• Me rëndësi: Përcillni hapat sipas radhës. • Mbani mend: Vetëm pse kan shkuar (larguar, hjekur) simptomat, kjo nuk do të thotë se edhe malware janë hjekur nga kompjuteri i juaj. Sugjerohet fuqishëm që të postoni të gjitha përmbledhjet deri sa të pastrohet kompjuteri juaj. Pastaj do të pranoni hapat e posaçëm final për pastrimin e kompjuterit tuaj, lidhjet tek programet dhe këshillat për të parandaluar infektimet në të ardhmen. Nëse për ndonjë shkak nuk mund të ekzekutoni ndonjërin ga hapat vijues, kaloni tek hapi tjetër dhe shënoni vërejtjet se çka ndodhi që nuk keni patur sukses.
• Nëse ndonjë hap nuk e kuptoni, ndaluni dhe bëni pyetje!
• Postoni të gjitha kërkesat / përgjigjet në të njëjtën temë.
• Vazhdoni të përgjigjeni / reagoni derisa çdo gjë për juve është e kjartë.
• Keni durim: Largimi i Malware mund t’na marr kohë dhe të jetë stresuese për neve ashtu si është edhe për juve.
Sunday, June 26, 2011
Si të largojmë Malware nga Kompjuteri
Posted by Edi on 9:22 AM
Më poshtë janë hapat që duhet të ndërmirren për të filluar procesin e largimit të Malware-ve. Hapat vijues do të paraqesin tre përmbledhje të cilat kërkohen që ju ti vendosni me postimin tuaj.
