Thursday, December 29, 2011

Vegël për kërkim të shpejtë në Windows 7




Megjithë mundësitë e shumta për kërkim të skedarëve dhe follderëve në Windows në vende të ndryshme, ngannjëherë merr shumë kohë për të prodhuar rezultate të kërkimit. Kjo mund të ndodhë për shkak të prioritetit të ulët në proceset e indeksuara të kërkimit në Windows 7. Për më tepër, sistemet me kapacitet të ulët mund të mos jenë në gjendje që të indeksojnë të gjitha vendndodhjet e sistemit edhe nëse shërbimi i indeksimit nuk është i ndalur.
Nëse jeni duke kërkuar për një vegël që ju mundëson kërkim në sistem që ndjek modelin e kërkimit në Windows XP për të kërkuar shpejt, provojeni FileSearchEX.
Ky aplikacion nuk është e thënë që të zëvendësojë kërkuesin e zakonshëm në Windows 7 me veçorinë e frymëzuar në Windows XP; ju mund ta përdorni atë si aplikacion dytësor të kërkimit kur kërkimi në Windows 7 merr shumë kohë për të gjetur skedarët dhe follderët.
Shiriti i anës së majtë mundëson veçimin e vendit të kërkimit dhe vendosjes së kriterit të kërkimit, duke përfshirë datën dhe madhësinë, ndërsa opsionet e avancuara janë të mundshme që të përfshijnë kërkime brenda arkivëve, sisteme të skedarëve, skedarë dhe follderë të fshehur dhe të veçojë fjalëkyçe të ndjeshme dhe të parandalohen ndryshimet e fjalëve të kërkimit.
Kërkimi mund të veçohet në bazë të datës nga dritarja Choose Details, e mundshme nga menyja Edit. Këtu, ju mund të përzgjedhni Datën e Modifikimit, Datën e Krijimit dhe Datën e Qasjes për të kërkuar skedarë.
FileSearchEX është një vegël mjaft e fuqishme që ua mundëson përdoruesve lundrimin në miliona skedarë. Ai funksionon në Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7.
Shkarkoni FileSearchEX./LiderFox/Kekompjuter
lexo më tepër »

Tuesday, December 27, 2011

Arrin beta e parë e PhotoDirector 3 – CyberLink shpërblen testuesit

Kompania për zhvillim të softuerit multimedial, CyberLink, ka filluar testimin publik të versionit beta të veglës së vet për përpunim të fotografive, PhotoDirector 3. Programi sjell një varg risish, mes të cilave theksohen veglat për eliminim të rrudhave (Wrinkle remover), zbardhje të dhëmbëve (Tooth brush) dhe eliminim apo largim të objekteve të padëshirueshme nga fotografitë (Object removal).

Mirëpo ajo që është posaçërisht interesante është që CyberLink të gjithë atyre që  e plotësojnë anketën për beta test dhe raportojnë ndonjë bug ua falë programin për organizim të videove dhe fotografive, MediaShow 5, i cili përndryshe kushton 50 dollarë. Përveç kësaj, nëse ofroni edhe përshkrimin e përvojës suaj të punës me versionin e ri të PhotoDirector, merrni pjesë në tërheqje në lojën shpërblyese për të fituar një fotoaparat Nikon D3100 DSLR, si dhe versionit të plotë të PhotoDirector kur ai të jetë në disponim në fillim të vitit të ardhshëm.

Për më shumë detaje dhe për pjesëmarrje në testim dhe dowlodrimin e programit vizitoni sajtin zyrtar në adresën http://www.cyberlink.com/stat/events/enu/2011/Q4/photodirector3-beta-test/index.jsp

Beta do të duhej të zgjasë deri kah fundi i shkurtit./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Bugët e Vitas shkaktojnë alarm tek blerësit

PlayStation Vita është plasuar në shitje në Japoni dhe në dy ditët e para janë shitur 321.400 copë sipas të dhënave të kompanisë Enterbrain. Ky nuk është rezultat aq i keq, kur kihet parasysh që PSP në ditën e parë ka shitur 166.000 ekzemplarë, por është më dobët se 371.000 ekzemplarë të shitur të 3DS.

Megjithatë, që në orët e para të shoqërimit me konsolën e re, shfrytëzuesit kanë filluar të raportojnë për bugët softverikë, mosreagimin dhe problemet tjera, dhe në mënyrë çutidërisht të shpejtë Twitter u ndez nga ankesat, ku më pas Sony kërkoi falje zyrtarisht (2011-ta është definitivisht vit i kërkimfaljeve nga ky gjigant japonez) dhe premtoi përmirësimin e këtyre bugëve. Lansimi i Vitas në SHBA dhe Evropë pritet në fillim të vitit të ardhshëm./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Androidi i Intelit është i ngjashëm me iPhone

Natyrisht, avokatët e Apples tashmë janë të gatshëm me dosje dhe lapsa për të shënuar, se si Android telefoni i Intelit është katror, i pajisur me ekran të shkëlqyer me ngjyra, i ndjeshëm në prekje dhe me mundësi të mbushjes së baterisë. Ndonjë kokë e marrë me siguri do të konkludonte që këto janë karakteristika të çdo telefoni, por duhet pranuar që “një trohë” megjithatë i përngjan iPhone. Ama vetëm një trohë? Plliz.

Pra, Inteli mëton të futet në treg vitin e ardhshëm dhe atë si ofrues i tabletave dhe telefonave mobilë me sistem operativ Android. Në gjysmën e parë të vitit 2012 Inteli planifikon të publikojë tabletin dhe aparatet smartphone me procesorë Atom, të cilët me këtë rast do të kenë emrin Medfield, ndërsa në vend se me fuqi, do të kërcënojnë konkurrencën me ekonomicitet. Medfield në këto pajisje do të jenë të tipit njëbërthamësh, që flet edhe më shumë për kursimin si një prej karakteristikave kryesore. 

Siç mund të shihni edhe në foto, prototipi është shumë i ngjashëm me iPhone të Apple, që më siguri do të hidhërojë avokatët e Apple, por në përputhje me tregun dhe fushëbetejën juridike, me siguri që Inteli do të fusë në prodhim diçka që duke më ndryshe dhe kështu të shmangë konfliktet e panevojshme./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

iPad3, në shkurt për ditëlindjen e Jobs

Krijesa e ardhshme e “Apple”, i shumëprituri iPad3, mund të lancohet në treg më 23 shkurt të vitit të ardhshëm, një ditë para datës kur Steve Jobs do të festonte ditëlindjen e 57-të.

Lajmin e bën të ditur Huffington Post, që citon një lajm të publikuar në “Focus Taiwan”, një gazetë e njohur kineze.

Sipas gazetës, punëtorët e ndërmarrjes “Apple” në Kinë do të punojnë jashtë orarit gjatë festës së fundvitit në mënyrë që të arrijnë në kohë me prodhimin e platformës së re.

Ndërkohë, kompania gjigante është duke punuar edhe për një teknologji të re, e cila do të bëjë që bateritë e përdorura për produktet e saj të kenë nevojë për rikarikim vetëm një herë në disa javë.

Ndërsa rreth një javë më parë, një kompani kompjuterike në Hungari zbuloi statujën e parë prej bronzi të themeluesit të ndjerë të “Apple”, Steve Jobs.

Më herët gjatë muajit, një prej miqve më të mirë të tij u shpreh se, vetëbësimi dhe filozofia e jetës së ish-drejtuesit të “Apple” bënë që ai të hiqte dorë nga kurat tradicionale për kancerin e pankreasit./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Tabloja që i reziston edhe ujit


Tabloja më e re nga kompania japoneze Fujitsu, është rezistuese ndaj ujit. Tani për tani mund të blihet vetëm në Japoni, por prodhuesi thotë se kjo pajisje rezistuese ndaj ujit, së shpejti do të paraqitet edhe në tregun evropian. Arrows Tab F-01D LTE me dimensione 10.1 inç, punon me sistemin operues Android, peshon vetëm rreth 600 gram, ndërsa ka trashësi diçka më pak se 13 milimetra.
Posedon procesor me dy bërthamë TI IMAP4430 dhe me takt pune prej 1 GHz, pastaj port USB dhe mbështetje për lidhjen Wi-Fi dhe memorie prej 16GB.
Ekrani i tij është me rezolucion 1280 x 800 piksel, ndërsa posedon dy kamera, atë në pjesën e përparme prej 1.3 mega piksel dhe atë në pjesën e prapme 5.1 megapiksel. Ajo më e rëndësishmja në lidhje me këtë kompjuter tablo, është se atij nuk i pengon fare uji dhe mund të zhyten në thellësi deri në 1 metër.
Pra, derisa jashtë bën ftohtë, ju mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë, hyni në të, kyçeni Arus Tab LTE F-01D dhe mos u brengosni se ai do të laget. E mos të flasim për stinën e verës, ku mund të futeni në pishinë dhe det me të.
Procesori: TI IMAP4430
Kamera: 5.1 MP
Memoria: 16GB
Audio: DLNA, Wi-Fi
Rezolucioni: 1280 x 800 piksel
Arrows Tab F-01D LTE me dimensione 10.1 inç, punon me sistemin operues Android, peshon vetëm rreth 600 gram, ndërsa ka trashësi diçka më pak se 13 milimetra
Posedon procesor me dy bërthamë dhe me takt pune prej 1 GHz, pastaj port USB dhe mbështetje për lidhjen Wi-Fi
Ekrani i tij është me rezolucion 1280 x 800 piksel, ndërsa posedon dy kamera, atë në pjesën e përparme prej 1.3 mega piksel dhe atë në pjesën e prapme 5.1 megapiksel./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Sunday, December 25, 2011

Mesohu me i kthy tedhenat ne Kompjuter pas Formatizimit?



E keni formatizuar kompjuterin pas nje problemi dhe nuk keni mundur ti ruani gjerat me rendesi? Mire ne kemi nje zgjidhje per ju, edhe nese ju e keni formatizuar kompjuterin tuaj ju mund te ktheni cdo dokument, foto dhe video pa asnje problem.


Hapi 1
Ju duhet te shkarkoni programin Kliko ketu per te shkarkuar programin . Pasi ta shkarkoni kete program filloni me instalimin e tij.
Ky program mund ti riktheje fajllat e fshire edhe pas formatizimit.
Pasi qe programi te instalohet do te na shfaqet pamja si ne foto.
Recover My Files
Nese deshironi qe te riktheni nje file qe e keni fshire tani ju mund te shkoni tek recover files, por nese deshironi te ktheni dokumente foto dhe gjerat e tjera qe e keni formatizuar kompjuterin klikojme Recover a drive.
Recover My Files
Pasi te klikojme Recover drive, do te shfaqen disqet e kompjuterit tuaj. Ju do te zgjedhni se nga cili disk deshironi ti ktheni filet qe i keni pasur para formatit.
Data Recovery
Pasi te zgjidhni diskun, dhe te klikoni next ju mund te zgjedhni se per cfare lloj fajllash jeni te interesuar per ti kthyer. P.sh. foto, ndonje dokument, apo video.
Pastaj klikoni ne Start Recovery, pasi qe skenimi per ti rikthyer filet te perfundoj ju mund te zgjidhni fajllat qe deshironi ti riktheni dhe te klikoni tekSave files dhe ti ruani ato ku deshironi.
Recover Files
qysh.me/kekompjuter
lexo më tepër »

Open Office


OpenOffice.org është pako softverike për punë në zyrë, që përmban programin për tekst (Writer), programin për tabela kalkuluese (Calc), programin për prezantime (Impress), programin për vizatime (Draw) dhe programin për databaza (Base). Këto janë programe esenciale për çdo kompjuter, në të gjitha fushat e përdorimit: në administratë, në biznese, në institucione edukative, në shtëpi etj.
Në përgjithësi OpenOffice.org është pako mjaft e avancuar dhe mund të krahasohet me Microsoft Office 2003, me të cilin ka kompatibilitet të lartë. E veçanta e kësaj pakoje qëndron në faktin se OpenOffice.org është softuer me kod të hapur. Punon në sistemet operative Microsoft Windows, Linux, Macintosh OS X dhe Sun Solaris.
OpenOffice.org është duke u lokalizuar (përkthyer) edhe në gjuhën shqipe, krahas mbi 40 gjuhëve në të cilat deri tash është lokalizuar.
OpenOffice.org mund të shkarkohet nga interneti pa pagesë nga adresa
http://download.openoffice.org/index.html.
lexo më tepër »

Tabloja që i reziston edhe ujit

Tabloja më e re nga kompania japoneze Fujitsu, është rezistuese ndaj ujit. Tani për tani mund të blihet vetëm në Japoni, por prodhuesi thotë se kjo pajisje rezistuese ndaj ujit, së shpejti do të paraqitet edhe në tregun evropian. Arrows Tab F-01D LTE me dimensione 10.1 inç, punon me sistemin operues Android, peshon vetëm rreth 600 gram, ndërsa ka trashësi diçka më pak se 13 milimetra.
Posedon procesor me dy bërthamë TI IMAP4430 dhe me takt pune prej 1 GHz, pastaj port USB dhe mbështetje për lidhjen Wi-Fi dhe memorie prej 16GB.
Ekrani i tij është me rezolucion 1280 x 800 piksel, ndërsa posedon dy kamera, atë në pjesën e përparme prej 1.3 mega piksel dhe atë në pjesën e prapme 5.1 megapiksel. Ajo më e rëndësishmja në lidhje me këtë kompjuter tablo, është se atij nuk i pengon fare uji dhe mund të zhyten në thellësi deri në 1 metër.
Pra, derisa jashtë bën ftohtë, ju mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë, hyni në të, kyçeni Arus Tab LTE F-01D dhe mos u brengosni se ai do të laget. E mos të flasim për stinën e verës, ku mund të futeni në pishinë dhe det me të.
Procesori: TI IMAP4430
Kamera: 5.1 MP
Memoria: 16GB
Audio: DLNA, Wi-Fi
Rezolucioni: 1280 x 800 piksel
Arrows Tab F-01D LTE me dimensione 10.1 inç, punon me sistemin operues Android, peshon vetëm rreth 600 gram, ndërsa ka trashësi diçka më pak se 13 milimetra
Posedon procesor me dy bërthamë dhe me takt pune prej 1 GHz, pastaj port USB dhe mbështetje për lidhjen Wi-Fi
Ekrani i tij është me rezolucion 1280 x 800 piksel, ndërsa posedon dy kamera, atë në pjesën e përparme prej 1.3 mega piksel dhe atë në pjesën e prapme 5.1 megapiksel
lexo më tepër »

Android aktivizon 700 mijë pajisje në ditë




Android i Google-s po merr hise gjithnjë e më të madhe në treg, ndërsa duke marrë parasysh numrin e pajisjeve të reja mobile që aktivizohen çdo ditë, kjo hise edhe më shumë do të rritet.
Kështu, Andy Rubin nga Google ka bërë të ditur se brenda një dite, aktivizohen më shumë se 700 mijë pajisje të reja që punojnë në këtë sistem operues dhe kjo ka të bëj vetëm me pajisjet e reja dhe jo me re-set të telefonave të vjetër.
Prapë duhet marrë parasysh se disa përdorues i ndërrojnë telefonat e vjetër Android me të rinj, kështu që numri i përdoruesve të rinj të Android-it, nuk është aq i madh, por prapë këto shifra janë impresive.
Përndryshe, para vetëm një viti, nga Google kishin bërë të ditur se aktivizimi ditor i pajisjeve Android, është 200 mijë, ndërsa në qershor të këtij viti kjo shifër kishte arritur në 500 mijë, ndërsa nëse ky temp vazhdon kështu, gjatë vitit 2012 kjo shifër do ta tejkalojë 1 milionëshin.
lexo më tepër »

Firefox 9 me JavaScript më të shpejtë










Përveç setit të zakonshëm të bugëve të përmirësuar dhe llustrimit, versioni i nëntë i Firefoxit sjell edhe funksionin Type Inference në JavaScript engine i cili, sipas Mozillës, mund të përmirësojë ekzekutimin e skriptave JavaScript edhe deri 30 për qind. Përveç kësaj, është përmirësuar edhe integrimi i temave vizuale dhe navigimi swipe në sistemin operativ Mac OS X Lion. 
lexo më tepër »

9 lojërat më dëshpëruese të vitit 2011



image



































Gjersa viti 2011 shënoi disa ngjarje shumë të rëndësishme për industrinë e lojërave, ne përjetuam gjëra si për të mire ashtu edhe për të keq. E para se të kalojmë në vitin e ri 2012, siç e do zakoni ne do t’ju mbingarkojmë tani me top lista e top lista prej gjërave më të mira e më të kqija të vitit 2011.
Duke u bazuar në punën e ekspertëve të Wired Magazine, Wired.com dhe Ars Technica ne kemi vendosur që para jush të sjellim rezultatet e analizës së tyre të përbashkët mbi lojërat që dëshpëruan në vitin 2011. Këto nuk do të duhej të jenë të konsideruara si lojërat më të lodhura të vitit, por më dëshpëruese mbi faktin se është pritur shumë më shumë prej tyre. 
Në vazhdim do të mund të lexoni një nga një mbi secilin prej këtyre titujve dëshpërues:
9. Dead Island
Loja përrfaqëson një arritje të madhe nga Axis Animation por për fat të keq ka një sërë gjërash që mungojnë për t’i dhënë vendin e merituar kësaj loje. Ajo që më së shumti dëshpëron është fakti i betejave jo-konsistente ku ndodh që të godisni me sopatë mbi gjoks armikun por ai thjeshtë e përballon atë goditje sikurse të mos kishit goditur fare. E ju godisni prap e tani goditja është shumë larg dhe çfarë ndodh është këputja e krahut të armikut…!!!
8. Hard Reset
Titulli për PC që ka pëfituar prej një fushate mbresëlënëse PR duke u shfaqur disa javë para publikut para se të ishte e gatshme si demo, dëshpëroi. U prit që të sjellë argëtim klasik FPS me grafika mbresëlënëse, ndodhi që të ketë sistem inovativ armësh por tregimi dhe aksioni në lojë ishin larg asaj që u prit. 
7. Jurassic Park
Duke u nisur prej titullit ju mund të prisni një lojë argëtuese, por në fakt është diçka më ndryshe, shumë më ndryshe. Në këtë lojë ju do të përjetoni disa aksione të shumta duke prekur disa butona të paktë, vetëm duke u ndier kinse jeni duke vepruar diçka. Tregimi është thjeshtë jointersant dhe ofron një ndjenjë sikurse po gjendeni në një pjesë të tretë të panevojshme të filmit. 
6. Titujt e lojërave për Nintendo 3DS
Konzolat zakonisht lansohen me një apo dy lojëra të fuqishme, disa tituj tjerë të kategorisë B dhe një sërë lojërash tjera kot fare. Nintendo ka pasur shumë më shumë prej dy kategorive të fundit kur lansoi Nintendo 3DS’in në mars, por pati pak gjëra prej kategorisë së parë. Nuk pati Mario, Zelda apo diçka tjetër legjendare. E nisur nga fakti se lojërat digjitale nuk u shfaqen deri në vonë në dyqanin e lojërave, 3DS debutoi heshturasi…
5. Assassin’s Creed Relevations
Seria e Assassin’s Creed ka nevojë për një goditje të madhe ndryshimi… titulli i këtij viti mund të shfaqet me shumë veçori të reja sikurse ajo “Den Defense” dhe disa gjëra tjera, por luajtja në formën hulumto dhe vrit në heshtje që dikur ishte e mirë,tani është e thatë dhe e mangët.
4. Twp Worlds II
Pas një turbulence që shkaktoi Two Worlds, gjëra pritej që të ishin shumë më mire në pjesën e dytë, por nuk ndodhi kështu. Two Worlds II ishte në fakt më e mire sesa paraardhësi, por ende ishte i pranishëm fakti që lojëtarët po ndiheshin çuditshëm me të. Me një ndërfaqe të çuditshme, tregim të parashikueshëm dhe disa gjëra të pakuptimta, Two Worlds II dukej një lojë që ju sfidonte të ndaloni së luajturi. 
3. Rage
Gjithnjë ka pasur shpresa për Rage. Gjersa historia nuk ka qenë e mire ndaj Doom 3, të gjithë kanë shpresuar se me kohë Rage mund të rikthehej siç duhet. Por ajo që u shfaq ishte një lojë e papjekur dhe me tregim jo-ekzistues dhe mekanizëm bezidsës argëtues që kishte mungesa të kuptimit apo pasojave. Përveç kësaj u shfaqën edhe shumë telashe për ata që e luajtën në PC dhe u kërkua një instalim shumë më i madh sesa për konzola. Rage mund të dukej i mire, por nuk pati asgjë prej asaj që pritet prej një loje që ka debutim të madh dhe me buxhet të madh…
2. Dragon Age II
Në vitin 2009, BioWare shfaqi titullin RPG Dragon Age: Origins të cilin adhuruesit e lojërave e pritën me entuziazëm të jashtëzakonshëm. 15 muaj më vonë, u shfaq Dragon Age II të cilin shumë e pritën me dëshirë edhe më të madhe. Por në vend se të ketë aventura pëmes maleve dhe ujëdhesave, lojëtarët shpenzuan tërë kohën e tyre duke luftuar në një qytet të vetëm, që kishte emra të lodhur të distrikteve si “Darktown” dhe “Hightown”. Për shumë adhurues Dragon Age II ishte një “dëshprim epik”…
1.Duke Nukem Forever
Duke ishte kur ishte… duke lujtuar nëpër nivelin e parë të lojës ju mendoni se bëhet fjalë për diçka argëtuese, me grafikë të vjetër dhe një formë të luajtjes me humor të kohë pas kohëshëm, por ajo që paraqitet par ajuve është një lëmsh teknik me skena të pafundme të pritjeve, dhe nivele të thyera të argëtimit. Ky titull është pritur për vite me radhë, por përfundimisht asnjë minut pritjeje nuk ia ka vlejtur. /pcworldalbanian/kekompjuter
lexo më tepër »

Thursday, December 22, 2011

Telefoni i parë fiks me ekran të ndjeshëm në prekje


Gigaset ka lansuar telefonin e parë në botë fiks me ekranin e ndjeshëm në prekje, modelin SL910. Gigaset e ka prezantuar modelin e vet superior me teknologjinë 'touch'.
Me lansimin e telefonit fiks me të cilin manovrohet me prekjen e gishtave, Gigaset është bërë prodhuesi i parë i cili teknologjinë e kompjuterëve tablo dhe celularëve, e bartë në telefonat fiks.
Gigaset SL910 ka mundësinë e ruajtjes deri në 500 kontakte (secilit kontakt mund t’i shtohen deri në 8 numra) zmadhues zëri të zëshçm për akustikë të shkëlqyeshme dhe memorie të madhe interne (deri në 200 klipe dhe 240 fotografi).
Dizajn superior, kornizë nga metali i polirizuar, kapak piano me ngjyrë të zezë të baterisë si dhe baza e kromuar, e bëjnë SL910 një telefon elegant për përdoruesit me shije të theksuar, ndërsa ka fituar edhe çmimin prestigjioz ‘Red Dot’ për dizajn.
Ekran i madh, ngjyra natyrale
T ë gjitha mundësitë e ekranit me madhësi 6.8cm x 4,5cm (diagonalja 8.1 cm) dhe rezolucioni 320x480 piksel, më së miri vijnë në theks me rastin e shfletimit të fotografive.
Memorie e brendshme prej 3.5 MB, mundëson ruajtjen deri në 240 fotografi, derisa “Slideshow” i fotove të ruajtura, e bëjnë ekranin mjaft atraktiv.
Tingull superior edhe në mënyrën e përdorimit 'Handsfree'
Zmadhuesi i zërit i integruar në SL910, mundëson kualitet të lartë të tingullit. Secili që dëshiron të bisedojë me më shumë persona apo nuk dëshiron të mbaj telefonin në dorë, do ta vlerësojë opsionin “Handfree” (pa duar) dhe zmadhuesin e posaçëm dhe të fuqishëm.
Katër profile të ndryshme “handsfree” të përdorimit, mundësojnë rregullimin e zërimit të zmadhuesit të zërit me tingujt përreth.
Numërator i madh
Numëratori mundëson ruajtjen e kontakteve në formatin praktik vCard me ndihmën e të cilit sinkronizimi me pajisjet tjera (celularët apo organizuesit) është shumë i thjeshtë.
Po ashtu, secilit kontakt mund t’i shtohet edh fotografia e cila shfaqet me rastin e thirrjes që vjen nga ai kontakt. Gigaset SL910 e bën sinkronizimin e kontakteve me Outlook shumë të lehtë(si përdoruesit e PC, ashtu edhe ata të MAC-ut): pa tel përmes lidhjes Bluetooth apo me tel përmes portit mini-USB. Në të njëjtën mënyrë edhe tingujt e zileve mund të barten në telefon.
Disa nga karakteristikat e Gigaset SL910
Ekrani: 3.2 inç TFT-VA Touchscreen
Rezolucioni: 320x480
Lidhjet: Bluetooth
Numratori: 500 kontakte
Transferimet:: via DECT, via Bluetooth
Mesazhet: SMS deri 612 shkronja
Melodi: 20
Zërimi: me 5 nivele
/zeri/kekompjuter.
lexo më tepër »

Vjen tablo nga Google


Presidenti i kompanisë "Google" Eric Schmitt, gjatë një interviste ka paralajmëruar se “Google” do ta lansojë versionin e vet të kompjuterit tablo gjatë 6 muajve të ardhshëm.
Google me siguri se do ta punojë tablonë e saj njëjtë sikurse që ka bërë me telefonin Nexus, në bashkëpunim me ndonjërin nga prodhuesit që ofron pajisje Android.
Schmitt ka paralajmëruar se kjo pajisje do të punojë në versionin e fundit të sistemit operues Android dhe se do të mbështesë opsionet më të mira që Google mund të ofrojë./zeri/kekompjuter.
lexo më tepër »

Amazon shet 1 milion Kindle në javë


Nga Amazon kanë bërë të ditur se tashmë javën e tretë me radhë kanë shitur më shumë se 1 milion pajisje Kindle në javë, por këto shifra nuk kanë të bëjnë vetëm me tablonë Kindle Fire, por edhe pajisjet tjera Kindle dhe e-lexuesit e librave.
Po ashtu, në këtë kompani thonë se Kindle Fire edhe më tutje mbetet pajisja më e kërkuar dhe më e shitur. Sipas analistëve, pritet që Amazon deri në fund të këtij viti, të shes mbi 5 milionë Kindle Fire./zeri/kekompjuter.
lexo më tepër »

Huawei Mercury, Smartphone i fuqishëm


Firma kineze ‘Huawei Mobile’ gjithnjë e më shumë po mundohet të pushtojë tregun në mbarë botën dhe atë me modele të celularëve mjaft të mirë.
Kështu ditë më parë në SHBA përdoruesve ua ka vënë n] dispozicion telefonin e ri të mençur Huawei Mercury.
Huawei Mercury ka ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale 4 inç FWVGA me rezolucion 480 × 854 piksel dhe e lëviz procesori me një bërthamë 1.4Ghz Qualcomm Scorpion, ndërsa ka sistem operues Android 2.3.5.
Aty janë edhe 512MB RAM. Përveç këtyre karakteristikave të cekura, ai posedon edhe shumë tipare tjera, si kamerën e përparme VGA dhe kamerën prapa 8 MP me Flash LED dhe auto-fokus, pastaj Wi-Fi 802.11 b / g / n, Bluetooth 2.1 dhe shfletim të internetit me shpejtësi 3G.
Ekziston edhe mundësia e ndarjes së postës personale me atë të biznesit. Po ashtu në dispozicion janë edhe shërbimet Gmail, Google Maps me kartela 3D, navigacioni falas ‘turn-by-turn’, Google Earth dhe YouTube. është i gatshëm edhe për rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, ndërsa ka edhe videolojëra të para-instaluara, duke përfshirë edhe Asphalt 5./zeri/kekompjuter.
lexo më tepër »

LG Magic Motion


LG ka paralajmëruar lansimin e telepilotit të saj Magic Motion për pajisjet HDTV. Kompania aftësitë e kësaj pajisjeje do t’i demonstrojë në panairin “CES’ në janar, ndërsa shitja e tij do të fillojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Bëhet fjalë për pajisjen e cila mbështet manovrimin tradicional me taste, njohjen e zërit dhe ka ‘rrotën magjike’ që njeh lëvizjet magjike.
Sipas prodhuesit, për qasje në materialet e shikuara kohë më parë, mjafton të ‘vizatoni’ shkronjën 'v' (sikurse me kontrolluesin për Wii).
Njëra nga tastet e shumta në telepilot, do të jetë edhe ajo për shndërrimin e videove nga formati 2D në formatin 3D në televizorët të cilët e mbështesin këtë. Telepilotin e parë në vijën ‘Magic Motion’, kjo kompani e ka prezantuar vitin e kaluar./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Philips Smart TV


Televizorët e ‘mençur’ nga Philips mund të lidhen me pajisjet tuaja të preferuara dhe paraqesin njërin nga portalet më të përparuar multimedial.
Si njëri nga lojtarët kryesor në garën gjithnjë e më të paqartë multimediale të lidhjes së televizorëve me përmbajtjet e internetit dhe pajisjeve të teknologjisë së re, Philips është imponuar edhe me një inovacion të ri të sistemit të integruar dhe ky]jes – Smart TV.
Duke dëshmuar se televizori mund të paraqes më shumë se vetëm një kanal për argëtim televiziv, njëra nga pakot më gjithëpërfshirëse Smart TV u lidh ju me NET TV dhe protokollin për komunikim me telefonat e men]ur dhe pajisjet tablo.
I bazuar në katër emra
SimplyShare, Control, NET TV dhe Program, Smart TV është i pranishëm në televizorët Philips 6000, 7000, 8000, 9000, Cinema 21:9 Platinum dhe Gold Series.
Faljes qasjes së thjeshtë në ofertën e pasur të aplikacioneve ‘online’, kjo platformë e re multimedial u lidh juve me shërbimet Catch-up TV dhe video me kërkesën ‘Video on Demand’ dhe me këtë ua bën të mundur huazimin e filmave dhe shikimin e serive të lejuara televizive si dhe ju mundëson lidhjen me familje apo miq përmes Facebook-ut dhe Twitter-it, por gjithashtu ju mundëson edhe kontrollimin e përmbajtjeve përmes aplikacionit të Philips MyRemote.
Paralajmërimet e freskëta nga bota On-line, Philips i ka bërë të ditura me aplikacionet shtesë si YouTube Leanback dhe Acetrax Video on Demand, ndërsa më vonë priten edhe aplikacionet Maxdome, Saraiva, Wuaki.tv, Terra VoD, Netmovies dhe Chilli./zeri/kekompjuter
lexo më tepër »

TouchFire – për shtypje më të mirë në iPad


Edhe adhuruesit e flaktë të iPad-it, vështirë se do të lëshoheshin në aventurën e shkrimit të tekstit të gjatë duke përdorur tastierë virtuale të kësaj pajisje, ndërsa nganjëherë mund të jetë rraskapitëse edhe shkrimi i një e-maili të gjatë.
TouchFire është ‘tastierë’ silikoni që e zgjidh këtë problem. Stiv Ajzak, inxhinier softuerik nga Siattle, i cili ka punuar në projektet e tablove në kompani të ndryshme, ishte i lumtur kur vitin e kaluar ishte paraqitur iPad, me dizajn elegant, me bateri e cila zgjat mjaft dhe posedon të gjitha ato që nevojiten për lidhje pa tel.
“iPad është pajisje fantastike dhe gjithçka me të është zgjidhur shkëlqyeshëm”, thotë Ajzak. Pra gati gjithçka. Edhe pse ekrani i tij i ndjeshëm në prekje dhe tastiera virtuale ishin më të mirët nga të gjitha pajisjet e deritanishme, edhe në këtë pajisje shtypja nuk ka qenë aq e këndshme, ndërsa tastierat e thjeshta pa tel, nuk përshtateshin me dizajnin e bukur të iPad-it.
Ajzak ka dizajnuar tastierën nga silikoni TouchFire, e cila ngjitet në tastierën virtuale të iPad-it dhe shtypja pastaj bëhet shumë e lehtë. Kjo pajisje është pritur mjaft mirë nga përdoruesit e kësaj pajisjeje./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Betejë e re ligjore mes Samsung dhe Apple


Kompania Samsung Electronics parashtroi një padi të re kundër kompanisë ‘Apple’ në Gjermani, duke pohuar se Apple pa leje përdor katër patenta të saj.
Padia është parashtruar me 16 dhjetor, kanë konfirmuar nga ‘Samsung’, ndërsa zëdhënësi i kompanisë tha se patentat e Samsung-ut janë përdorur pa leje në iPad 2, iPhone 4 dhe 4S.
Agjencia e lajmeve ‘AFP’, shkruan se patentat kanë të bëjnë me ndërfaqen e shfrytëzuesve dhe teknologjinë për telekomunikim.
Gjermania është një nga vendet në të cilin kontesti i mëhershëm në mes të këtyre dy kompanive, kishte përfunduar në favor të Apple-s dhe me këtë rast ishte ndaluar shitja e Galaxy Tab 10.1, mbi akuzat se ka kopjuar dizajnin e produkteve të Apple-s, kështu që nga Samsung-u gjatë nëntorit kanë paralajmëruar produktin e ri-dizajnuar, kështu që tabloja e tyre 10-inçësh, të mund të shitet sërish në tregun gjerman./zeri/kekompjuter
lexo më tepër »

Tabloja që i reziston edhe ujit


Tabloja më e re nga kompania japoneze Fujitsu, është rezistuese ndaj ujit. Tani për tani mund të blihet vetëm në Japoni, por prodhuesi thotë se kjo pajisje rezistuese ndaj ujit, së shpejti do të paraqitet edhe në tregun evropian. Arrows Tab F-01D LTE me dimensione 10.1 inç, punon me sistemin operues Android, peshon vetëm rreth 600 gram, ndërsa ka trashësi diçka më pak se 13 milimetra.
Posedon procesor me dy bërthamë TI IMAP4430 dhe me takt pune prej 1 GHz, pastaj port USB dhe mbështetje për lidhjen Wi-Fi dhe memorie prej 16GB.
Ekrani i tij është me rezolucion 1280 x 800 piksel, ndërsa posedon dy kamera, atë në pjesën e përparme prej 1.3 mega piksel dhe atë në pjesën e prapme 5.1 megapiksel. Ajo më e rëndësishmja në lidhje me këtë kompjuter tablo, është se atij nuk i pengon fare uji dhe mund të zhyten në thellësi deri në 1 metër.
Pra, derisa jashtë bën ftohtë, ju mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë, hyni në të, kyçeni Arus Tab LTE F-01D dhe mos u brengosni se ai do të laget. E mos të flasim për stinën e verës, ku mund të futeni në pishinë dhe det me të.
Procesori: TI IMAP4430
Kamera: 5.1 MP
Memoria: 16GB
Audio: DLNA, Wi-Fi
Rezolucioni: 1280 x 800 piksel
Arrows Tab F-01D LTE me dimensione 10.1 inç, punon me sistemin operues Android, peshon vetëm rreth 600 gram, ndërsa ka trashësi diçka më pak se 13 milimetra
Posedon procesor me dy bërthamë dhe me takt pune prej 1 GHz, pastaj port USB dhe mbështetje për lidhjen Wi-Fi
Ekrani i tij është me rezolucion 1280 x 800 piksel, ndërsa posedon dy kamera, atë në pjesën e përparme prej 1.3 mega piksel dhe atë në pjesën e prapme 5.1 megapiksel/zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Tuesday, December 20, 2011

Panasonic me Smartphone Android


Në tregun evropian po kthehen celularët e firmës Panasonic, pesë vjet pasi kjo kompani ishte tërhequr nga ky treg.
Gjatë vitit të ardhshëm, me siguri në mars, në Evropë priten modelet e para të telefonave të mençur të kësaj kompanie dhe më pas do të paraqiten edhe në Amerikën Veriore dhe në Kinë.
Në këtë kompani presin që deri më 2016, të shesin 15 milionë Smartphonea, ku 9 milionë në Evropë, Amerikë dhe Azi, ndërsa 6 milionë në Japoni./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Vjen Silverlight 5


Microsoft lëshoi në distribucion Silverlight 5, versionin e freskët të plug-in-it për sistemet operative Windows dhe Mac OS. Shtesa është kompaktibile me shfletuesit Internet Explorer, Firefox, Chrome dhe Safari dhe sjell disa risi tashmë të pranishme në ueb, zgjidhjet e ngjashme siç është Adobe Flash.
Silverlight 5 ka përkrahjen harduerike për dekodimin e H.264 videos për performancat më të mira, përkrahjen për Postscript Vector Printing dhe përkrahjen për 3D përmes XNA API-së në platformën Windows, që mundëson shfaqjen me përshpejtim të grafikës 3D brenda shfletuesit të Internetit./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Top pesë smartphonet më të kërkuar


Ngadalë në derë janë duke na ardhur festat e fundvitit, dhe së bashku me këto edhe lirimet e përvitshme. Kështu që nëse keni planifikuar të blini ndonjë telefon të mençur, ndoshta është tani koha për këtë blerje. Në vazhdim ne do t’u paraqesim një listë të telefonave të mençur më të kërkuar momentalisht në treg.
Jashtë kësaj liste është lënë iPhone 4S pasi që ai është “kategori e veçantë” dhe gjithmonë do të jetë i kërkuar dhe i popullarizuar, për këtë nuk ka kuptim të humbasim kohë duke folur për të. E dini të gjithë se çka ofron ai, pasi që shumë është shkruar për të. Jemi munduar të jemi sa më objektiv dhe të ofrojmë një përzgjedhje të madhe.
HTC Raider 4G
Kompania “HTC” është konkurrent i “Apple-s” dhe “Samsung-ut” dhe qëndron në maje të listës së telefonave të mençur më të kërkuar. Modeli i kësaj kompanie ai HTC Raider 4G është sikur që pritej, Android telefon (vjen me versionin 2.3.4-Gingerbread) për përdoruesit më kërkues. E para që do t’ju bie në sy është dizajni i mrekullueshëm, dhe ekrani i madh HD.
Po, do të pajtohemi se shumica e “HTC” telefonave duken shkëlqyeshëm, por më e rëndësishmja është nën “haubë”. Procesori të cilin e shfrytëzon është ai dybërthamësh me taktin e punës 1.2 GHz (edhe pse në disa faqe shkruhet se ai është 1.5 GHz por kjo është gabim), 1 GB RAM memorie, dhe 16 GB hapësirë për vendosjen e përmbajtjes suaj. Kjo hapësirë mund të zgjerohet deri në 32 GB, por mendojmë që kjo nuk është e nevojshme.
Raider u ofron ekranin shumë cilësor 4.5 inç (540x960 pikselë). Më tutje, posedon dy kamera. Para-1.3 megapikselë për videobiseda, ndërsa pas kamerë shumë më të mirë-8 megapikselë me rezolucion 3264x2448, me auto-fokus dhe dual-LED blicin. Dimensionet e këtij telefoni janë standarde 128x67x11.2 mm, derisa peshon 177 gramë.
Të përmendim edhe reproduktimin cilësor të muzikës, censorët të shkëlqyeshëm, “photo” thirrjet, Wi-Fi 802.11 b/g/n, microUSB, incizimin e videove cilësore deri në 1080p, radio. E meta më e madhe është bateria e dobët, maksimalisht 5 orë për përdorim të kombinuar: thirrje, internet, muzikë, lojëra.
Samsung Galaxy Note
A është ky telefon i mençur? A është tablo? Jo, ky është hibrid i tablosë dhe smartphone-t dhe është i shkëlqyeshëm! Samsung Galaxy seria ka shumë telefona të mirë, por Note thjeshtë i ka magjepsur shumicën. Dimensionet nuk i ka të vogla (146.9x83x9.7 mm), por kjo nuk është asgjë pasi që ofron vërtetë shumë.
Të nisemi nga ajo që shohim, ndërsa ajo është ekrani i madh 5.3 inç super AMOLED i madhësisë 800x1280 pikselë. Së bashku me të shkon edhe Stylus S Pen, lapsi për punë më të lehtë dhe navigacion nëpër ekran. Ekrani është kulminant dhe nuk duhet të humbisni shumë kohë në të.
Brenda vetë celularit gjendet procesori i bazuar në ARM arkitekturën dhe bëhet fjalë për modelin Cortex-A9, të cilin mund ta gjeni në disa tablo më të dobëta. Natyrisht bëhet fjalë për procesorin dybërthamësh me takt 1.4 GHz. Me 1 GB RAM memorie, ky telefon punon shkëlqyeshëm, por ndonjëherë di të ngadalësohet, pasi që sado që në duket shumë i fuqishëm, problemet ekzistojnë.
Bëhet fjalë për aplikacionet grafike, përkatësisht mundësitë që në Note të vizatoni, shkruani dhe përpunoni fotografi dhe telefoni nuk mund të gjitha këto “t’i përpijë”, por kjo është vetëm një e metë e vogël. Të gjitha aktivitetet tjera kryhen pa asnjë problem. Kamera është e shkëlqyeshme (8 MP, 3264x2448 pikselë, auto fokus, LED blici), mbështet incizimin në 1080 p (24-30 frame), kamera sekondare ajo e parme ka 2 megapikselë që është paksa e parëndësishme, dhe mbështet edhe teknologjinë LTE.
Motorola Droid Razr
Në tregun e telefonave të mençur kohë të gjatë nuk ka pasur “Motorola” edhe tani rikthehen me stil të madh. Brendi “Razr” nuk është i ri, por i është nevojitur diçka që të ngrihet dhe këtë ky celular e arriti. Droid Razr duket fantastik. Ekrani i kësaj pajisjes është super AMOLED. Procesori të cilin e shfrytëzon është Cortex A9.
Është shumë e rëndësishme të përmendet që “Motorola” vjen edhe me procesorin grafik PowerVR SGX540 me qëllim të lëvizjet më të mirë të animacioneve, lojërave dhe të ngjashme. Ky celular është i bazuar në Android 4.0. Ajo që i ka penguar shumicës është bateria e cila është deklaruar si e re, përkatësisht bateri e avancuar e cila sipas tyre mund të durojë mbi 12 orë nëse bisedohet.
Nuk është e vërtetë, përvoja tregon se zgjatë për gjysmë më pak, ndërsa keni parasysh që në prapavijë punon edhe 3G rrjeti, disave edhe Wi-Fi dhe kjo kohë bie edhe për 20 për qind. Të gjitha karakteristikat tjera janë pak a shumë standarde, që nga kamera e deri te internet lidhja (4G).
BlackBerry Torch 9860
Tri modelet e mëparshme janë të bazuara në Android dhe është koha që pak të “hidhemi” edhe në sistemet tjera operative. “BlackBerry” është i shkëlqyeshëm nëse jeni njëri nga ata që tërë ditën diçka punojnë dhe duhet të jeni gjithmonë në lidhje dhe në secilin periudhë të ditës duhet të përgjigjen në e-mail dhe porosi të ndryshme.
BlackBerry Torch është zgjidhje e shkëlqyeshme edhe pse nuk do të keni tastierë fizike (të parë te modelet Curve dhe Bold), po kjo nuk e zvogëlon vlerën e tij. Është prezantuar në gusht, ndërsa në treg arriti që nga tetori i këtij viti. Pse ta blini këtë celular? Tashmë thamë se ky telefon është dedikuar për grupin e caktuar të përdoruesve (ata që telefonin nuk e shfrytëzojnë vetëm për 3 aplikacione dhe luajtjen e lojërave në autobus), dhe së bashku me këtë edhe sistemi operativ BB 7 është i shkëlqyeshëm.
Ndoshta nuk i ka në dispozicion me dhjetëra mijëra aplikacione, por i ka ato që janë të domosdoshme dhe të cilat u janë të nevojshme për punë në lëvizje. Më tutje këtu është edhe hardueri i shkëlqyeshëm-CPU QC 8655 me 1.2 GHz, 768 MB RAM memoria, ekrani 480x800 pikselë, 3.7 inç, kamera 5 MP, 2592х1944 pikselë që mundëson incizimin në cilësinë 720p. Ajo që na dëshpëroi pak është mungesa e mbështetjes për 4G rrjetin dhe hapësira e vogël në vetë pajisjen (< 3 GB).
HTC Titan
Për fund, do të ishte e ndershme ta përfundojmë këtë tekst me pajisjen e cila momentalisht është më i popullarizuari nga “HTC”, ndërsa nuk është i bazuar në Android. Po, bëhet fjalë për Windows Phone, më saktë versionin 7.5 Mango. Me rastin e bërjes së këtij modeli, kemi dëgjuar emërtime të ndryshme (si HTC Eternity, HTC Bunyip, HTC Ultimate), por emri Titan i përshtatet më së miri.
Te Titan-i për herë të parë shfrytëzohet CPU 1.5 GHz Scorpion, i bazuar në “chipset-in” Qualcomm MSM8255. Është treguar i mirë, por për këtë takt punues, ndoshta kemi pritur performanca pak më të mira. GPU është Adreno 205 për të cilin nuk kemi mendimin më të mirë, por për “WP” është edhe më shumë se i mirë.
Për ata që nuk e dinë, “WP” është shkëlqyeshëm i optimizuar dhe celularët e bazuar në këtë sistem operativ punojnë në themel më mirë se Android-ët me kusht që të kenë gati harduer identik. Ajo që nuk ka pëlqeu as neve e as shumicës është sasia e RAM memories me të cilën vjen kjo pajisje, dhe kjo është 512 MB. Ky telefon i ka edhe karakteristika të tjera që janë tashmë të njohura për telefona të këtillë./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Tabloja e parë me Android 4.0


Edhe pse ne sikur edhe të gjithë të tjerët kemi pritur që tabloja e parë me sistemin e ri operativ të jetë nga “Asus”, Novo 7 i mposhti ata në këtë drejtimi. Tabloja e parë e cila funksionon nën “ombrellën” e sistemit operativ të “Google-s”, atë Android 4.0, është pra pajisja e prodhuesit kinez “MIPS” i cili e mban emërtimin Novo 7.
Novo 7 është tablo e cila i ka shtatë inç, rezolucionin 1.024x600 pikselë, dhe kjo pajisje shitet për çmimin prej 99 dollarë. Për këtë çmim mund të fitoni komponentë mjaftueshëm cilësore, sikur që është procesori njëbërthamësh prej një gigahercë, tetë gigabajt “flash magazina” për ruajtjen e të dhënave, USB 2.0 port, mikro port HDMI, qasje në rrjetet pa tel Wi-Fi dhe Bluetooth.
Pajisja është momentalisht në dispozicion vetën në tregun kinez, por mund të paraqitet edhe në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë në javët në vijim. Po sa është vërtetë kjo pajisje cilësore, dhe a i përmbush të gjitha premtimet që u dhanë në lidhje me të pritet të shihet kur të vijnë edhe kritikat apo lëvdatat nga ata që e përdorën dhe “e shijuan” kënaqësinë apo moskënaqësinë që e ofron kjo tablo./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Rekord i ri në transferim të të dhënave

Hulumtuesit kanë realizuar shpejtësi transferimi prej 186 gigabitësh në sekondë, me çka kanë hapur rrugën për krijimin e rrjeteve me shpejtësi standarde prej 100 gigabitësh në sekondë, që do të përshpejtonte dukshëm hulumtimet shkencore.

Rekordi i ri është baras me bartjen e të dhënave nga 1000 disqe DVD për një sekondë ose 100.000 blu-ray disqe për një ditë, përcjell BBC.

Gjatë testit, të dhënat janë këmbyer mes Universitetit Victoria nga Kolumbia Britanike dhe qendra shtetërore për konventa Washington në Seattle, të cilat janë 212 kilometra larg njëra-tjetrës.

Hulumtuesit kanë realizuar shpejtësinë prej 186 gigabitësh në sekondë në të dy drejtimet, me çka kanë thyer rekordin e tyre të mëparshëm prej 119 gigabitësh në sekondë nga viti 2009. Sa për krahasim, rrjetet e kabllove optike tani për tani arrijnë shpejtësinë më të madhe të bartjes së të dhënave prej një gigabiti në sekondë.

Rekordi i ri është arritur duke shfrytëzuar pajisjet më të reja optike, serverët me performansa të konfiguruara në maksimum dhe rrjetet të cilat i ka vendosur kompania kanadeze CANARIE.

Në eksperiment kanë marrë pjesë fizikanët, shkencëtarët kompjuterikë dhe inxhinierët e rrjeteve. Ekspertët, sa për të ilustruar mundësitë e këtij sistemi, kanë kryer transferimin e një sasie enorme të të dhënave nga qendra në Seattle dhe një lokacion në Brazil dhe Kore Jugore.

Kjo arritje teknike do të mund të jetë shumë e dobishme në realizimin e projekteve të mëdha shkencore, si eksperimentet e CERN me LHC-në./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

 
Powered by Ke kompjuter Blog