte diçka të ngjashme ta kishte dhe në shtëpi. Meqë versionet komerciale ishin të shtrenjta filloi me Minix (nje sistem shfrytëzimi i krijuar nga Andrew Tanenbaum, ND) dhe shumë shpejt filloi të shkruajë versionin e tij.

Linux është vetëm kerneli (berthama) i një sistemi operativ, d.m.th ajo pjesë që lidh hardware dhe software, me pak fjale ai që bën që programet të punojnë. Kerneli Linux-it implementon multitasking (ekzekutimin e shumë programeve përnjeherë). Të gjithë programet me të cilët përdoruesi ose administratori ndërvepron janë në majë të kernelit. Disa janë thelbësore, si interpretuesi i komandave ose "SHELL" që përdoret për të ndërvepruar me hardware dhe software. Linux nuk i shkruajti këto programe vetë, por përdori ato falas. Shumë programe duke përfshirë dhe kompilatorin e C erdhën nga Fondacioni Për Programet e Lira ose GNU (GNU is Not UNIX). GNU kishte si synim të krijonte një sistem operativ si UNIX por falas, dhe kështu shumë njerëz i referohen Linux-it si GNU/Linux. Gjatë viteve 92' 93' Linux fitoi shumë interes dhe filloi të bëhej sistemi zëvendësues i UNIX duke përfshire dhe një sistem dritaresh grafike ose "X". Fuqia e Linux-it përqendrohet tek aftësia për tv ekzekutuar shumë programe njëkohësisht ose "Multitasking" dhe gjithashtu tek "Multiuser" d.m.th aftësia për të pasur shume përdorues.

Ne ditët e sotme ekzistojnë ato që quhen Distribucione Linux, që janë Linux (kerneli) dhe programe të shumta aplikative të bashkuar në një sistem. Dukuria më e rëndësishme që e bën Linux-in popullor është ajo që quhet "Open Source", d.m.th kod i lirë. Gjithçka mund të shihet si është ndërtuar, dmth gjithshka shpërndahet në kod burim, dhe kjo bëhet në bazë te licencës GPL( GNU General Public License)./Lostplanet/ Kekompjuter .
lexo më tepër »

Windows XP


Windows XP është një familje e sistemeve operative 32 dhe 64 bit, e cila prodhohet nga Microsoft për PC (Kompjuterët Personalë). Në grupin e kompjuterëve që përdorin Windows XP janë desktopët, laptopët dhe kompjuterat Media Center. Emri "XP" nënkupton fjalën eXPerience - përvojë. Windows XP është pasardhës si i Windows 2000 Professional dhe i Windows Millennium (ME) dhe është versioni i parë i një sistemi operativ për përdoruesit e thjeshtë që ka hedhur në treg Microsoft që mbështetet në kernelin dhe arkitekturën e Windows NT (versioni 5.1). Windows XP doli për herë të parë në 25 Tetor 2001 dhe brenda Janarit 2006 kishte 400 milionë kopje të tij në përdorim, e gjitha kjo sipas vlerësimeve të specialistëve të tregut amerikanë.
Ajo u pasua nga Windows Vista, e cila doli për përdoruesit e licencuar në 8 Nëntor 2006 dhe për publikun në 30 Janar 2007. Shitjet e drejtpërdrejta të XP përfunduan në 30 Qershor 2008, por disa kompani po e shesin XP me kompjuterët e tyre deri në 31 Janar 2009. Përdoruesit e pasionuar pas XP kanë gjetur dhe një mënyrë për ta mbajtur atë përherë, duke blerë Windows Vista Ultimate ose Business, të cilat kanë në pakon e tyre dhe një kopje të Windows XP.
Edicionet më të përdorshme të XP janë Windows XP Home Edition, e cila i dedikohet përdoruesve shtëpiakë dhe Windows XP Professional, e cila ofron mjete shtesë për përdoruesit profesionistë, serverat dhe për kompjuterët që kanë më tepër se një procesor. Windows XP Media Center Edition shton mundësitë për multimedia, për regjistrimin e shfaqjeve televizive, për të parë filma DVD dhe për të dëgjuar muzikë. Windows XP Tablet PC Edition punon për platformat Tablet PC kurse Windows XP 64-bit punon edhe në procesorët normalë Intel 64-bit edhe në procesorët Intel Itanium 64-bit.
Windows XP njihet për stabilitetin e vet dhe për bashkëveprimin gati total me programet që janë sot në treg.
Gjatë krijimit, punonjësit e Microsoft i vunë emrin e koduar "Whistler", sepse për të bërë ski ata shkonin në lokalitetin Whistler të Kolumbisë Britanike, një nga provincat e Kanadasë./Lost Planet / Kekompjuter 
lexo më tepër »

Viruset


Virusi është një program i vogël, i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos funksionoj normalisht apo të shkatërroj gjithë sistemin e eksploatimit. Por dëmet mund të jenë të ndryshme, ka nga ata që sjellin pak dëme si psh ata që sulmojnë "miun" apo tastierën, disa të tjerë pengojnë disa programe të funksionojnë normalisht, por më të rrezikshmit sot janë në gjendje ta fshijnë tërë hard diskun. Në fillim të viteve '60 kërkuesit e laboratorit Bell krijojnë një lojë ku dy programe kanë për mision ta shkatrojnë njëri-tjetrin. Këta dy programe kishin aftësi që të vetë shumëzoheshin dhe këtu u vunë bazat e virusit. Termin virus e përdori për herë të parë profesori amerikan Fred Cohen për të përshkruar programet që kanë mundësi të riprodhohen dhe të shpërndahen përmes rrjetit informatik.
Çfarë janë viruset?
Virus është skedë e përgjithshme për programe keqbërëse që janë të aftë të infektojnë kompjuterët dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruset nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistët e kompjuterave për të kryer funksione të ndryshme. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e memories, përgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalësimin e rrjeteve kompjuterike, etj.
Virusi i parë informatik "Brain"
Dy pakistanez Basit dhe Amjad Alvi krijuan një program, i cili sulmonte boot sektorin e disketës dhe të hard diskut. Qëllimi i tij nuk ishte që ti shkatërronte të dhënat, por vetëm të afishojë një reklame të tyre! Vetëm pas dy vjetësh lajmërohet antivirusi i parë për ta ç'aktivuar brain dhe për tu mbrojtur prej tij. Ndërsa sot nevojiten vetëm disa orë për ta gjetur antivirusin.
Me shfaqjen e virusit Melissa merr fund epoka ku viruset shpërndaheshin vetëm në mënyrë manuela, përmes disketave. Ky virus shpërndahet përmes internetit i fshehur në një dokument Word dhe prej kompjuterit të infektuar ai shpërndahej në 50 adresat e para në bllokun e adresave të Outlokut. Ky virus infektoi me shume se 300.000 kompjutera./Lost Planet / Kekompjuter .
lexo më tepër »

RAM Memory


RAM (shkurtimi i Random Acces Memory - me kuptimin Kujtesë me hyrje të rastësishme) është memoria kryesore e përkohshme e kompjuterit. Në tërësinë e kompjuterit kjo memorie pasqyron trurin e vogël të njeriut në të cilin mbahen të dhënat për një kohë të shkurtër.
Pra, memoria qendrore është vendi ku ekzekutohen të gjitha programet dhe ku vendosen të gjitha të dhënat që përdoren nga këto programe. Instruksionet e një programi duhet të ndodhen në RAM që të mund të ekzekutohen nga procesori. Dihet që të gjitha këto informacione memorizohen në formë bit–esh, pasi është më e thjeshtë paraqitja e këtyre informacioneve logjike në diçka fizike siç është hardueri.
Memoria qendrore është e përbërë nga një bashkësi fijesh, tranzistore dhe nga kondensatorë.




Fijet ndahen në dy grupe:
  • Fijet që transportojnë adresat e të dhënave
  • Fijet e të dhënave.
Më parë ishte i përhapur një lloj i RAM-it me bërthamë magnetike i cili ishte u zhvillua në vitet 1949-1952 dhe në atë kohë ishte më i përdorur, derisa doli në zhvillim RAM-i statik dhe dinamik.
Para kësaj kompjuterët përdornin rele, tuba vakum ose trioda ku bëhej radhitja e memories në kompjuter (p.sh qindra e mijëra bit), disa prej tyre ishin me qasje të rastit, kurse disa jo.
Të dhënat në RAM
Memoria RAM është pikë prerje (udhëkryq) e të gjitha të dhënave, pavarësisht se nga vijnë ato (nga kujtesa e përforcuar (hard disc), luajtësit e mediumeve (floppy, CD-player, DVD-player) apo mjetet tjera futëse të të dhënave si tastatiera). Kujtesa RAM në tërësi është një pasqyrim i tavolinës së punës në një punishte, nga e cila organizohet veprimtaria përkatëse.
E rëndësishme është të përmendim se kur kompjuteri fiket, kujtesa RAM zbrazet, pra ikën i gjithë informacioni që ishte në të. Pra, n.q.s jeni duke shkruar një letër dhe ... "ikin dritat" , e gjithë puna do të shkojë kot nëse nuk e keni regjistruar atë (ka mënyra e mjete nga memoria RAM në njësitë e disqeve, vetëm n.q.s jepni komandën për regjistrimin e tij në to. N.q.s programi që përdorni për një qëllim ose një tjetër ndërpritet (ose bllokohet) përpara se ta regjistroni atë punë të bërë deri në atë moment, kompjuteri do ta zbrazë kujtesën RAM dhe do ta ri-fillojë atë me ngarkesën e re (programin).
Memorizimi i të dhënave
Programi aplikativë në kombinim me sistemin operativ dhe BIOS-in dërgon një mori sinjalesh elektrike fijeve të adresave. Cdo fije adrese i korrespondon një pozicioni specifik në RAM në të cilën mund të memorizohen të dhëna. Fijet e adresave lidhen me fijet e të dhënave me anë të transistorëve, anash këtyre transistorëve ka një kondensator. Kur sinjali elektrik përshkruan një fije të dhënash mbyll të gjithë transitorët që lidhin këtë fije me fijet e të dhënave. Kur transistorët janë të mbyllur atëherë softueri dërgon të dhënat efektive që duhen memorizuar gjithmonë në formë binare (0,1). Kjo realizohet nëpërmjet dërgimit dhe mos dërgimit të një sinjali elektrik në të gjitha fijet e të dhënave. Dërgimi i një sinjali elektrik në një fije bën që nëpërmjet transistorit të kaloje rryme elektrike, rryme kjo që karikon një kondensator të vendosur anash transistorit, ky kondensator i karikuar i korrespondon “shkrimit” të një 1 në memorie. Nqs nuk dërgohet një sinjal elektrik në një fije të dhënash kondensatori nuk karikohet sepse nuk ka rryme elektrike, ky fakt i korrespondon “shkrimit” të një 0 në memorien qëndrore RAM.
Leximi i të dhënave në memorien qendrore
Kur softuerë do të lexojë të dhëna që janë të mëmorizuara në RAM dërgon një sinjal në fijen e adresave korrespondente të të dhënave që do të lexojë. Si në rastin e mësipërm ky sinjal elektrik mbyll kondensatorët që lidhin fijen e adresave me fijet e të dhënave.
Pasi mbyllen transistorët, n.q.s. kondensatori që ndodhet tek fijet e të dhënave është i karikuar, atëherë kur mbyllet transistori korrespondent kondensatori shkarkon ngarkesën elektrike të mbledhur, si rrjedhoje jepet një sinjal elektrik në fijen e të dhënave. Kjo gjë i korrespondon “leximit” të një 1 nga RAM. N.q.s. fija e të dhënave nuk e ka të karikuar kondensatorin korrespondent atëherë nuk ka asnjë sinjal elektrik në fijen e të dhënave në fjalë, gjë kjo që i korrespondon leximit të një 0 në RAM.
Llojet e memorieve RAM
Në bazë të teknologjisë së përdorur për prodhimin e tyre memoriet RAM ndahen në kategori :
  • DRAM : Rifreskon karikimin e kondensatorëve cdo 1/1000 e sec.
  • EDO RAM : Është më i shpejtë se DRAM, karakteristika e tij kryesore është se është në gjëndje të dërgojë të dhëna edhe duke marrë instruksione për të dhënat që do të aksesohen nga programi në një moment të dytë.
  • VRAM : Është një memorie RAM e përshtatur për kartat grafike. Ka dy porta në mënyrë të tillë që të dhënat video mund të shkruhen, ndërsa të dhënat po lexohen nga karta grafike për tu visualizuar në ekran.
  • SRAM : Nuk ka nevojë (si memoria DRAM) të rifreskimit me ngarkesë elektrike të kondensatorëve. Është më e shpejtë se DRAM por edhe më e kushtueshme.
  • SDRAM : Është memorje e projektuar për të ndjekur shpejtësinë e BUS-it të procesorëve të shpejtë. Është e përbërë nga dy banko për memorizimin e të dhënave, kjo lejon që edhe kur jemi duke lexuar të dhëna të memorizuara në një bankë mund të lexojmë dhe te tjetri njëkohësisht.
  • SIMM : Chipe memorjesh të montuara në një kartë të vogël. Është një nga memorjet e para që ka qene e përhapur te PC.
  • DIMM : Njësoj si SIMM, ndryshon vetëm chipet e memorjes dhe numri i lidhjeve me modherboardin.
  • ECC : RAM që përdor bit shtesë për të gjetur gabimet e mundshme gjatë transmetimit të të dhënave.
  • /LostPlanet / Kekompjuter .
lexo më tepër »

 
Powered by Ke kompjuter Blog