Thursday, April 26, 2012

901 milionë njerëz përdorin Facebook-un





Rrjeti më i madh social në botë Facebook, njofton se ka arritur të ketë mbi 900 milionë përdorues aktiv në faqe, saktësisht 901 milionë anëtarë. 


Synimet e kësaj faqeje janë që deri në fillim të muajit gusht, të arrijë në 1 miliardë, numri i përdoruesve aktiv në mbarë botën.


Zyrtar nga rrjeti Facebook, gjithashtu kanë thënë se të hyrat e biznesit janë duke u rritur. 


Në tremujorin e parë të vitit Facebook njofton se ka gjeneruar 1.06 miliardë dollarë, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar bilanci ishte 731 milion./albeu/kekompjuter

 
Powered by Ke kompjuter Blog