Thursday, June 30, 2011

Google, plane për internet me shpejtësi të lartë

Google, plane për internet me shpejtësi të lartë

Kompania gjigande amerikane e kërkimeve në
internet Google, ka njoftuar planet e saj për të ofruar sherbimet e
lidhjes me internetin për amerikanët me shpejtësi dhe kapacitete më të
mëdha. Motori i kërkimeve në internet thotë se sistemi eksperimental do
të jetë në gjendje për dërgimin e sinjaleve kibernetike 100 herë më
shpejtë sesa interneti egzistues për amerikanët.



Përmes një
video-blogu të postuar në faqen e internetit të kompanisë Google, James
Kelly një prej manaxherve të kompaninë në fjalë, dha një përmbledhje
të asaj që Google shpreson të realizojë përmes planeve të saj.
“Ne
po e bejmë këtë sepse duam të eksperiemtojmë me menyra të reja për ta
përmirësuar dhe bërë më të shpejtë botën e internetit për të gjithë,
duke mundësuar veprime që janë të pamundura sot. Po ashtu duam të
provojmë rrugë të reja për të ndertuar lidhje me fibrat optike dhe për
të ndarë me botën ato që do të mësojmë.”

Zoti Kelly thotë
se Google do të ofrojë sherbimet e internetit fillimisht në zonat me
popullsi të vogël prej 50 mijë banorësh dhe më pas ta zgjerojë në zonat
që popullohen prej gjysëm milion banorësh.
Google thotë se
konsumatorët në këto zona do të jenë në gjendje të abonohen në
sherbimin që ajo do të ofrojë që kap shpejtësinë prej 1 gigabit për
sekondë. Në ditët e sotme disa prej lidhjeve më të shpejta të
internetit për banorët amerikanë kapin shpejtësinë nga 20 deri 50
megabits për sekondë. Një gibabit ka 1000 megabit.
Kjo
lëvizje e Google vjen nderkohë që kompania kërkon të rrisë me
agresivitet sferën e saj të influencës në botën e internetit në fusha
të ndryshme, nderkohë që ka bërë bujë me qendrimin e saj të vendosur
ndaj Kinës lidhur me shqetësimet për lirinë e internetit.
Muajin
që lam pas, Google nxori në treg telefonin e saj të parë me kapacitete
multimediatike, duke sfiduar menyrën se si industria celulare tregton
paisjet e saj. Para disa ditëve kompania shfaqi Google Buzz, një
funksion që është pjesë e Gmail dhe që bashkon në një vend varietete
të ndryshme të faqeve sociale në internet.


David Sohn,
këshilltar me përvojë me Qendrën për Demokraci dhe Teknologji këtu në
Uashington thotë se në përgjithësi, levizja e Google për shpejtësi më
të medha dhe kapacitetet, patjetër që nenkupton më shumë biznes për
kompaninë.
“Ata duan të kryejnë novacione në shpejtësinë e
internetit sepse keshtu zgjerojnë fushën e influencës, kur flitet për
internetin, dhe momentalisht ata gëzojnë një pjesë të mirë të kësaj
bote virtuale.”

Zoti Sohn thotë se kjo gjë do ta vërë
Google në një pozitë strategjike për të influencuar si sektroin publik
ashtu edhe atë privat kur flitet për lidhjet me internetin. Komisioni
Federal i Komunikacioneve po punon mbi një plan kombëtar për internetin
e frekuencave të larta që pritet të publikohet së shpejti.
“Ata
e dinë që Komisioni Federal i Komunikacioneve po harton një plan për
lidhjet e frekuencave të larta dhe do të punojë për zbatimin e tij, dhe
Google ndoshta mund të provojnë të influencojnë synimet që përcaktohen
në atë plan. Pra mendoj se kjo është nxitje si për kompanitë e tjera
ashtu edhe për Komisionin Federal të Komunikacioneve për të sjellë
novacione.”

Prej vitesh Google ka kryer eksperimente me

frekuencat e larta të transmetimeve ose internetin e shpejtësisë së
lartë dhe momentalisht ofron sherbime falas të internetit të shpejtë
valor ose siç njihet ndryshe Wi-Fi në qytetin Mountain View të
Kalifornisë ku edhe ka zyrat qendrore.
Me njoftimet e planeve
për fillimin e sherbimit të ri këtë javë, Google thotë se po mirëpret
propozimet në internet nga individët dhe qytetet dhe qeveritë lokale
për të marrë pjesë në eksperiment. Kompania thotë se do të njoftojë
zonat e tregjeve për testimet nga fundi i vitit

lexo më tepër »

Skype, së shpejti edhe në TV

Skype, së shpejti edhe në TV


Skype, shërbimi popullor i internetit i cili lejon njerëzit të kryejnë falas thirrje telefonike dhe video nëpërmjet uebit, do të ndërtojë tani një seri të re televizorësh nga LG dhe Panasonic. Do të thotë që përdoruesit e Skype do të kenë mundësi të kenë biseda videoje me shokët dhe të afërmit në mbarë botën nëpërmjet televizorit në dhomën e tyre të ndenjes.


Mjeti Skype do të jetë i inkorporuar në një seri televizorësh me definicion të lartë e me mundësi interneti nga prodhuesit kryesorë të pajisjeve elektronike LG dhe Panasonic.



Ky do të mundësojë përdoruesit Skype të kryejnë falas thirrje zanore dhe videoje me përdoruesit e tjerë Skype, dhe thirrje telefonike të lira me numrat fiks dhe mobilë me çdo vend të botës.


“Popullariteti i thirrjeve video Skype është rritur ndjeshëm në vitet e fundit”, tha Josh Silverman, kreu ekzekutiv i Skype.


“Një mesatare e 34% e thirrjeve Skype-në-Skype tani përfshijnë video. Shumë njerëz që komunikojnë me video në Skype kanë shprehur dëshirën të komunikojnë me miqtë dhe familjen e tyre diku më rehat, dhe më mirë në një ekran më të madh. Logjikisht, kjo çoi në zhvillimin e Skype të inkorporuar në HDTV.”


Programi Skype do të ndërtohet në serinë e re të televizorëve me internet dhe definicion të lartë VieraCast të Panasonic, dhe në televizorët me internet dhe definicion të lartë LCD dhe plazma të LG.


Përdoruesve do t'u duhet të vendosin një kamera ueb shtesë në televizorin e tyre për të kryer biseda videoje me shokët e tyre. Skype tha se kamera ueb do të mundte të kapte zë dhe video brenda një rrezeje të caktuar, kështu përdoruesit do të mundin të kenë një bisedë videoje nga rehatia e kolltukut të tyre.


Skype gjithashtu rekomandon përdoruesit të kenë një lidhje interneti relativisht të shpejtë.


Panasonic dhe LG ende nuk kanë dhënë detaje për çmimet e televizorëve me Skype, por TV priten të jenë në treg më vonë këtë vit në Britaninë e Madhe

lexo më tepër »

"Sytë e internetit", një program që shmang vjedhjet në Internet



Kamlesh Patelit, pronar i një dyqani ushqimesh në Londër, i ka ardhur në majë të hundës me hajdutët që vënë në shënjestër dyqanin e tij.


Megjithëse ka vendosur kamera, ai gjithsesi nuk arrin t’i shohë të gjithë ata që vjedhin. Kështu që kur dëgjoi për “Sytë e Internetit”, ai menjëherë përfitoi nga rasti të bëhej një nga klientët e tij të parë.



“Ne kemi gjashtë vetë që punojnë këtu, por megjithatë na duhej dikush që të ruante dyqanin sepse ne nuk mund ta kemi nën vëzhgim 24 orë në ditë. Për ne vjedhjet janë problem i madh. Kështu tani e dimë të paktën që dikush po e ruan dyqanin”. -thotë zoti Patelit


Ideja është e thjeshtë. Imazhet nga kamerat e dyqaneve në gjithë Britaninë, vendosen në internet. Vëzhgues vullnetarë, si Robert Stivenson, mund të hyjnë në faqe dhe të shohin se ç’po ndodh. Ai thotë:


“Nëse shoh ndonjë problem, unë shtyp një buton dhe brenda disa sekondash përdoruesi i kameras njoftohet. Unë nuk i shoh më pamjet e kameras kur kjo ndodh. Por një krim i mundshëm mund të parandalohet në momentin që ndodh. Kështu që unë mendoj se ajo që ndodh është shndërrimi i kameras së vëzhgimit nga një instrument pasiv në diçka që është proaktive, një mjet sigurie i menjëhershëm”.


Deri tani, “Sytë e Internetit” ka mbi 3 mijë vullnetarë. Ata që janë më vigjilentë marrin shpërblime në para çdo muaj në bazë të numrit të krimeve që kanë diktuar.


Kritikë si Daniel Hamilton nga organizata “Big Brother Watch”, thotë se është një ndërhyrje e padrejtë në jetën private:


“Problemi që kemi me ‘Sytë e Internetit’ është që është një parajsë e gjerë e atyre që duan të përgjojnë, të cilët mund të futen në faqen e internetit nga shtëpia, duke parë pjesëtarë të pafajshëm të publikut që po bëjnë pazaret e tyre. Ne mendojmë se kjo është e gabuar”.


Por themeluesi i faqes “Sytë e Internetit” Toni Morgan thotë se shërbimi i tij thjesht po ndihmon pronarët e dyqaneve të mbijetojnë.


“Këto kamera janë vendosur në dyqane. Askush nuk shqetësohet për to nëse nuk shikohen. Ne thjesht po i vëzhgojmë duke ulur kështu çmimet e ushqimeve. Sepse në fund të fundit nëse këta pronarë nuk humbin 10 për qind të mallrave që vidhen, ata mund t’i ulin çmimet”. - thotë zoti Morgan



Shikuesit nuk e marrin vesh vendin e saktë të dyqaneve që ata po vëzhgojnë.


Dhe ata nuk lejohen që të shohin pamje nga lagjia e tyre, për të mos lejuar përgjimin e fqinjëve.


Por ligjet e rrepta të privacisë në shumë vende po e pengojnë “Sytë e Internetit” të përhapet në gjithë botën.


Megjithatë, Morgan sapo është kthyer nga nënshkrimi i një marrëveshjeje për ta shpërndarë këtë shërbim në Kanada. Ai shpreson që të vijë një ditë që “Sytë e Internetit” të përdoret nga një ushtri vullnetarësh në gjithë botën:


“Ne jemi të pranishëm në gjithë Evropën, në çdo vend të Komisionit Evropian. Dhe tani po përpiqemi të vendosemi në Amerikë, apo në Argjentinë. Ne tani mund të shkëmbejmë informacion me Argjentinën”.


Kamlesh Patel është i lumtur të paguajë 120 dollarë në muaj për shërbimin. Ai thotë:


“Që kur filluam ta provojmë, ka pasur disa raste që kemi pasur fat dhe i kemi kapur njerëzit duke vjedhur. Dy prej tyre madje janë ndjekur penalisht”.


“Sytë e Internetit” do të bëjë të mundur së shpejti që detektivët amatorë të dallojnë krime mijëra kilometra larg, një shembull i botës së zvogëluar nga teknologjia.


Por aftësi të tilla ka mundësi ta intensifikojnë debatin për përfitimet apo humbjet nga sakrifikimi i sigurisë në kurriz të privacisë

lexo më tepër »

TouchPadi 7-inçësh në gusht?


Taipei, 30 qershor - HP ka zgjedhur prodhuesin e kontraktuar për tabletin e vet 7-inçësh të bazuar në webOS, dhe ky është Inventec, shkruan “Taiwan Economic News”. Tableti është i gatshëm për prodhim, ndërsa pritet që të fillojë të shitet kah mesi i gushtit, pohojnë burimet.

Rezolucioni i ekranit të TouchPadit 7” është 1024 x 768 pixelë, që është njëjtë sikurse në modelin tashmë të prezantuar 9,7-inçësh. Me modelin e ri 78-inçësh HP-ja do t’u bëjë konkurrencë tabletëve me Android me diagonale më të vogël të ekranit.

Inventec thuhet se ka marrë porosinë për rreth 400.000 dhe 450.000 copë TouchPad në muaj. Modeli më i madh 9,7” me çmim prej 500 dollarësh fillon të shitet në SHBA më 1 korrik. Për çmimet e modelit 7” nuk ka informata akoma.
lexo më tepër »

Super Talent TeraDrive PT3


Kaliforni, 30 qershor - Super Talent iu bashkua prodhuesve të cilët në ofertën e tyre kanë SSD të shpejta të bazuara në gjeneratën e re të kontrollerëve dhe interfejsin 6-gigabitësh SATA. Bëhet fjalë për modelin TeraDrive PT3/

Ky SSD vjen me kontroller SandForce SD-2200, shfrytëzon MLC NAND flash memorie dhe përfshin përkrahjen për TRIM. Operacionet e leximit dhe shkrimit të të dhënave kryhen me shpejtësi prej më shumë se 500 MB/s. Ky nivel i performancave, para vetëm pak muajsh, kërkonte dy SSD në RAID, thekson prodhuesi.

Liferimi në tregun amerikan tashmë ka filluar, ndërsa ky SSD vjen në kapacitet prej 60, 120, 240 dhe 480 GB.
lexo më tepër »

Windows Phone 8 do të quhet Tango?


Sipas burimeve në Taiwan, pas Windows Phone 7.5 të quajtur Mango, Microsoft mund të ketë në plan të lëshojë një rinovim të quajtur Tango. Digitimes raporton se të paktën një kompani, Compal Communications, ka fituar licencën për të përdorur platformën ekzistuese Mango dhe pasardhësin e tij, Tango.

Compal duket se do të lëshojë telefonat e mençur të bazuara tek Mango, në tremujorin e katërt të këtij viti
lexo më tepër »

MySpace shitet për 35 milionë dollarë





Një ditë pasi që mediat kishin filluat të diskutonin për këtë mundësi, ajo edhe ndodhi. Rrjeti social MySpace është shitur tek një rrjet i reklamimit i quajtur Specific Media për 35 milionë dollarë.

Drejtori ekzekutiv i këtij rrjeti social, Mike Jones do ta braktis kompaninë, dhe me sa duket, bashkë me të do të shkojë edhe një pjesë e stafit.

Në emailin e tij, Jones ka thënë “Sipas marrëveshjes, ne jemi duke bërë disa iniciativa ristrukturimi, duke përfshirë edhe një reduktim të konsiderueshëm në numrin e punëtorëve. Unë do ta ndihmoj Specific Media në periudhën transitore edhe për dy muaj tjerë, para se ta braktis pozitën time si drejtor ekzekutiv i MySpace”.

Pronari i deritashëm i rrjetit social, News Corp, për një kohë të gjatë është shprehur i gatshëm ta shesë MySpace.

Sipas parashikimeve, pritej që çmimi i rrjetit social në rënie të shkonte deri në 100 milionë dollarë, por me sa duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë
lexo më tepër »

Wednesday, June 29, 2011

Përfundoi epoka “Facebook”?


I lodhur nga rrjeti shoqëror? Dëshiron të dalësh nga Facebook? Ndoshta ju nuk jeni i vetmi. Të shqetësuar për privatësinë ose ndoshta thjeshtë të mërzitur nga përdorimi i kësaj faqje, 100.000 britanikë janë shprehur se kanë ç’aktivizuar profilin në facebook muajin e fundit.

Të dhënat janë negative për drejtuesit e këtij rrjeti edhe në SHBA, ku 6 milionë njerëz janë larguar prej tij (numri i përdoruesve ka rënë nga 155.2 milion në 149.4 milion).

Afrimi i përdoruesve të rinj është ulur në dy muajt e fundit dhe tashmë facebook do të përqendrohet tek vendet në zhvillim për të arritur objektivin e saj – 1 miliard përdorues.

Më herët, këtë vit drejtues të rrjetit bënë të ditur se në Britaninë e Madhe kishin arritur 30 milion përdorues, pra gjysma e popullsisë.

Kohët po ndryshojnë dhe duket se po vjen ajo që kishin parashikuar ekspertët. Përdoruesit e rrjeteve shoqërore janë të përkohshëm, ata zakonisht mërziten shpejt nga përdorimi i tyre. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën. Numri i përdoruesve ka rënë dhe në Kanada, me 1.5 milion si dhe në Rusi dhe Norvegji me nga 100.000.

Por nuk ka vetëm lajme të këqija për drejtuesit e facebook, pasi në vendet në zhvillim si Meksikë dhe Brazili, numri i përdoruesve vazhdon të rritet.
lexo më tepër »

Google ofron vegël për menaxhimin e emrit online


Google ka paraqitur një vegël të re që ju ndihmon në menaxhmin e rezultateve të kërkimit për emrin tuaj. Vegla, “Me on the Web” (Unë në ueb) tani është duke përfshirë panelin e Google në mes të informacionit të llogarisë dhe analitikave. Nuk është qëllimi që të jetë një tjetër çështje për privatësi.
“Identiteti online është i përcaktuar jo nga ajo se çfarë poston, por gjithashtu nga ajo që tjetër postojnë për ju – nëse ju përmendeni në një postim në blog, etiketoheni në foto ose në një përditësim publik të statusit” shpjegon Google.

Paneli i ri ju përkrah juve që të mbani tabe në këto përmendje duke rregulluar lajmërimet e kërkimit për pika të të dhënave të përfshira në profilin tuaj në Google, si emrin tuaj dhe email adresën. Ka qenë e mundur që të bëhet rregullimi i lajmërimeve të tilla duke përdorur seksionin tjetër të panelit, por tani kërkon më pak klikime.

Vegla e re nga Google përfshin lidhjet për burimet për menaxhimin e identitetit online dhe largimit të përmbajtjes së padëshiruar. Një nga hapat e parë që duhet ndërmarrë për të përdorur këtë vegël të Google është “Krijimi i një profili në Google”.

lexo më tepër »

PCI Express shkon në 32 Gbps


New York, 28 qershor - Pas takimit të anëtarëve të grupit PCI Special Interest Group u arrit marrëveshja që standardi i ri PCI Express të freskohet në shpejtësitë deri 32 Gbps, dhe madje përmes kabllos, si përgjigje ndaj kërcënimit Intel-Apple në formë të Thunderbolt. Tani për tani dihet pak, përveç që kabllot do të bazohen në bakër, që do të jenë më të hollë se kabllot e Thunderbolt dhe se do të kenë konektor tejet të vogël. Do të mund të shërbejë edhe për furnizim përveç qarkullimit të të dhënave, pastaj do të ketë edhe fushë veprimi deri 10 metra, etj.

Standardi i ri do të ndërtohet në themelet e specifikimit ekzistues PCI Express 3.0, por jo aq shpejt, por duke filluar nga viti 2013. Deri atëherë Thunderbolt ndoshta do të gjendet në çdo kompjuter në planet...
lexo më tepër »

Google themelon seksionin për lojëra?


Kaliforni, 28 qershor - Çudi si nuk ka ndodhur më parë, kur kihet parasysh rëndësia e lojërave... Konkurset e reja për punë në Google zbulojnë që kjo kompani është duke kërkuar një person i cili do të udhëhiqte seksionin e ri të lojërave. Ky seksion do të quhej Games at Google, ndërsa tani për tani nuk është e qartë se cili do të jetë qëllimi. A do të fokusohet vetëm në lojërat për Android, Chrome OS, lojëra sociale apo ndoshta të gjitha këto së bashku. Me siguri që as në Google nuk janë krejt të sigurt, sepse në përshkrimin e punës së kandidatëve është edhe “krijimi i strategjisë së distribuimit dhe zbulimit të lojërave”.
lexo më tepër »

CyberLink me PhotoDirector 2011 për përpunim të fotografive


New York, 28 qershor - CyberLink ka plasuar veglën gjysmëprofesionale për përpunim të fotografive, PhotoDirector 2011, me të cilën kjo kompani e fokusuar deri tani vetëm në video softuer, për herë të parë futet në tregun për përpunimin e fotografive.

PhotoDirector 2011 ka përkrahje native për formatin RAW nga fotoaparatet Canon dhe Nikon dhe, përveç opsioneve themelore si përmirësimi i ngjyrave dhe qartësimi, përmban edhe veglën për përpunim të objekteve individuale në fotografi, ashtu që automatikisht detekton skajet e tyre.

Ky program ka edhe mundësinë e editimit më të lehtë, jodestruktiv i cili ju mundëson që të eksperimentoni me filterë, efekte dhe aksione të tjera të ndryshme pa bërë ndryshime në fotografinë burimore.

Versioni testues mund të merret nga sajti i CyberLink, kurse versioni i plotë kushton 99,95 dollarë
lexo më tepër »

Si ta mirëmbani Windows-in ?

image



Sistemi operativ Windows është mjaft i përhapur në mbarë botën, me aplikacione të shumtë për të zgjedhur gjatë funksionimit, por nganjëherë shumë gjëra mund të shkaktojnë një parregullsi në kompjuter, e kjo mund të shkaktojë shqetësim tek përdoruesit. Andaj, në këtë artikull do të shihni se si ta mirëmbani sistemin tuaj Windows.


Përditësoni sistemin Windows. Është mjaft e pëlqyer që të bëhet përditësimi i sistemit Windows. Instaloni përditësimet dhe rifillojeni kompjuterin tuaj, nëse është e nevojshme. Kjo do ta mbajë kompjuterin tuaj të sigurtë dhe të qëndrueshëm.

Skanoni kompjuterin me Microsoft Security Essentials. Është gjë ndoshta pak trishtuese, por ju me siguri që mund të jeni cak i sulmeve nga virusë të shumtë, prandaj ju keni nevojë për një antivirus. Për të poseduar një antivirus të mirë nuk është e domosdoshme që të jepni para për ta blerë një të tillë, pasi që Microsoft Security Essentials është mjaft i mirë. Natyrisht, mbrojtja më e mirë kundër sulmeve keqdashës është safe browsing (shfletimi i sigurtë).

Bëjani back up diskut tuaj. A është më mirë të bëhet një back up automatik apo me ndonjë vegël si Crashplan, për këtë zgjedhni vetë, por është me rëndësi të ruhen disa gjëra ashtu siç janë përpara se të ndërmirren disa hapa të caktuar për ndonjë përdorues të kompjuterit. Në thelb nuk është një rrugë e mbrojtjes, por mund të ju ndihmojë që të dilni nga shumë probleme.

Fshini skedarët e përkohshëm me CCleaner. Windows mund të ketë shumë rrëmujë dhe skedarë të përkohshëm që ndodhen në diskun tuaj dhe është një ide e mirë që t’i këto gjëra rregullisht. Ju mund të përdorni cilindo aplikacion për të bërë fshirjen e këtyre gjërave të panevojshme, por një alternativë e mirë për ta bërë këtë punë është CCleaner. Vetëm rregullojeni që automatikisht të veprojë sipas një orari dhe ju do të pastroheni nga gjërat e panevojshme në kompjuter.

Këto janë mbase vetëm disa rrugë të cilat ndihmojnë në mirëmbajtje të Windows-it. Nëse keni ndonjë ide tjetër, mund të shkruani në komente./pcworld

lexo më tepër »

Motorri i parë Fluturus .


Bllokimi i trafikut së shpejti mund të jetë një gjë e së kaluarës falë një shpikësi amator, i cili ka ndërtuar motorin e parë fluturues në garazhin e tij. Australiani Christofer Malloy investoi të gjithë kursimet e jetës së tij në projektin që iu deshën dy vite e gjysmë për ta përfunduar. Krijimi i tij - quajtur Hoverbike mund të arrijë deri në 100 mph (milje për orë).

Fansat e dezajnit e kanë krahasuar punën e Malloy-t me "motorët e shpejtësisë" nga filmi Star Wars apo me makinën nga filmi Back To The Future.

32 vjeçari, ish-pilot helikopteri, ndërtoi pajisjen e pabesueshme në garazhin e tij në Sydney, duke përdorur fibra karboni dhe një motor BMW.

Ai thotë se e ka ndërtuar në bazat e aeroplanëve dhe se një person që di të pilotojë një helikopter do ta ketë shumë më të lehtë të udhëtojë me këtë shpikje.

Malloy nuk pranon të tregojë se sa para ka shpenzuar në krijimin e këtij motori, por thotë se i ka kushtuar të paktën 140 stërlina në javë.

Mendohet se çmimi i motorit fluturues do të jetë rreth 45,000 stërlina. /albeu.com/
lexo më tepër »

Google prezanton rrjetin e tij social Google+ (VIDEO)


Google ka lëshuar rrjetin e tij social, në një përpjekje për të sfiduar Facebook-un me një shërbim që lidh së bashku të gjitha faqet e saj ekzistuese të tilla si Gmail.




Google+ është strukturuar në një mënyrë të ngjashme me Facebook. Megjithatë, miqtë e përdoruesit ose kontaktet grupohen në rrethe specifike të zgjedhjes së tyre.



Shefi ekzekutiv i Google, Larry Page, ka bërë rrjetin social një prioritet për motorin e kërkimit numër një në botë, pozicioni si porta kryesore e të cilit po vihet në rrezik nga njerëzit që qëndrojnë më shumë në Facebook dhe Twitter.



Por të tërheqësh konsumatorët në një tjetër rrjet social nuk do të jetë e lehtë, pasi beteja me Facebook-un do të jetë e vështirë, falë më shumë se 700 milionë përdoruesve të rrjetit social.



Përdoruesit në rrjetin social të Google mund të organizojnë miqtë e tyre në rrathë të ndryshëm sipas dëshirës - anëtarët e familjes, miqtë e universitetit, bashkëpunëtorët - dhe mund të ndajnë foto, video dhe informacione të tjera me ato grupe.



Google+ u zbulua në një edicion të limituar beta këtë javë. /albeu.com/



Shikoni videon:



lexo më tepër »

Tuesday, June 28, 2011

Microsoft ndihmon qeveritë në përgjimet në Skype


Një patentë e re e Microsoft zbulon se kompania ka në plan të instalojë një mjet në Skype që do t′i lejojë qeveritë për të monitoruar komunikimet në Skype.

Patenta, e cila ishte plotësuar në dhjetor të 2009, tregon në detaje mjetet e regjistrimit që do t′i lejojnë qeverisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit për kapjen, monitorimin, regjistrimin dhe ruajtjen e thirrjeve dhe mesazheve të çastit të përdoruesve, raporton Seattle Weekly.

Kur Microsoft mori Skype për 8.5 miliardë dollarë, shumë parashikuan se Microsoft do të bënte diçka për të dëmtuar imazhin e Skype dhe tani ata mund të kenë prova. /albeu.com/
lexo më tepër »

Windows 8, pranverën e ardhshme?


Nëse raportet janë të besueshme, Microsoft mund të nisë versionin e ardhshëm të sistemit të saj operativ prodhuesve në prill të 2012-s.

Marey Jo Foley, një ndjekës i mprehtë i eventeve në Microsoft ka zbuluar për blogun e ZDNet se kompania pritet të dorëzojë sistemin operativ Windows 8 tek prodhuesit në prill të 2012-s.

Foley gjithashtu ka zbuluar se versioni i parë beta i RTM (Lirimi për prodhim) Windows 8 pritet të dërgohet tek prodhuesit në shtatorin e këtij viti gjatë konferencës Build. Foley tha se raporti vinte nga një burim i afërt, megjithatë kompania nuk ka bërë asnjë koment. /albeu.com/
lexo më tepër »

Hackerët , dhe e ardhmja e tyre !


Termi haker (ang. hacker) keqpërdoret si nga media ndërkombëtare, ashtu edhe nga ato vendore. Në kuptimin origjinal hakeri ishte një anëtar i nën-kulturës së pasionantëve të kompjuterit dhe programimit që u zhvillua në vitet e 60-ta në Shtetet e Bashkuara, e në veçanti në MIT.

Hakerët mburren me aftësitë e tyre në sfidimin e sistemeve kompjuterike, në ripërdorimin dhe kombinimin e teknologjive ekzistuese për nevoja të reja por asnjë herë në dëmtimin e sistemeve apo në komprometimin e të dhënave personale. E zhvilluar më tutje që nga ajo kohë, kodi etik i hakerëve në fakt është shumë i lartë, ndoshta edhe më i lartë se të popullsia e gjerë. Ata qëndrojnë për transparencë dhe kundërshtojnë çfarëdo tendence nga korporatat apo qeveritë për të të drejtat e njeriut, sidomos të asaj në internet. Hakerët mbyllur apo kontrolluar teknologjitë për përfitime ekonomike ose për kontroll politik dhe kundër shtypjes së grupeve kundërshtare të pushtetit. Vet hakerët i quajnë kraker (ang. cracker) njerëzit që përdorin aftësitë kompjuterike për qëllime dashakeqe apo kundërligjore.

Menjëherë nga me sa u dha më sipër vërehet një konflikt në mes të
qëllimeve dhe metodave që mund të përdoren për t'i arritura ato qëllime. Zhvillimet më të fundit të iniciuara nga grupe si The Pirate Bay, Anonymous, LulzSec dhe Wikileaks kanë krijuar debate të nxehta për gjetjen e kufijve të lejuar të veprimeve etike në Internet. Secila nga këto organizata prekë aspekte të caktuara të shoqërisë.

The Pirate Bay, një ueb faqe që liston torrenta, ka synim ideologjik
luftimin e ligjeve për të drejtat e autorit të cilat shpesh shkruhen nga një grup i ngushtë lobistësh i korporatave mediale në Hollywood e pastaj imponohen nëpër botë. Nga Pirate Bay rrjedhë edhe Partia Pirate, një parti politike mjaft e suksesshme në Suedi dhe me delegatë edhe në Parlamentin Evropian.

Anonymous cak kryesor ka pas Scientology-n, një grup religjioz më bazë fantastiko-shkencore që manipulon anëtarët e saj. Anonymous po ashtu ka sulmuar organizatat që kanë vepruar kundër Wikileaks.

LuzSec ka sulmuar institucione qeveritare apo kompani të lidhura me qeveritë që kanë ndihmuar në përgjimin e grupeve opozitare apo kanë bërë kampanja të propagandës qeveritare në internet.

Wikileaks, më e famshmja nga këto që u përmendën, në mes tjerash, ka hedhë në publik dokumente inkriminuese të shkeljeve të ligjeve të luftës, që në vetvete nuk dënohet nga ligji, por edhe komunikime të tjera sekrete por të sinqerta të diplomatëve amerikan që jo domosdoshmërisht tregojnë për ndonjë shkelje. Julian Assange, fytyra publike e Wikileaks, thotë se privatësia i përket qytetarëve kurse transparenca qeverive.

Grupet shqiptare nga të vetëquajtur hakerë, të influencuar nga ndjenjat patriotike, cak kanë bërë kohët e fundit, të limituar nga mbrojtja më e fortë e faqeve prominente, faqet e nivelit të ulët të cilat vështirë se kanë të bëjnë me politikat e qeverisë Serbe ndaj Kosovës.

Të ballafaquar me këto zhvillime shumë publike, tash qeveritë e ndryshme kanë filluar të mendojnë në kontrollimin e internetit, në zbutjen e asaj që ata e shohin si një perëndim të egër kërcënues. Një samit i quajtur eG8 i mbajtur në maj në Paris në mes liderëve qeveritar të botës së zhvilluar dhe atyre të botës së teknologjisë ka dalë me propozime për bërjen e ofruesve të internetit (ISP) përgjegjës për aktivitetin e përdoruesve të tyre, që i detyron ISP-të të bëjë filtrimin e Internetit nga materiali që shkel ligjet e të drejtave të autorit dhe ligjet tjera që mund të krijohen në të ardhmen nga qeveritë respektive, si ato kundër pornografisë, qëndrimeve të caktuara politike, imazheve të dhunës etj. Diçka e tillë veç ndodhë në shtetet si Irani apo Kina, ndërsa Turqia ka bllokuar shërbimin YouTube për shkak të disa videove të cilat qeveria atje i ka konsideruar se sulmojnë identitetin turk. “Askush nuk duhet të harroj se këto qeveri janë të vetmit përfaqësues legjitim të vullnetit të popullit në demokracitë tona. Harrimi i kësaj është marrja e rrezikut të kaosit demokratik e si rrjedhoje edhe anarkisë," citohet të ketë përligjur Presidenti francez Sarkozy dëshirën për ndërhyrje të qeverive në rregullimin dhe kontrollimin e Internetit.

Në një hap tjetër për të ndryshuar natyrën e Internetit, ISP-të po kërkojnë të bëjnë diskriminim në trafikun që bartin varësisht nga çmimi që paguan shërbyesi i atij trafiku. Kështu, firmat e mëdha si Google mund të detyrohen të paguajnë nëse dëshirojnë që shërbimet e tyre të barten me shpejtësi prioritare ndërsa faqet personale ose ato të novatorëve pa mundësi pagesë do të mbesin të fundit. Si përgjigje ndaj këtyre zhvillimeve, disa shtete e edhe Kombet e Bashkuara kanë shpallur qasjen në internet të drejtë njerëzore, kurse Holanda është bërë shteti i dytë që ndalon diskriminimin e trafikut në Internet.

Interneti është bërë inkubator i lirisë së fjalës, transparencës, kreativitetit intelektual të një proporcioni edhe më të madh se ajo e filluar nga hakerët origjinal, dhe mundësi për bizneset dhe grupet politike t'i sfidojnë lojtarët ekzistues dhe ta qojnë përpara shoqërinë njerëzore. Përderisa disa shkelje të vogla janë të paevitueshme, përfitimet që i ofron Interneti në formën ekzistuese nuk duhet të dëmtohen. Duhet të rezistohet çdo përpjekje sado qëllimmirë për të ndryshuar natyrën e Internetit./pcworld

lexo më tepër »

Google Chrome 12 me veçori të reja

image



Chrome është një shfletues shumë i mirë i ndërtuar nga Google. Që kur u paraqit për herë të parë, Chrome ka sfiduar denjësisht shfletuesit e tjerë si Internet Explorer, Firefox, Safari dhe Opera. Me një paraqitje të thjeshtë dhe të çelët, Chrome është mjaft i përshtatshëm për t’u përdorur për shfletim të uebit.



Google Chrome vazhdon që të zgjerojë funksionimin e shfletuesve me lëshimin e fundit të versionit stabil të radhës – Google Chrome 12. Ky softuer është i gatshëm për përdoruesit e Windows, Mac dhe Linux. Shfletuesi ka përmirësuar sigurinë, privatësinë dhe mbështetjen për grafikë.



Veçoritë e Chrome 12



  • Integrim i sinkronizimit të opsioneve brenda faqes

  • Përshpejtim harduerik 3D CSS

  • Mbrojtje me shfletim të sigurtë kundër skedarëve keqdashës

  • Mund të fshijë cook-it e Flash brenda shfletuesit Chrome

  • Lexues i përmirësuar i ekranit

  • Paralajmërime të reja kur shtypet Command-Q në Mac

  • Lëshon aplikacione nëpërmjet emrave nga Omnibox


  • Është largues i Google Gears


Shkarkoni këtë lloj të ri të shfletuesit


Chrome i përdoruesve do të përditësohet automatikisht në këtë version të ri gjatë ditëve në vijim. Nëse ende nuk e përdorni këtë shfletues, ju mund të shkarkoni Google Chrome 12 nëpërmjet lidhjeve të mëposhtme


Shkarkoni Google Chrome 12 për Windows XP, Vista dhe Windows 7.


Shkarkoni Google Chrome 12 për Mac.


Shkarkoni Google Chrome 12 për Linux/pcworld

lexo më tepër »

Kompjuterët që të mësojnë më shumë se truri biologjik



Studiuesit në Universitetin e Exeter thonë se puna e fundit duke përdorur materiale të fazës në ndryshim mund të hapë rrugën për krijimin e kompjuterëve që të mësojnë më shumë se truri biologjik. PCMs u përdorën për të ekzekutuar katër funksionet themelore aritmetike si dhe informacionet për dyqane. Kjo tregon se faza-ndryshimet materiale mund të përdoren për prodhimin e neuroneve artificiale dhe synapses./ kekompjuter/
lexo më tepër »

Windows XP SP3 Mac OSX Glass Edition (2011)

Posted Image


Windows XP SP3 Mac OSX Glass Edition 2010 ISO | Bootable | Activated | 620 MB

ISO | Bootable | Activated | 620 MB
Windows XP SP3 Mac OSX Glass Edition 2010

Platform: x86 (32-bit)

Windows XP Pro Corp sp3 with working Open License key, Fully Unnattended with Black Transperant Glass them that uses no resources and doesnt even run any extra Processes.


Language: English



Support Sata Drivers:yes

File Size: 619 MB

add program

vista icon

reflexive icons

safari browser

msn live 8.5


leopard launchbar 1.5

WMP 11

IE 8
Posted Image

Posted Image


http://www.filesonic.com/file/1293135761/Win.XP.SP3.Mac.OSX__warezfreaks.org.part1.rar
http://www.filesonic.com/file/1293138841/Win.XP.SP3.Mac.OSX__warezfreaks.org.part2.rar
or
http
://www.wupload.com/file/31977504/Win.XP.SP3.Mac.OSX__warezfreaks.org.part1.rar
http
://www.wupload.com/file/31977505/Win.XP.SP3.Mac.OSX__warezfreaks.org.part2.rar
or
https
://rapidshare.com/files/3564126396/Win.XP.SP3.Mac.OSX__warezfreaks.org.part1.rar
https
://rapidshare.com/files/2524561868/Win.XP.SP3.Mac.OSX__warezfreaks.org.part2.rar
lexo më tepër »

Sulmohet faqja e internetit e CIA-s


Agjencia Qëndrore e Inteligjencës amerikane, CIA, ka deklaruar se është duke verifikuar raportet se faqja e tyre e internetit është sulmuan nga hakerë të kompjuterit.
Grupi i hakerëve, “Siguria Lulz”, ka lajmëruar përmes një mesazhi në rrjetin social, Tëitter, se e ka sulmuar faqen e internetit, cia.gov. Disa vështirësi janë raportuar në qasjen në këtë faqe interneti mbrëmjen e së merkurës, mirëpo ishte e paqartë nëse këto vështirësi janë shkaktuar nga grupi që e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Grupi “Lulz” më hëret gjatë javës e ka lajmëruar një sulm në faqen publike të internetit të Senatit amerikan duke thënë se kanë vjedhur të dhëna nga shërbimi kompjuterik i trupit legjislativ amerikan.
Grupi gjithashtu e ka marrë përgjegjësinë për një seri sulmesh kibernetike, përfshi edhe operacionet në internet të kompanisë, SONY dhe faqen e internetit të Sistemit të Transmetuesit Publik amerikan.
lexo më tepër »

Asteroidi kalon pranë Tokës


Një asteroid i posazbuluar do të kalojë sot pranë planetit tonë në largësi prej “vetëm” 13.000 kilometrash. Asteroidi, i cili është zbuluar para disa ditësh, quhet 2011 MD dhe është dyfish më i madh sesa shumica e asteroideve që deri më tash janë vërejtur në afërsi të Tokës.
Ai ishte zbuluar nga teleskopi automatik në kuadër të programit shkencor “Linear”, i cili detekton objektet kozmike në afërsi të planetit tonë.
Programi “Linear” drejtohet nga shkencëtarët e Institutit teknologjik në Masaçusets (MIT), ndërsa financohet nga aviacioni amerikan dhe NASA.
Thuhet se Asteroidi 2011 MD gjatë kalimit nuk do të hyjë në atmosferën tonë, andaj nuk konsiderohet i rrezikshëm për Tokën. Megjithatë ekziston një mundësi e vogël që mund të godasë ndonjë satelit të bërë nga njeriu.
Banorët e hemisferës jugore me ndihmën e teleskopit do të kenë mundësi që ta shohin asteroidin./Kosovapress/
lexo më tepër »

Facebook lidh 10% të popullsisë së botës


Kosova në regjistrimin e fundit arriti në rreth 2 milion banor, ndërsa Facebook gjatë ditës së djeshme arriti në 750 milion përdorues, duke numëruar kështu më shumë se 10 për qind të popullsisë së botës.

Mark Zuckerberg mesa duket i ka punët mirë, dhe në këtë gjë ka ndikuar edhe fakti se Cameron dhe Tyler Winklevoss, ish kolegë të tij në Harvard vendosën që nuk do të apelojnë në Gjykatë Supreme për të kërkuar dëmshpërblimin e tyre prej 65 milion dollarë me Facebook dhe bashkë-themeluesin e saj.Por ata vendosën që të shkojnë tutje me një padi tjetër që ka të bëjë me dëshmi të fshehura në vitin 2008, kur u bënë negociatat për marrëveshje.

Megjithatë këto gjëra kanë pak rëndësi kur shohim se rrjeti social më i famshëm në botë, arriti në 750 milion përdorues aktiv gjatë çdo muaji. E nëse bëjmë disa llogari të vogla, pra nëse kemi parasysh se planeti jonë i bukur i ka rreth shtatë miliard banor, atëherë del se më shumë se 10 për qind e botës është pjesë e Facebook.

Shifra zyrtare ende nuk është konfirmuar por një burim i afërt me kompaninë, që ka folur me TechCrunch ka potencuar këtë gjë. /pcworl

lexo më tepër »

Monday, June 27, 2011

Toshiba kompakte DX1215


New York, 27 qershor - Toshiba në fillim të korrikut në SHBA nis shitjen e kompjuterit all-in-one, DX1215 me ekran të ndjeshëm në prekje. Ekrani ka diagonale prej 21,5 inçësh dhe HD rezolucion të plotë, ndërsa Toshina në paket liferon edhe Bluetooth tastierën dhe miun pa tela.

Kompjuteri hardverikisht bazohet në procesorët Sandy Bridge të Intelit, Core i5 dhe i7 dhe ka disk me 1 TB, DVD rekorder, dy porte USB 3.0, dalje HDMI, TV tuner dghe stereo altoparlantë të integruar të kompanisë Onkyo. Çmimi do të duhej të jetë 930 dollarë.
lexo më tepër »

Facebook tani edhe me muzikë


“Facebook siç duket e ka seriozisht punën e muzikës dhe medies” shkruan Om Malik në GigaOm.com, duke shpalosur detaje në lidhje me ambiciet e reja të rrjetit social për të zbuluar një vend të ri mes muzikës dhe miqve. Marrëveshja e re siç duket do të përfshijë partneritet me shërbimin muzikor ndërkombëtar Spotify, dhe ndoshta edhe me shërbime tjera muzikore që janë në bisedime me Facebook.

Sipas Malik, do të ketë integrim të thellë të muzikës në kuadër të faqes, duke përfshirë edhe një link të zakonshëm në anën e majtë afër pjesëve si “Fotografi”, “Miq”, “Grupe”, “Faqe”dhe “Lojëra”. Duke klikuar këtë link do të hapet një ndërfaqe për muzikë të cilën përdoruesit do të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë për të dëgjuar muzikë prej partnerëve muzikor të Facebook.

Në këtë faqe përdoruesi do të shoh këngë të rekomanduara prej miqve, paralajmërime në lidhje me atë se çka kanë dëgjuar miqtë e tyre, top këngët dhe albumet në mesin e miqve, një element që tregon se çka po dëgjohet tani, etj. Sipas përshkrimit integrimi do të jetë hapi i radhës i rrjetit më të madh social në botë, por megjithatë nga historia e dimë se Facebook ka evituar këtë rrugë. Përveç aplikacioneve të palëve të treta nuk ka pasur “Facebook Music”të ofruar tek më shumë se gjysmë miliard përdoruesit e rrjetit. Por mesa duket vrasja e MySpace është e paevitueshme.

Konkurrenti i fokusuar në muzikë MySpace po ka vështirësi për të gjetur një blerës, dhe pavarësisht se ka kaluar koha e tij, MySpace ishte vendi ku njerëzit mësuan për grupe muzikor, artist apo edhe rekomandime prej miqve. Sipas Malik shërbimi muzikor i Facebook në anën tjetër do të jetë më i pastër dhe do të ndërtohet në fuqitë kryesore të Facebook.

Sipas analistëve Facebook Music ka gjasa të tejkalojë edhe suksesin e dështuar të rrjetit muzikor të Apple, “Ping”gjë dështoi ende pa ja nisur mirë. Sipas asaj që po shihet tani Facebook po zbret në skenë duke konkurruar edhe me Ping edhe me MySpace. Kjo është një formulë që ka gjasa të funksionojë, duke hequr në këtë formë edhe më tej urinë e përdoruesve në rrjetet sociale.
lexo më tepër »

Spanja “kap” hakerët që sulmuan rrjetin e kompanisë Sony


Hakerët prapa sulmit të rrjetit të Playstation mund të jenë më pak anonim sesa që kanë menduar. New York Times ka raportuar se policia në Spanjë kanë arritur të arrestoj tre individë për të cilët thuhet se janë të përfshirë në sulmet e fundit dhe të vazhdueshme kundër PSN.

Sipas Policisë Kombëtare të Spanjës, tre të dyshuarit janë liderë brenda versionit lokal Spanjoll të Anonymous. SNP pretendon se një kompjuter i zbuluar tek shtëpitë e njërit prej të dyshuarve ishte direkt i përfshirë me lansimin e sulmeve kundër ueb faqeve që përfshinin Playstation Store, dy banka në Spanjë, në kompani energjetike italiane dhe ueb faqe të qeverive në Egjipt, Iran, Libi, Zeland të re dhe vende tjera. Dhe Wall Street Journal raporton se SNP kanë gjetur dëshmi të teknikave enkriptuese të nivelit të lartë që janë përdorur për të maskuar identitetin online.

Policia e Spanjës e përshkruan Anonymous si një grup të organizuar në celula dhe të shpërndara në shumë vende, që punojnë në tandem për të arritur caqe të ngjashme. BBC në anën tjetër raporton se hetimet kanë filluar në tetor të vitit 2010 dhe në to janë përfshirë edhe “Cyber Policia e Spanjës” që ka hetuar me “miliona reshta të bisedave në chat” për të identifikuar keqbërësit
lexo më tepër »

Hakeri "GeoHot", punon për Facebook-un?!


Hakeri i famshëm i PlayStation George "GeoHot" Hotz ka shkuar tek Facebook-u. Është e paqartë se me çfarë merret Hotz tek zyrat e Facebook-ut, por thuhet se ai mund të jetë pjesë e skuadrës së programimit për të krijuar aplikacionin e ri të rrjetit social në lidhje me iPad-in.

Lajmi u konfirmua nga faqja e Facebook-ut të Hotz, ku ai e kishte listuar veten si një inxhinier kompjuterik për Facebook-un që nga 9 maji 2011 (që kishte qënë dita e tij e parë zyrtare në punë)
lexo më tepër »

Anonymous vendos online programin anti-terrorist të SHBA-së


Shpërbërja e Lulzsec ka përkuar me lirimin e një numri dosjesh nga Anonymous që përfshijnë dokumente në lidhje me sigurinë dhe burimet haker në internet, si dhe adresat e zyrave të FBI-së në SHBA.

Dosja 625 MB (SENTINEL Security Utilities - Cyberterrorism Defense and Analysis Center) tani është gjerësisht e disponueshme në internet dhe duket se ka ardhur nga FEMA (Federal Emergency Management Agency) e SHBA-së.
lexo më tepër »

Mitsubishi prezanton televizorin e ri HD


Mitsubishi do të nxjerrë në treg në muajin Korrik prototipin e televizorin Full HD, Real Engine LCD-22BLR500.

Bëhet fjalë për një TV me ekran 22-inch me prekje, me një memorje të integruar 500 GB, me lexues dhe shkrues Blu-ray, një lexues për kartën e memorjes SD, një portë USB-je dhe një portë për Internetin.

Televizori LCD i Mitsubishit do të dalë në tregun japonez në muajin Korrik dhe do të kushtojë 1.239 $.
lexo më tepër »

Toshiba shpalos modelin e ri DX1215 All-in-One




image



Ky që po shihni këtu në fotografi është desktopi i parë all-in-one i Toshiba’s për tregun e SHBA’s.


Duke gjykuar vetëm në bazë të specifikave, juve as që do t’ju shkonte në mendje se bëhet fjalë për një all-in-one PC.


Shasia e aluminit që ofron hapësirë për komponentet e PC’s, mundëson që aty të vendoset pa problem një Core i5 apo Core i7 Sandy Bridge së bashku me një HDD 1TB me 7200 RPM, pastaj dy porte USB 3.0, katër porte USB 2.0, HDMI, DVD SuperMulti Drive dhe gjithashtu ka një TV tuner opsional në ofertë.



Përveç kësaj Toshiba do të paraqes këtë sistem të bukur me ekran 21.5 inç, me një tastierë dhe maus të madhësisë së plotë të cilët do të komunikojnë përmes Bluetooth’it me njësinë në fjalë.


Data e paraqitjes në treg parashihet të jetë 3 korriku, ndërsa çmimi do të filloj prej 929 dollarë. /pcworldalbanian



lexo më tepër »

Chromebook-ët të gatshëm për paraporosi


Google Chromebooks nga Acer dhe Samsung mund të paraporositen përmes Amazon dhe BestBuy.

“Asgjë përveq web-it: Samsung & Acer #chromebooks mund të paraporositen nga @Amazon dhe @BestBuy në Amerikë.” cicëroi sot Google në Twitter.

Acer Cromia 3G është në shitje për $449.99 ndërsa versioni Wi-Fi mund të blehet për $379.99. Specifikat e netbook-ut janë ekrani 11.6inch, 16GB hard drive, 1.66GHz procesor, 64MB ram, 2 porta USB dhe bateri që mund të qëndrojë deri në 6 orë.

Samsung Series 5 3G kushton $499.99 ndërsa versioni Wi-Fi kushton $429.99. Specifikat e tij janë: ekran me rezolucion 1.280 x 800 piksela, 2GB memorje, 16GB hard drive, 1.66GHz Intel Atom procesor, 2 porta të USB dhe mban baterinë 8.5 orë.

Chromebook pritet të sjellin risi në tregun e netbook-ave për shkak të sistemit të tyre operativ, Chrome OS i cili bazohet në web dhe në web aplikacione.

Çka mendoni ju, a ia vlen të blehet një llaptop i tillë? A do të bleni ju një të tillë?

lexo më tepër »

Lian Li PC-A05FN


New York, 27 qershor - Prapa emrit të kriptuar PC-A05FN fshihet shtëpiza mid-tower e kompanisë Lian Li me brendi të dizajnuar mjaft mençur. Shtëpiza pranon pllakat ATX dhe kartelat me gjatësi deri 280 mm, ndërsa hapësira shtesë për komponentë më të fuqishëm është fituar me vendosjen e pazakontë të furnizimit.

Ka hapësirë për të vendosur tri disqe 3,5-inçëshe në pjesën e përparme nën kafaz. Në shtëpizë ka mundësi të futen edhe dy ndarje optike, ndërsa në anën e përparme janë në disponim audio dhe USB konektorët. Lian Li në shtëpizë integron në mënyrë serike edhe dy ventilatorë 120-milimetërsh, ndërsa çmimi i kësaj zgjidhje është 119 dollarë.
lexo më tepër »

WordPress e infektuar me softuer malinj


New York, 27 qershor - Administratorët e blogging platformës dhe CMS-së së popullarizuar WordPress.org kanë këshilluar shfrytëzuesit e sistemit që të ndërrojnë passwordët pasi që kanë zbuluar që dikush ka ndërhyrë në sistem dhe pa dijeninë e tyre ka vendosur softuer malinj. Tre pluginët e popullarizuar (AddThis, WPtouch dhe W3 Total Cache), është zbuluar që përmbajnë backdoor të fshehur mjaft mirë i cili ashiqare është uploaduar nga persona të paautorizuar. Ata që qëndrojnë prapa këtij projekti nuk dinë se sa gjatë ishin në disponim këta pluginë, por përkohësisht kanë mbyllur repozitoriumin derisa nuk kontrollohet në detaje. Të gjithë ata që kanë marrë dhe instaluar këta pluginë në 2-3 ditët e fundit duhet t’i eliminojnë, dhe të marrin versionet e ofruara tani në sajt.

Duhet theksuar që me këtë problem nuk është prekur WordPress.com, por vetëm WordPress.org.
lexo më tepër »

Vizioni i Intelit për superkompjuterët e së ardhmes


Kaliforni, 27 qershor - Në konferencën ndërkombëtare superkompjuterike (International Supercomputing Conference – ISC) në Hamburg, përfaqësuesit e Intelit prezantuan vizionin e tyre për kompjuterët ExaFLOP/s.

ExaFLOP/s është një trilion operacione me presje dhjetore në sekondë, ose përafërsisht 100 herë më shumë se superkompjuterët më të fuqishëm tani. Për të arritur peformansa të tilla përfaqësuesit e Intelit theksojnë që nevojitet qasja e demonstruar në arkitekturën e tyre Many Integrated Core (MIC). Produkti i parë i Intelit i bazuar në arktitekturën MIC, me emrin e koduar Knight Corner, do të duhej të prodhohej me proces 22-nanometërsh me tranzistorë 3-D Tri-Gate, ndërsa Inteli tashmë ua liferon partnerëve platformën përkatëse zhvillimore softuerike me emrin e koduar Knights Ferry.

Në Inteli pritet që deri më 2013 superkompjuteri më i shpejtë në botë të ketë më shumë se 1 milion procesorë, ndërsa ky numër deri më 2105 do të duhej të dyfishohet, kurse deri në fund të dekadës do të duhej të arrijë në 8 milionë copë. Performansat e sistemeve më të fuqishme në listën Top500 do të duhej që deri në vitin 2015 të arrin në 100 PetaFLOP/s, gjegjësisht biliarda operacione me presje dhjetore në sekondë, ndërsa kufiri prej një ExaFLOP/s do të duhej të kapërcehej gjatë vitit 2018. Deri në fund të dekadës superkompjtuerët më të shpejtë në botë do të duhej të kenë performansa më të mëdha se 4 ExaFLOP/s.
lexo më tepër »

Arrin Shuttle XG41


New York, 27 qershor - Shuttle ka prezantuar një barebone kompjuter interesant të quajtur XG41 Barebone, i pari nga linja e re e prodhimeve. Kompjuteri ka dizajn të pastër dhe të pëlqyeshëm dhe shtëpizë kompakte me vëllim rreth 3 litra që e bën praktike për vendosje në kushte me hapësirë të kufizuar.

XG41 bazohet në platformën diç më të vjetër dhe pranon procesorët Core 2 të Intelit për socket LGA775 (maksimum 65 W TDP) dhe deri 8 GB memorie DDR3 përmes dy slloteve memorie. Çipseti është Intel G41 Express me bërthamë grafike të integruar GMA-X4500. Me këtë barebone vjen edhe furnizimi me fuqi 90 W (pa ventilator), ndërsa është integruar edhe zgjidhja për ftohje me gypa largues të nxehtësisë dhe dy ventilatorë të qetë.

Shfrytëzuesit mund të fusin deri 3 disqe 2,5” për laptopë dhe drajv optik slim, ndërsa pllaka amë në ofertën e konektorëve ka lidhje audio, HDMI, DVI, dy porte gigabitëshe LAN dhe RS232 dhe katër porte USB prapa. Konektorët për audio janë të pranishëm në anën e përparme, ndërsa çmimi i XG41 barebone është 159 euro.
lexo më tepër »

Model i ri i Galaxy Tab


Tabloja 7 inç i Samsung-ut, Galaxy Tab, konsiderohet si tabloja e parë e cila ka arritur t’i bëjë konkurrencë Apple-s dhe iPad-it të tij, edhe pse me kalimin e kohës, ai ka mbetur nën hije për shkak të daljes në treg të modeleve më të mëdhenj, por duket se nga kjo kompani nuk do të heqin dorë nga zhvillimi i tij i mëtejmë.
Kështu, tani flitet se Samsung po përgatit modelin e gjeneratës së dytë të kësaj pajisjeje, e cila në treg pritet të paraqitet gjatë shtatorit. Galaxy Tab 2 pritet të ketë një harduer më të fortë – procesor me dy bërthamë 1.2GHz, 1GB RAM dhe softuer të ri, por jo edhe Honeycomb i cili është përshtatur në tablo, por do të punojë në sistemin operues Android 2.3 Gingerbread.
Në Samsung presin shumë nga tregu i tablove dhe deri tani kanë prezantuar tri modele me diagonale të ndryshme të ekranit – 7, 8.9 dhe 10.1 inç.
lexo më tepër »

Google lanson dy veçori të reja


Google dje lansoi dy veçori të reja, kërkimin me zë (akoma në fazat fillestare) si dhe ka shtuar një mundësi të re për kërkimin e fotografive.

Për kërkimin e fotografive tani pos metodes ‘tradicionale’ mund të përdorni edhe një formë tjetër. Ju duhet të ngarkoni foton në vendin e posaçëm dhe pastaj Google do të ju shfaq informacionet dhe fotografite e ngjashme që lidhen me këtë fotografi. Për ta provuar klikoni mbi këtë link:http://www.images.google.com/

Ndërsa opcioni tjetër ‘Google Voice Search’ ju mundëson që përmes zërit të kërkoni online. Për të kërkuar përmes zërit mjafton të klikoni mbi butonin e caktuar dhe të flisni anglisht rrjedhshëm. Akoma është në fazat fillestare mirpo testimet që disa faqe kanë bërë kanë treguar shenja të mira. P.sh faqja e mirnjohur Mashable në testin e tyre nga 10 fjalë që kanë përdorur, 7 Google Voice Search i ka njohur dhe i ka paraqitur rezultatet me sukses. Për momentin është i përhapur në Angli por po punohet që të bëhet i përdorshëm në të gjitha shtetet e botës. Për ta provuar ndiqni linkun në vazhdim:http://www.google.com/insidesearch/voicesearch-chrome.html

lexo më tepër »

Top Smarthphone-t për verë


Popullariteti i Smarthone-ve po rritet dita-ditës dhe në këtë kontribuojnë mundësitë më të mëdha që dalëngadalë por shndërrohen në standard, falë harduerit të zhvilluar qasja në multimedia është më e shpejtë dhe më e thjeshtë. Smartphone-t gjithnjë e më shumë po bëhen pajisje e paevitueshme për gati çdo njeri. Ne ju prezantojmë disa nga top Smartphone-t e kësaj vere.
HTC Wildfire
Wildfire është një model më i vogël, më i dobët por me çmim shumë më të volitshëm se versioni Desire. Natyrisht se vjen me sistemin operues Android 2.1, me ekran 3.2 inç i ndjeshëm në prekje, kamerë 5 MP, mundësi të lidhjes në WLAN, akselerometër, në të vërtetë me të gjitha gjërat që i nevojiten një Smartphone. Integrimi në rrjete sociale është e shkëlqyeshme, kështu që përmes aplikacionit Friend Stream, pa logim në Facebook apo Twitter, mund të mësoni statuset e tyre më të reja, fotot apo linqet që i kanë botuar miqtë tuaj. Mangësia kryesore e Wildfire, është rezolucioni tepër i vogël i ekranit (240 x 320 piksel) në krahasim me madhësinë e ekranit (3.2 inç), me çka do të keni vështirësi për të lexuar shkronjat e vogla në ueb.
Sony Ericsson Xperia X8
Xperia X8 është vendosur në mes, respektivisht me madhësinë e saj është mes Xperia X10 dhe Xperia X10 mini/pro, si për nga madhësia, ashtu edhe për nga specifikat e tij. Edhe Xperia vjen me sistem operues Android, por me version pak më të vjetër 1.6, ekran 3 inç i ndjeshëm në prekje, kamerë 3 MP, mundësi lidhjeje me WLAN, akselerometër. Aplikacioni Timescape është shumë praktik dhe lehtëson shikimin e SMS-ve, e-mail-it, Facebook apo Twiter-it, riprodhimin e muzikës, fotove të bëra me fotoaparat, etj. Fotot e realizuara me këtë kamerë janë të kualitetit shumë të mirë, e gjithashtu edhe videot.
LG Optimus One
Optimus One vjen me sistemin operues Android 2.2 Froyo dhe pa problem mund të matet me pajisjet superiore mobile. Optimus One është i pajisur me ekran 3.2 inç i ndjeshëm në prekje, kamerë 3 MP me auto-fokus, mundësi lidhjeje me WLAN, akselerometër. Optimus One ofron vërtet shumëçka për jo shumë para, çka është njëra nga arsyet e popullaritetit të tij. Posedon 600 Mhz CPU i cili përkrah 419 MB RAM, pa problem e lëviz Froyo-n. Mangësia më e madhe e tij është mungesa e Flash-it, kështu që nga kamera nuk mund të priten foto serioze.
Nokia C5-03
Nokia C5-03 është trashëgimtare e Nokia 5800 XpressMusic, e cila ka shënuar sukses të madh në treg. Ky model është tradicional, kështu që vjen me softuer Symbian, pastaj ka ekran 3.2 inç i ndjeshëm në prekje, kamerë 5 MP, me mundësi të lidhjes me WLAN, akselerometër. Ky model është i pajisur me lidhje shumë të shpejtë 10.2 Mbps HSDPA dhe 2Mbps HSUPA, por edhe shumë opsione tjera, duke përfshirë edhe ato për lidhje me rrjete sociale.
Samsung i5800 Galaxy 3
Ky Samsung është i pajisur me sistem operues Adroid v2.1 i cili është i lëvizshëm në procesor 667 MHZ dhe me 256 MB RAM, çka në tërësi ofron përjetim të Smartphone-it. Është i pajisur me ekran 3.2 inç i ndjeshëm në prekje, kamerë 3.2 MP me auto-fokus, akselerometër, mundësi lidhjeje me WLAN. Rezolucioni i ekranit nuk është aq i mirë, pasi ekrani 3.2 inç kërkon rezolucion më të madh se 240×400 piksel, por ka mundësinë e MultiTouch-it, vetë kamera 3.2 MP nuk tingëllon aq mirë, por punën e kryen shkëlqyeshëm.
lexo më tepër »

Edhe Sega sulmohet nga hakerët


Kompanive të shumta të cilat kohëve të fundit kanë probleme me hakerët, tani i është bashkuar edhe Sega. Kjo kompani ka bërë të ditur se i janë vjedhur të dhënat e më shumë se 1.3 milion përdoruesve.
Hakerë të panjohur kanë vjedhur emrat, e-mail-at, datat e lindjes dhe pasword-at e përdoruesve të rrjetit on-line Sega Pass, por pasi nuk janë vjedhur të dhënat që lidhet me numrat e xhirollogarive, nuk ka frikë se përdoruesve mund t’u vidhen edhe paratë. Në Sega kanë kërkuar falje për këtë situatë dhe tani po punojnë për përmirësimin e sigurisë.
Pasi është zbuluar se të dhënat janë vjedhur, nga kjo kompani i kanë informuar të gjithë përdoruesit dhe është interesant se atyre u është ofruar ndihmë nga hakerat dhe atë nga Lulz Security, të cilët edhe vet qëndrojnë prapa sulmeve të shumta të hakerëve, por kur bëhet fjalë për adhuruesit e Segina Dreamcast, ata kanë vendosur të nisen në gjueti për të zbuluar vjedhësit e dhënave të kësaj kompanie.
lexo më tepër »

Samsung laptop që mbushet me energji diellore


Për ata që duan ta mbrojnë ambientin, tani e kanë mundësinë të blejnë një laptop i cili mbështetet në energjinë diellore. Së shpejti kompania Samsung do ta lansojë modelin e saj të ri të laptopit, Samsung NC215S Solar Powered, i cili fillimisht do të shitet në SHBA dhe Rusi.
Laptopi i cili kursen energjinë dhe furnizohet me energji diellore, më 3 korrik do të jetë në shitje në tregun amerikan. Samsung NC215S duhet t’i ekspozohet diellit për më shumë se dy orë, për të fituar një orë energji për punë në laptop, ndërsa kur laptopi mbushet në maksimum, atëherë puna e pavarur mund të shkojë deri në 14 orë.
Samsung NC215S posedon ekranin me 10.1 inç me rezolucion 1024 x 600 piksel, 1GB RAM, procesorin 1.66 GHz Intel Atom N570 dual-core. Çmimi i tij pritet të jetë rreth 400 dollarë.
lexo më tepër »

Tri shprehitë më irrituese në Facebook


Facebook-u momentalisht është rrjeti më i popullarizuar shoqëror në botë, të cilin e vizitojnë qindra miliona njerëz të të gjitha gjeneratave. Edhe pse është argëtuese të vështroni profilin e miqve të tu apo partnerit tuaj, ekzistojnë gjëra që kalojnë të gjithë kufijtë dhe shndërrohen në mani të kësaj forme të komunikimit.
Shumica e atyre që posedojnë një llogari në Facebook, përdorin forma të ndryshme të komunikimit, të cilat vërtet janë irrituese dhe nuk do të duhej të përdoreshin në asnjë mënyrë në një rrjet të tillë siç është Facebook-u. Më poshtë do ta kuptoni se cilat janë tri gjërat më irrituese të cilat asesi nuk duhet t’i bëni në Facebook.
1. Bisedat seksi mbani për vete
Duke marrë parasysh se në Facebook jeni të rrethuar me njerëz shumë të afërt, askujt nuk i intereson jeta seksuale e mikut apo të afërmit. Porositë seksuale mes teje dhe partnerit tuaj, si: 'Mezi pres të t’i shqyej brekët” apo “përgatitu për seks të zjarrtë të cilin nuk do ta harrosh kurrë, të pres e gatshme”, na besoni se nuk i interesojnë askujt. Mbani këto për porosi private dhe jo për postim në llogarinë tuaj.
2. Mjaft me fotografi!
Qindra fotografi nga shëtitjet, udhëtimet, daljet e natës dhe aventurat tuaja, në të cilat je ti dhe ai, apo ai dhe ti dhe mikesha juaj, mund të jenë tepër irrituese dhe monotone dhe nuk do t’i pëlqejnë askujt. Është mirë të dëshironi që miqtë tuaj të shohin se si argëtoheni dhe se si jeni rregulluar mirë për një argëtim të çmendur, por pas 500 fotografive me të njëjtën shprehje të fytyrës në destinacione të ndryshme, kjo shndërrohet në diçka irrituese. Një argëtim të tillë ua lëshoni fëmijëve.
3. Statuset e panevojshme
Duke surfuar nëpër Facebook, dalëngadalë filloni të ndjeheni si një mizë në murin e shtëpisë së dikujt tjetër. “Mirëmëngjesi, bëj një kafe, tash po vi”, përgjigja është: “Kur?”, “A je e gatshme për ditën e sotme?”, “Hej, unë jam e pikëlluar”, përgjigjja: “Pse?” apo “Sërish më dhemb koka”, përgjigja: “Kush të zemëron?”, këto janë postimet të cilat pas një kohe bëhen tejet qesharake. Mundohuni në vend të të shkruarit, të bisedoni dhe me komunikim të duhur, të vini deri te rezultati i dëshiruar. Thirreni personin të cilit dëshironi t’i thoni diçka dhe zgjidheni këtë në mënyrë të zakonshme: me komunikim verbal!
lexo më tepër »

 
Powered by Ke kompjuter Blog