Friday, April 27, 2012

Zynga raporton të ardhurat


Kompania e sukseshme e krijimit të lojrave në Facebook, Zynga, ka kaluar parashikimet e ekspertëve në të ardhurat e cerekut të parë. Zynga ka përfituar rreth $329 Milionë. Kjo shifër është shumë pozitive për kompaninë krahasuar me atë të cerekut të katërt të 2011-s, $311.2 Milionë.






Analistët dhe ekspertët kishin parashikuar një fitim prej $317 Milionë, Këto të ardhura janë më të mëdhatë që kompania ka përfituar ndonjëherë.


Zynga thotë se përdoruesit mujorë kanë efekt drejpërdrejt në të ardhurat e saj. Nga cereku i 2011-s deri në cerekun e parë të 2012-s, numri i përdoruesave mujorë u rrit nga 236 milionë në 292, një rritje prej 24%./tech/kekompjuter
lexo më tepër »

Jay Z me një lojë në Facebook


Reperi shumë i sukseshëm Jay Z, nuk le asnjë rast të shkojë dëm. Kjo është edhe arsyeja pse ai ka filluar të merret me lojrat sociale në Facebook.


Loja e re e Jay Z quhet ‘Empire’, ose ‘Perandoria’. Loja mund të luhet duke luajtur historinë e Jay Z nga një njeri i zakonshëm në një miliarder.


Loja e re ka ngjashmëri të madhe me Mafia Wars 2. Ju krijoni një karakter me një emër reperi, që e vendosni vetë. Karakteri duhet të kryejë punë të ndryshme për të fituar ‘para’, me të cilën mund të verë një pasuri të madhe.


Loja është akoma në verzionin Beta, pra nuk është akoma zyrtare për të gjithë. Loja mund të gjëndet në linkun e mëposhtëm:

http://apps.facebook.com/jayzempire/
tech/kekompjuter
lexo më tepër »

Thursday, April 26, 2012

901 milionë njerëz përdorin Facebook-un





Rrjeti më i madh social në botë Facebook, njofton se ka arritur të ketë mbi 900 milionë përdorues aktiv në faqe, saktësisht 901 milionë anëtarë. 


Synimet e kësaj faqeje janë që deri në fillim të muajit gusht, të arrijë në 1 miliardë, numri i përdoruesve aktiv në mbarë botën.


Zyrtar nga rrjeti Facebook, gjithashtu kanë thënë se të hyrat e biznesit janë duke u rritur. 


Në tremujorin e parë të vitit Facebook njofton se ka gjeneruar 1.06 miliardë dollarë, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar bilanci ishte 731 milion./albeu/kekompjuter
lexo më tepër »

Facebook përfiton shumë nga ne







Shpeshherë e falenderojnë rrjetin social Facebook për ekzistencën e saj, por mos harroni, edhe ky rrjet përfiton nga ne!


Kohë më parë Facebook raportoi se fiton 1.058 miliard dollarë në vit, ndërsa shifra përdoruesve të saj janë 901 milion.
Në një mesatare i bie se ky rrejt social nga ne fiton nga 4.69-4.81 dollarë në vit.


Këto para Facebook i fiton kryesisht nga marketingu, e cila i ka sjell fitim 872 miliard dollarë. Mirëpo pagesat që vien dita nga dita duke u rritur kanë ‘ngrënë’ një pjesë të madhe të të hollave.


Shpenzimet e marketingut gjatë këtij viti kanë qenë 186 milion dollarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shifra ishte në 94 milion dollarë.


Ky rrjet social përfiton mjaft nga përdoruesit, por kjo gjë ëshë e dyanshme, sepse edhe përdoruesit kanë përfituar mjaftueshëm nga FB, ndoshta jo financiarisht, por nga komunikimi dhe informacionet e përditshme./albeu/kekompjtuer
lexo më tepër »

How to Boot Windows into Safe Mode [Shqip]

Safe mode përdoret kur sistemi juaj nuk arrin të fillojë për disa arsyeKjo përfshin infeksione me virus, instalimin e pasuksesshme të programeve apo instalimin e programeve që nuk mund të jenë në përputhje me OS që ti përdor.


Për tu kyq në Safe Mode ndiqni këto hapa:
· Restartoje kompjuterin tuaj dhe shtypni butonin F8 gjatë nisjes dhe pastaj do te shfaqet Boot Options Advanced.
· Në Advenced Boot options ju do të jetni në gjendje për të parë mundësitë në dispozicionPër boot në mënyrë të sigurt zgjidhni një nga tre opsionet (Safe Mode, Safe Mode me, Mode networking Safe meCommand Prompt).



Pastaj ju shfaqet kjo pamje, prisni pak..



Kur ju shfaqet kjo pamje, ateher windowsi eshte fut ne menyr te sigurt në safe mode

clip_image006

Vini re, kur ju do te futeni ne safe mode, ateher në qoshe do te shihni mbishkrimin Safe Mode, gjithashtu sfondi do te jet i zi, dhe tema (themsi) do te kaloj ne Klasik [shih foton] 

clip_image008

 Safe Mode ju do të jetë në gjendje për të rregullu direkt shkakun e problemeve tëhasura gjatë nisjes normale nëse ajo është shkaktuar nga infeksione me nje virus, instalimet software, instalimeve të driverave etj

Nëse ju dyshoni se një program i fundit që keni instaluar ose driver të jetë problem, ju mund të uninstaloni ate program ose driver pastaj përsëri të futeni në Windows në mënyrë normaleJu gjithashtu mund të rivendosni gjendjen e sistemit tëkompjuterit tuaj në një pikë të mëparshme dhe ta ktheni ne ate koh kur ju keni probleme me kompjuter//kekompjuter

lexo më tepër »

Si të lidheni Laptop/PC tek TV tuaj



Nëse keni shikuar video ose filma online në kompjuterin tuaj ndoshta ju keni menduar se si ju mund të shikoni ato video në TV tuaj, dhe besoni apo jo se është një gjë shumë e lehtë për të bërë dhe mënyra më e lehtë që të lidh laptopin tuaj në një TV është me një kabllo S-Video, çmimi varion nga 10 në 20 euro. Një S-Video kable duket si imazhin më poshtë:


s-video-cable.JPG


Ka dy lloje të porteve të video-s, një është 4-pin dhe tjetër është 7-pin, ju duhet të jeni të sigurt se çfarë lloji ka TV juaj, përndryshe ju mund të përfundoni me kabllo të gabuar, shikoni imazhin më poshtë.





Nëse ju keni një HDTV ju do të jetë më mirë të bleni një kabëll VGAajo do t'ju japënjë imazh shumë më mirë se një kabllo S-video, mirepo  kabllo S-video është shumë i lirë.Kabllo duhet të duket si ky imazhin më poshtë:



Pasi që të beni lidhjen me kabllo nderjmejt TV tuaj dhe kompjuterit atehere imazhi që shfaqet në kompjuter do te shfaqet dhe ne TV.

Shënim:
Këto
 dy metoda japën një ide se si të lidh laptopin ose PC  TV tuaj, nëse ju keni një metodë tjetër ose të dëshironi të merrni një procedurë më shumë detaje ju lutem postoj një koment për këtë blog. Faleminderit për vizitën.//kekompjuter
lexo më tepër »

Add/Remove Programs Cleaner

Nëse, për disa arsye, ju doni që një program të mos shfaqet në listën e programeve Add or Remove Programs   Control Panel , egziston një program, i quajtur Add / Remove Programs Cleaner, që ju lejon të fshihni programe në listën Add Remove Programs.


Add or Remove Programs option on the Control Panel menu



Pasi që të futeni në START | CONTROL PANEL | Add or Remove Programs |, do te ju shfaqet tabela ne vijim. Si shembull ne do ta fshehim 7-Zip 4.65.
Add or Remove Programs dialog with 7-Zip

 Nese Add/Remove Programs Cleaner nuk e keni te instaluar atehere shkarkojeni duke klikuar ketu. Jepi Exctract files nga WinRar dhe pastaj futu ne folderin e shkarkuar, gjej filen me kete emer: AddRemoveCleaner.exe, kliko dyher mbi te qe te instalohet.
Add/Remove Programs Cleaner executable file
Pasi që të instaloni programin, Add/Remove Programs Cleaner, hapeni ate, dhe do te ju shfaqet nje dritare ku ju mund te zgjedhni se cilin program deshironi ta fshehni. Per ta fshir 7-Zip, selektoje 7-Zip 4.65  . Dhe kliko OK.
Add/Remove Programs Cleaner dialog box
 Shkoni tek START | CONTROL PANEL | ADD OR REMOVE PROGRAMS | dhe shikoni se a eshte fsheh 7-Zip 4.65. Ne rastin tone eshte fsheh [Shih foton].
Add or Remove Programs tool without 7-Zip

Nese deshironi që ta ktheni ate program prap ne listen e programeve qe ke instalu ateher vepro ne te njejten menyre, vetem selekto programin dhe kliko OK.//kekompjuter



lexo më tepër »

Wednesday, April 25, 2012

Sezoni i fotoaparateve WiFi?



Përveç Nikonit që ka prezantuar WiFi adapterin e vet opsional për bartje pa tela të përmbajtjeve dhe kontroll përmes pajisjeve të bazuara në Android, tani edhe Samsung në serinë e vet të fotoaparateve NX mirrorless ka ofruar opsionin e njëjtë, por të integruar.
Kështu, modelet e reja NX20, NX1000 dhe NX210 përveç opsioneve pak të avancuara në krahasim me paraardhësit do të kenë senzor 20 megapixelësh dhe lidhje WiFi me mundësi të qasjes në Facebook, Picasa dhe YouTube direkt nga aparati.
Ashiqare që ky opsion më nuk është i rezervuar vetëm për modelet point and shoot (Samsung, Sony, Panasonic), dhe se strategjia po zgjerohet në modelet më të avancuar. NX20 dhe NX210 do të duhej të paraqiten kah fundi i muajit maj me çmime prej 1100 dhe 900 dollarësh, ndërsa koha e paraqitjes së modelit NX1000 do të bëhet e ditur më vonë./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Përpunimi i fotografive nga Ashampoo




Kompania softverike gjermane Ashampoo, e cila ka në ofertën vet një milion të vogël prodhimesh, ka publikuar versionin e ri të programit të vet për përpunimin e fotografive, Photo Commander 10. Ky program sjell dy vegla të reja, Repair Pen për korrigjim të fytyrës, dhe Focus Effect, për zvogëlimin e efektit ekzistues depth of field në fotografi, në mënyrë që shfrytëzuesi të mund t’i rregullojë portretet dhe fotografitë tjera me DoF brenda Photo Commander 10.

Përveç këtyre, autorët pohojnë që programi është optimizuar dhe përshpejtuar edhe më shumë, ndërsa ka edhe metodat e përmirësimit të ndriçimit në fotografi.

Demo versionin për Windows XP, Vista ose 7 mund ta gjeni në sajtin zyrtar http://www.ashampoo.com/en/usd/pin/1418/Multimedia_Software/Ashampoo-Photo-Commander-10
ndërsa versioni i plotë kushton 50 dollarë./koha/kekompjuter


lexo më tepër »

Metali i lëngshëm në iPhone të ri?



Sipas thashethemeve më të reja lidhur me gjeneratën e ardhshme të iPhone, thuhet se do të ketë shtëpizën e punuar bazuar në teknologjinë Liquidmetal.

Duke cituar burime anonime nga industria, ETnews nga Koreja thotë që Apple do të shfrytëzojë teknologjinë Liquidmetal për iPhonein e ri, dhe thekson që do të prezantohet në konferencën e ardhshme botërore për zhvillues të Apple, e cila zakonisht mbahet në qershor.

Apple ka blerë licencën komerciale ekskluzive për Liquidmetal kah fundi i vitit 2010 nga kompania Liquidmetal Technologies. Kjo teknologji, të cilët Apple deri më tani e ka shfrytëzuar vetëm për veglën për nxjerrjen e SIM kartelës, shpesh quhet edhe qelqi i metaltë.

Në dokumentacionin e vet Liquidmetal Technologies thotë që ky material është më i fortë, elastik dhe më i qëndrueshëm se alumini, legurat e titanit dhe çeliku që nuk ndryshket./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Tuesday, April 24, 2012

Advanced Uninstaller Pro 10.62


Advanced Uninstaller Pro - Sherben për fshirjen e atyre programeve që nuk fshihen nga Pc-ja ..

>> SHKARKO <<

lexo më tepër »

BackUp Maker


>> SHKARKO <<
lexo më tepër »

PhotoOnWeb


>> SHKARKO <<
lexo më tepër »

Media Player Codec Pack


>> SHKARKO <<
lexo më tepër »

DVDSpirit

DVD Spirit - është softwer që bën leximin e këtyre failav : 
MPEG, AVI, WMV, FLV, 3GP, MP4, MOV

>> SHKARKO <<
lexo më tepër »

Çka do të thotë shenja 4G


Me siguri deri tani shumë herë e keni parë shenjën 4G, por nuk jeni të sigurt se çka nënkupton ose çka paraqet në të vërtetë. Teksti në vijim me siguri do t’ju ndihmojë që ta kuptoni.

Shenja 4G i referohet gjeneratës së katërt të telefonisë mobile pa tela.

Gjithçka ka filluar në vitin 1980 me pajisjet analoge 1G të cilat kanë qenë të rënda dhe kanë pasur dimensione të mëdha. Më vonë, rrjetat digjitale kanë mundësuar prodhimin e telefonave mobil 2G, të cilat janë përdorur për dërgimin e mesazheve dhe për telefonata.

Rrjetet 3G me vete kanë sjellë zhvillimin e pajisjeve smartphone dhe transmetimin e shpejtë të informacioneve. Me teknologjinë 4G fshihet dallimi në mes zërit dhe llojeve tjera të të dhënave. Teknologjia 4G shndërron pajisjet mobile në sistem Voice-over-IP (VoIP – zëri nëpër IP), transmeton Fox News.

VoIP është protokoll për transmetimin e zërit përmes internetit dhe rrjeteve të tjera të paketeve. Zëri në këtë mënyrë transmetohet në formën e zërit të digjitalizuar, më së shpeshti të kompresuar dhe të mbështjellë në paketin e të dhënave në rrjetin IP.

VoIP nënkupton komunikim më të shpejtë dhe më të qartë.

Unioni ndërkombëtar i telekomunikimit e definon 4G-në si mundësi të downloadimit të të dhënave me shpejtësi prej 100 megabit (Mb) deri 1 gigabit (Gb) në sekondë.

Pasi që aktualisht nuk ekzistojnë rrjetet të cilat mund të mbështesin këto shpejtësi, është zhvilluar koncepti i “evolucionit afatgjatë” ose 'Long Term Evolution' (LTE), shpejtësia maksimale e të cilave rrjete teorikisht është vënë në 100 Mbps. Shpejtësitë e transmetimit në kohë reale janë 20 Mbps ose më pak./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Kufje të reja për PC Gaming nga Philips


Me 50 vjet përvojë në akustikën e kufjeve, Philips ka lansuar modelet e reja të qëndrueshme në segmentin e PC kufjeve për lojtarë.

Modeli SHG7210 dallohet edhe për nga altoparlantët me diametër 40 mm për kualitet profesional të zërit dhe basin e thellë bashkë me përcaktimin e shpejtë të brendshëm të nivelit të zërit, mini-mikrofonin shumë të ndjeshëm për biseda të përditshme, si dhe mikrofonin e ndashëm për komanda të qarta zëri. SHG7980 përfshijnë edhe audion digjitale përmes lidhjes USB për kualitet edhe më të madh të zërit dhe mikrofonin i cili filtron zhurmën nga prapavija, dhe krejt këto për lojtarët profesionistë.
Philipsi ka krijuar edhe modelin SHG8000 i cili vjen me dizajn elegant varës dhe altoparlantë me diametër 40mm, mikrofonin ndihmës për 360 shkallë, si dhe kontrollin e volumit të zërit në kufje për qasje më të thjeshtë dhe përshtatje më shpejtë./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Super high-res ekranet arrijnë në monitorët e PC-ve



Pas ekraneve me rezolucion super të lartë në telefona dhe tabletë, ndoshta është koha që edhe shfrytëzuesit e PC-ve (desktop dhe laptop) më në fund të shijojnë kënaqësitë e paraqitjes kulmore të fotografisë, dhe atë falë Sharpit.
Kjo kompani japoneze ka bërë të ditur se ka nisur prodhimin e LCD paneleve IGZO (Indium Gallium Zinc Oxide) me rezolucion të lartë dhe diagonale më të mëdha të përshtatshme për integrim në të gjitha llojet e kompjuterëve – prej modelit 7-inçësh me rezolucion 1280x800 (217 ppi) e deri te modeli 32-inçësh 3840x2160 (140 ppi).
Tani për tani nuk bëhet fjalë për çmimet e paneleve, por mund të vëmë bast që në fillim nuk do të jenë të lira. Megjithatë, me rëndësi është që ka filluar.../koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Samsung Galaxy Note bëhet me aplikacione të specializuara


Në Internet është paraqitur videoja promovuese për Premium Suite të aplikacioneve për telefonin/tabletin Galaxy Note.
Ky set i aplikacioneve do të prezantohet së shpejti bashkë me updatein e Android 4.0 për këtë pajisje, ndërsa videoja tregon që aplikacionet e shfrytëzojnë edhe më mirë funksionin unikal S-Pen të këtij aparati – sipërfaqen super të ndjeshme në të cilën mund të përdoret stylusi për vizatim preciz.
Update është paralajmëruar për pranverën 2012, edhe pse është dashur të prezantohej në fillim të këtij viti, ndërsa do të përfshijë aplikacionet për njohje të shpejtë të formulave, kërkim të shkruar, dhe ruajtjen e më shumë shënimeve./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Sunday, April 22, 2012

Amazon lëshon një aplikacion për të gjitha nevojat tuaja për cloud


image
Sipas lajmit të lëshuar nga vetë ndërmarrja, Amazon ka lëshuar një aplikacion online të cilin konsumatorët e shërbimeve të uebit që i ofron Amazon (Amazon Web Services – AWS) mund ta përdorin për të blerë softuerë nga shumë ofrues cloud.
“Duke e përdorur AWS Marketplace, ju lehtësisht mund të gjeni, krahasoni dhe filloni një varg të sistemeve dhe produkteve,” shkroi Jeff Barr, i cili është menaxheri i lartë i Zgjidhjeve për Informatikën Cloud në Amazon, në një postim në blog. “Ne kemi trajektorizuar hapat e zbulimit, zhvillimit dhe faturimit për ta bërë tërë procesin e gjetjes dhe blerjes së softuerit të shpejt, me më pak mundime dhe më të vlefshëm për konsumatorët dhe prodhuesit e aplikacioneve.”

Derisa Amazon deri më tani është ofruesi më i madh në botë i infrastrukturës cloud, ka kuptim thënia që ndërmarrja do të ofronte opsione për softuerë dhe aplikacione të reja për konsumatorët e vet të shumtë. Ky “Marketplace” përfshin softuerët paguaj-teksa-shkon, softuerë falas dhe të ngarkuar me modele të ndryshme. Amazon është duke fituar mjaft shumë konsumatorë për shkak të lehtësisë së përdorimit të shërbimeve të veta./pcworldal / kekompjuter /
lexo më tepër »

Dropbox dhe Box duhet të brengosen për G Drive

image
Kemi parë mjaft shumë lajme gjatë javëve të kaluara për të thënë që lëshimi i ngarkesës në cloud Drive i Google me siguri që do të ndodhë. A duhet që ndërmarrjet si Dropbox dhe Box të frikësohen për këtë?
“Po,” tha analisti i infrastrukturës dhe veprimeve nga Forrester, Andrew Reichman.

“Kur Google është duke luajtur është hapësira juaj, ju duhet të jeni të brengosur,” ka thënë Reichman për VentureBeat. “Dropbox dhe Box janë ndërmarrje të vogla nga krahasimi dhe Google ka xhepa shumë më të thellë.

Drive ka qenë duke u ndërtuar që nga viti 2007, kur CEO i tanishëm, Larry Page, kishte punuar nga brenda me anëtarët e tjerë të Google për të lëshuar një shërbim të quajtur “G Drive”. Projekti ishte shtyrë për një kohë të pacaktuar. Gjatë të njëjtit vit, ishte themeluar Dropbox dhe është bërë njëri nga zgjidhjet më të përdorura për ngarkesa cloud, kryesisht për shkak të mundësisë për qasje në platformën e pangjashme.

Pastaj Box, që është nisma e re që ka pasur si cak ndërmarrjet dhe shumë shpejt paraqiti frymën e vet për risi me veglat si OneCloud që ua lejon aplikacioneve e palës së tretë që t’i sinkronizojnë të dhënat në celularë.

“Dropbox dhe Box kanë plotësuar një nevojë që bizneset dhe konsumatorët kanë nevojë me ngarkesat cloud dhe njerëzit duket që vërtet t’i pëlqejnë ato,” tha Reichman. “Kjo është mjaft mirë... por është mjaft e rëndë për të qenë në një betejë për çmim me Google.”

Kur bëhet fjalë për çmim, Google do të ofrojë 5GB hapësirë falas për çdo përdorues të Google. Box ua ofron të gjithë përdoruesve 5GB falas, ndërsa Dropbox ua ofron vetëm 2GB falas për çdo përdorues. Si shërbimet e tjera, Google do ta ofrojë Drive në një model “freemium” që ua mundëson përdoruesve të blejnë ngarkesë shtesë sipas nevojës.

Për dallim nga Dropbox dhe Box, Google do të mundohet të ballafaqohet denjësisht me pjesëmarrësit e tjerë në garë si SkyDrive i Microsoft, CloudDrive i Amazon, SugarSync dhe Egnyte.

“Është një treg mjaft i hapur, kështu që pjesëmarrësit e vendosur nuk duhet të jenë të ngurtësuar, por duhet të jenë të brengosur,” tha Reichman.

Përpjekja më e mundshme që mund të ndodhë për Drive është që të bëhet ndërlidhja me shërbimet e tjera të Google. Ju mbase mund ta prisni që tek shiriti i zi në çdo shërbim të Google të vendoset fjala “Drive”.

“Nëse ju tashmë përdorni Voice, Gmail dhe Docs, kjo mund të shtohet tek ato,” shpjegoi Reichman. “Do të jenë shumë biznese që tashmë përdorin Google Apps që do ta kishin parasysh Drive-in. Google nuk kishte pasur tërheqje të madhe me Fortune 50, por është duke u përdorur nga më shumë biznese se që mund të mendoni.”

Reichman e sheh përqendrimin e Google në një ekosistem të mbyllur si një dobësi kyçe. Ai beson që Google mund të mos ketë dëshirë që Drive të ndërlidhet me shërbimet e tjera aq shumë si ofruesit e tjerë të ngarkesës cloud.

“Google siç duket nuk do të bëjë një punë të mirë me ndërlidhjen me Microsoft Sharepoint dhe Exchange,” tha Reichman. “Dhe kur bëhet fjalë për aplikacionet e palës së tretë së bashku, do të jetë më pak i hapur, duke u bazuar në historinë e vet./pcworldal / kekompjuter /
lexo më tepër »

Si të ruajm një faqe dhe ta shfletojm ate pa rrjet!

Nese beni pytjen a mund të shfletoj një faqe të caktuar dhe atehere kur nuk jamë i lidhur me    rrjet?

Pergjigjia do ishe Po.

 Ja se si duhet!



1. Hape Faqen tecilen deshiron ta ruash dhe vepro ashtu siq eshte paraqitur me posht


Kliko mbi foto për ta par ate të plot
2. Pasi të keni klikuar Save page  as... do te ju shfaqet dritarja në vijim, dhe ju veproni njejt.

Kliko mbi foto për ta par ate të plot
3. Pasi që ta ruani ateher shkoni tek lokacioni që ju keni zgjedh për ta ruajtur, dhe do te ju shfaqet ashtu si më poshtë, nëse klikoni mbi filen e selektuar do te ju shfaqet faqja që keni ruajtur, dhe ate mund ta hapni dhe në vende ku ska rrjet.




//kekompjuter.blogspot.com


lexo më tepër »

Si të bëni një kabllo Ethernet





Ethernet Cable
Që të blejm një Ethernet Kabllo të gatshme nga dyqani mund të jetë mjaft e shtrejtë. Më mir do ishte që të blejm një kuti komplet me kabllo per Ethernet, dhe pastaj ta rregullojm vet sipas deshires sa her që kemi nevoj. Në vazhdimë unë do ju mësoj se si mund të krijojm një Ethernet Kabllo për lidhje me rrjet.


Gjërat që ju nevoiten [shih fotot]

1. Kabllo Ethernet- Kategoria 5 ose cat5






     2. Konektor RJ45




  3. Pajisje për lidhjen e konektorve me kabllo  RJ45





















    4.  Ka dy lloje të kabllove Ethernet, që ju mund të bëni, Standarte dhe Cros
         Kabllot Standarte- janë kabllo që përdoren për pothuajse t╒ gjitha qëllimet. 
         për ta lidhur ju kete duhet ti vendosni sipas ngjyrave në konektor ashtu siq 
         shihet në figurë.
         Keni kujde që ti vindosni ato ashtu siq eshte paraqitur në figurë pasi që një ngjyrë
         nese vendoset ne vend te gabuar ateher pamundesohet konektimi ne rrjet.





 5. Kabllot Crossover- Qëllimi i një kablloje Ethernet Crossover eshte 
     që një kompjuter të jet i lidhur drejt përdrejt në tjetrin kompjuter 
     (ose pajisje), pa kaluar nëpër një, switch apo router shpërndarës.







Mateni kabllon ne gjatsin e deshiruar dhe kputeni me nje prerse te kabllos,
dhe pastaj largojen kabllon nga telat me ngjyra ashtu si ne figure, shtoni nje
apo dy cm me shume sepse nje pjese e kabllos do te humb gjatë punës në vazhdim








Shaplos telat me ngjyra të ngjashme ashtu si në figurën më poshtë 






Mbaj telat me gishtat e dorës dhe rregulloj ato, siq eshte paraqitur ne figurë.
(Telat me keto ngjrya formojn kabllon standarte, ashtu siq kemi shpjeguar

me lartë)
   





Shtyj telat deri ne fund, gjithashtu sigurohu që aot të vendosen në mënyrë
të drejtë në konektor


























Vendos me kujdes që të mos levizin telat nga pozita që kemi vendos, 
në paisjen për lidhjen e konektorve.
Shtypi mirë që telat të kalojn secili ne vendin e tyre. Dhe në momentin 
që ju largoni nga paisja ateher kablloja eshte e gatshme për përdorim





Criming Ethernet

_________________________________
© Kekompjuter.blogspot.com 

               





lexo më tepër »

 
Powered by Ke kompjuter Blog