Monday, October 31, 2011

600,000 sulme në ditë ndaj Facebook


Prej më shumë se një miliard kyçjeve në kuadër të Facebook gjatë 24 orëve, 600,000 janë keqbërës që po tentojnë të kyçen në mesazhet, fotografitë apo informacionet tjera personale të përdoruesve të këtij rrjeti social.
Shifrat e shpalosura për herë të parë nga Facebook tregojnë sesa është i bombarduar nga hakerët ky rrjet social. Këto informacione janë shpalosur në një postim në blogun e Facebook duke shpalosur disa masa të reja të sigurisë që janë implementuar në kuadër të faqes për të bllokuar edhe më tej këto tentime. Ekspertët e sigurisë kanë thënë se është shqetësim i madh dhe se njerëzit duhet të kenë më shumë kujdes kur përzgjedhin fjalëkalimet e tyre dhe kur përgjigjen ndaj ofertave të miqve të tyre në Facebook.
“Kur një haker merr përsipër llogarinë e një përdoruesi në Facebook, ai mund të postoj mesazhe, të dërgojë mesazhe dhe të ketë qasje në të gjitha informacionet private. Facebook ka shumë telashe sigurie me të cilat duhet të merret” tha Graham Cluley, një shefi i lartë i teknologjisë pranë Sophos, kompani për siguri kompjuterike. 
Arsyeja më e zakonshme se pse hakerët thyejnë profilet e të tjerëve në Facebook është mënyra e lehtë që ata të shpërndajnë mashtrime dhe të dërgojnë oferta false tek miqtë e profilit të thyer dhe të tentojë të shesin të mirat e marra në pronësi dhe të përfitojnë financiarisht. Gjithashtu Cluley, thekson se në rritje është edhe numri i hakerëve tinejxherë që po sulmojnë llogaritë e shokëve të tyre nga shkolla për t’i shantazhuar.
Ekspertët e sigurisë kanë kërkuar që njerëzit të kenë fjalëkalime të komplikuara në mënyrë që të evitojnë hakimin e llogarive të tyre personale dhe të kenë fjalëkalime të ndryshme për secilin shërbim digjital që ata përdorin. Rrjeti social është duke shpalosur veçori të reja në një tentim për të mbrojtur më shumë sigurinë e përdoruesve të Facebook. /pcworldal / kekompjuter /
lexo më tepër »

Anonymous kundër kartelit kriminal të drogës


Nëse keni menduar se të gjithë përdoruesit anonimë të internetit janë frikacakë dhe që shesin trimëri prapa një tastiere, është koha që ta mendoni sërish.
Sipas raporteve, Anonymous Mexico është duke u ballafaquar me një nga organizatat më të rrezikshme kriminale në botë, që është karteli meksikan Los Zetas. Grupi i hakerëve nuk ka kërcënuar vetëm me zbulim të emrave, por edhe më tepër.
Si filloi?
Nëse mund të besohet një video e paraqitur në YouTube para disa javëve, fushata e Anonymous kundër kartelit mund të ishte si përgjigjie ndaj grabitjes së dyshuar për njërin nga anëtarët e grupit në qytetin e Verakruzit. Në video, një njeri duke e mbajtur maskën e njohur Guy Fawkes qartësisht kërcënon kartelin: nëse pengu nuk lëshohet, thotë zëri, Anonymous  do të publikojë dhe fajësojë emrat e policëve, vozitësit e taksistëve dhe gazetarëve që besohet se janë të lidhur me kartelin.
Veprimet online
Megjithëse vetë burimi i videos është i dyshimtë, një veprim i fundit duket që ta pranojë që Anonymous në Meksikë në fakt janë në luftë me kartelin. Në fakt, një nga taktikat e pëlqyera të grupit Anonymous është që të shpartallohet uebfaqja dhe, sipas një mediumi lokal, është pikërisht kjo që i ndodhi uebfaqes së politikanit meksian, i cili dyshohet për lidhjet me kartelin. Gjersa po shkruhet ky artikull, faqja ende është e shpartalluar.
Një lëvizje e rrezikshme
Ashtu edhe siç mund ta paramendoni, të ballafaqohesh me kartein është trimëri dhe rrezik. Qyteti Verakruz ka qenë i drejtuar me dhunë në lidhje me drogën gjatë muajve të kaluar, duke e shpërndarë panikën në mesin e popullatës.
Më përgjithësisht, Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët dhe blogerët.
A duhet apo jo të thuhet se një anëtar i Anonymous është grabitur nga Los Zetas, kjo do të mund të ishte bërë si një veprim nga karteli duke përcjellur postimet online kundër organizatës. Nëse Anonymous vendos që të shkojë përpara dhe të zbulojë emra, padyshim që karteli do të provojë dhe të kundërpërgjigjet sërish. Me fjalë të tjera, hakerët duhet të sigurohen që të jenë si anonymous, nëse duan që të quhen si ushtarë virtualë./pcworldal / kekompjuter /
lexo më tepër »

Microsoft shpalos të ardhmen në vitin 2019


Për kuriozitete në këtë video nuk shihen produkte të Apple në këtë klip të shfaqur nga Microsoft.
Por kjo nuk është frikësuese sepse të jeni të sigurt se gjërat që po shihni në videon e më poshtme janë të mahnitshme nga cilido aspekt dhe pavarësisht problemeve ekonomike, duket se në vizonin e Microsoft na pret një e ardhme e mrekullueshme.
Klipi në vazhdim portretizon në mënyrë të shkëlqyer sesi do të duket e ardhmja në vitin 2019, dhe si do të ketë syze të cilat do të mund të përkthejnë tekstet në sytë tuaj në kohë reale, si do të ketë në çdo cep pajisje të ndjeshme në prekje, ndërlidhje me panele teknologjike në kuzhinë, dhomë, mure, dritare të veturave, etj. Por për fat të keq nuk ka robot. 
Më poshtë mund të shihni videon edhe vet dhe mos heziton të na komentoni mendimin tuaj në lidhje me të ardhmen. A ju pëlqeu ajo që patë apo jo? /pcworldal / kekompjuter /
lexo më tepër »

Sunday, October 30, 2011

Samsung-i prodhon pjes edhe per Apple

Deri ne ditet e sotme Apple nuk ka treguar se disa pies te Iphone dhe ipad  jan te prodhuar nga Samsung.
Edhe pse Apple fitoi gjygjin ne tokio per Pc table samsung ka ber lajmin publik se disa pjes te iphone sidomos te iphone te ri iphone 4S .
Pas publikimit te ketyre fakteve Apple ka filluar te hum tregun ne Amerik , 

kundreit qe Samsun tashme esht duke u ngiritur ne maiet e Rekordeve te reia te Teknologjis../kekompjuter/
lexo më tepër »

Facebook, 600 mijë hakersa në ditë

Facebook synon të përforcojë sigurinë. Gjatë prezantimit të “Trusted Friends”, programi i kontrollit për të shmangur hyrjet ilegale, Facebook ka njoftuar se hakersat që përdorin emrat dhe fjalëkalimet e të tjerëve janë rreth 600 mijë në një miliard hyrje që bëhen cdo ditë në rrjetin social. Faqja është në gjendje të numërojë hakersat e disa adresave falë një seri pyetjesh me kleckë.
“Edhe pse shifra përputhet në 0.06 për qind të totalit, është gjithësesi shumë e lartë”, kanë deklaruar burime pranë Facebook.
Sipas informacioneve të rrjetit televiziv MSNBC, grabitja e identitetit është një problem tepër serioz. Vetëm pak kohë më parë një gruaje iu vodhën 2 mijë dollarë nga një person që kishte arritur të hynte në profilin e motrës së saj dhe duke u hequr si ajo.
Ndërsa një nënë ka treguar se shokët e shkollës së të birit kanë përdorur profilin e tij për të publikuar foto pornografike.
Ndërkohë, nga rrjeti social deklarojnë se janë krenarë për hapat përpara lidhur me sigurinë, por theksojnë se rreziku mbetet i madh: “600 mijë mashtrues në ditë janë shumë”./infokosova/kekompjuter
lexo më tepër »

Saturday, October 29, 2011

si te kontrolloni kompjuterin e juaj duke bere fotografi te desktopit.



Si një administrator i një kompjuteri të familjes ju me siguri dëshironi qe të dini se çka Ben fëmijët e juaj gjatë kohës kur ata janë të.  Sepse siç e dimë jo të gjithë gjerat janë të mira ne një kompjuter apo ne internet.

Zgjidhja:
Një aplikacion i fshehur bene gjdo kohe të caktuar një foto të dektopit të kompjuterit t’jua qe të keni mundësi të dini se cfar web-faqe apo aplikacione e foldera janë hapur gjatë një kohe të caktuar.

Hapi 1.
Instalojeni aplikacioni Autoscreenshot   pas shkarkimit dhe instalimit hapni programin duke shtypur “start” >”All programs” >”Autoscreenshot” . ne pjesën “Delay between two shots” mund të rregulloni se cfar kohe të jetë bërja e fotografisë ndërmjet 2 fotografive. Ne meny standarde aty janë rregulluar çdo 120 Sec.  Qe D.M.TH 2 min. Veç kësaj ju mund të rregulloni se sa fotografi dëshironi të i ruani nga këto të bëra. Ne meny standarde do të ruhen 200 me të rejat. Dhe ne fund mund të jepni rrugoren apo polderin e regjistrimit të këtyre fotografive.  Kështu qe ne ketë pjesë ju duhet të zgjedhin polderin se ku duhet të ruhen këto foto. Pas kësaj deaktivizoni kutijen “Control actual user”. Ju me siguri nuk dëshironi qe të kontrollohuni vet. Dhe me ne fund ju duhet të aktivizoni kutijen “Deletë duplicatë” dhe “Compress image” qe të ruani memorie.

Hapi 2.
Hapni të dhënat (file) Options.ini  aty mund të rregulloni se çfarë llogari dëshironi të i kontrolloni nëse e keni të ndarë ne pjesë kompjuterin e juaj. Duke ndryshuar “User 1” ne emrin e llogaris se fëmijët tjuaj.

Hapni 3.
Qe të aktivizohet ky program ne meny automatike shkoni ne  Start”>”All programs”> “autostart” dhe zëvendësoni ketë me një qelës të regjistrave duke shkuar ne “Run” shkruani “regedit” “Ok” dhe ndiqni ketë rrugëtim „Hkey_Local_Machine\Software\Microsoft\Windows\CurrentVersion\Run“ dhe rregulloni ketë duke ia shtuar “Autoscreenshot“. Klikoni dy here ne të dhe shkruani rrugen deri tek Autoscreenshot si shembull  C:\\windows\...\autoscreeshot.exe.
kështu qe ju me vetëm 3 hapa keni mundësi të shikoni dhe kontrolloni se çfarë bëjnë  fëmijët tuaj ne pc apo edhe nëse ju vet jeni një administrator i një kompjuteri dhe dëshironi të shikoni se çfarë  bëjnë anëtaret tjer si vllahu apo motra ne kompjuterin e juaj. Instaloni dhe shikoni se çka ka të re nga të tjerët.//kekompjutër.blogger.com//

lexo më tepër »

Fshij te gjitha gjurmët e përdorimit.


Fshij te gjitha gjurmët e përdorimit:

Ju bëni shumë gjurmë mbrapa gjatë përdorimit te sistemit operativ windows. Si për shembull sistemi protokollon te dhe atë e fundit qe keni hapur, gjithashtu edhe kërkimet e ndryshme apo edhe ueb faqe qe keni hapur. Edhe shumë me shumë...
ju dëshironi te i hiqni këto gjurmë ja se si.
lexo më tepër »

Çka është dallimi ndërmjet RAW dhe Jpeg te dhëna fotografish.




Pyetja:
Unë jam i rij ne përpunimin dhe njohjen e formateve te ndryshme te fotografive dhe dëshiroja te dija se  çka është dallimi i “RAW” dhe “JPEG” te dhënat për fotografi. ? çka bëjnë ata qe te jene te ndryshme ?
kur është me se miri qe te i përdori këto. ? dhe ku mund ti gjej këto.

lexo më tepër »

Friday, October 28, 2011

Rreziqe të mëdha gjatë ditës në Facebook


Shifra të reja tregojnë se sa shpesh llogaritë e përdoruesve të rrjetit shoqëror Facebook hakohen. Në një postim në blog lajmërohet veçoria e ardhshme “Shokët e Besuuar”. Facebook gjithashtu përfshiu një infografikë me hollësi për masat për sigurinë në Facebook. Një gjë tregon se si në veçanti çdo ditë, 600,000 përdorues janë të rrezikuar gjatë çdo dite.
Kjo gjë ishte lajmëruar së pari  nga Graham Cluley i Sophos, i cili, siç po duket, nuk e ka injoruar infografikën sikur shumica prej neve, apo një rrezikim çdo 140 milisekonda.
Facebook e zbuloi këtë në një seksion duke shpjeguar se si në pjesën më të madhe të kohës, llogaritë në Facebook sulmohen nga spamerët të cilët dërgojnë porosi tek shokët e viktimës (Kush e ka marrë këtë porosi: “Ndihmë, jam në Londër dhe ma kanë vjedhur kuletën!”?)
Ishin edhe disa shifra të tjera interesante të treguara nga Facebook:
- Më pak se 4% e përmbajtjes së shpërndarë në Facebook është spam (ndërsa 89% nga të gjithë emailat janë spam)
-Më pak se 5% e përdoruesve të rrjetit Facebook bëjnë spam në ndonjë ditë
-50% e 750 milionë përdoruesve të rrjetit Facebook kyçen çdo ditë në Facebook
-Një përdorues mesatar ka 130 shokë      
-Njerëzit kalojnë më shumë se 700 miliardë minuta gjatë muajit në këtë rrjet/pcworldal/kekompjuter/
lexo më tepër »

Firefox dhe Bing së bashku


Mozilla dëshiron që ta ndryshojë bazën e vet të kërkimit nga Google. Bing dëshiron më tepër shpërndarje në treg. Një bashkim i mundshëm do të mund të ndodhte.
Në një postim të shkurtër në blog, Microsoft tha që funksionoi me Mozilla që ta lëshonte Firefoxin me Bingun. Në një shell, ky version i shfletuesit Firefox e ka si kërkues të nënkuptueshëm makinën kërkuese Bing dhe përdoruesi nuk do të ketë nevojë që të ndryshojë ndonjë gjë për ta përdorur makinën kërkuese të ndërmarrjes Microsoft.
Mbajeni në mend që ky Firefox me Bing vjen përpara se marrëveshja e organizatës Mozilla për kërkim me Google gati do të skadojë.
Mozilla mori 21.7 milionë dollarë në vitin 2010, që paraqet një rënie, në krahasim me fitimet që i arriti në vitin 2009, që ishin 26.5 milionë dollarë. Sipas raportit vjetor të kësaj ndërmarrjeje, përfitimet e përgjithshme dhe mbështetja gjatë vitit 2010 ishte 123.2 milionë dollarë, që paraqet një ngritje nga 104.3 milionë dollarë.
Në një FAQ, Mozilla shkruajti që “ne kemi çdo besim që bashkëpunimet për kërkim do të mbesin një grumbullues i fortë i të ardhurave për Mozilla për të ardhmen e parashikueshme.” Mozilla gjithashtu ka mbledhur marrëveshje për kërkim me Bing, Yahoo, Yandex, Amazon dhe të tjerë, por realiteti është që shumica e përdoruesve do ta përdorin makinën Google. Bashkëpunimi i Mozillas me Bingun e Microsoft pritet që ta ndryshojë pak praninë e Google në treg./pcworldal/kekompjuter/
lexo më tepër »

Gigabyte Assassin për Sandy Bridge E

Gigabyte, siç edhe pritej, po ashtu është duke përgatitur pllakën amë high-end për procesorët Sandy Bridge E të Intelit. Pllaka vjen nga familja Killer e kësaj kompanie dhe mban shenjën G1.Assassin 2, por Gigabyte tani për tani jep informata dhe fotografi shumë të kufizuara.

Zgjidhja është bazuar në çipsetin X79 dhe ka ftohës pasivë tashmë të njohur me dizajn të mirë dhe katër sllote DDR3 për memorie, dy konektorë SATA 6 Gbps, katër SATA 3 Gbps dhe tri sllote PCIe x16. Në pajisjen e begatshme shtesë përfshihen edhe dual BIOS, procesori i zërit Creativ X-Fi dhe kartela e rrjetit Killer E2100. Më shumë detaje, specifikime dbhe fotografi priten pas prezentimit zyrtar./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

PC-ja po vdes, por shumë, shumë ngadalë!

Trendi është i qartë. Shitjet e kompjuterëve personalë janë duke përjetuar rënie dhe shitjet e tabletëve dhe telefonave të mençur janë duke përjetuar rritje. Por Inteli ka vërtetuar mbrëmjen e së martës se PC-ja nuk është ende as për së afërmi rrugës drejt vdekjes...

Sipas raportit të Intelit, shitjet e gjysmëpërçuesve për PC kanë vërejtur një rritje prej 22%, duke shtyrë të hyrat e përgjithshme të Intelit. Kjo vjen pavarësisht mungesës së një ambienti të mirë të shitjes së PC-ve në nivel global në tremujorin e kaluar.

Intel ka njoftuar se kërkesat për PC në SHBA, Kanada dhe Evropë janë duke përjetuar rënie drastike, ndërsa kërkesat e konsumatorëve në vendet në zhvillim nuk kanë të sosur. Shitjet në Kinë kanë shënuar rritje 12 për qind, në Indi 21, në Turqi 14 dhe në Indonezi 23 %. Kina është bërë tregu numër një në botë i PC-ve, e pasuar nga Brazili që po përjeton një rritje të shpejtë. 

“Skena globale e PC-ve po ndryshon” tha Paul Otellini, por shtoi se “jemi shumë të kënaqur për momentin”. 

Bizneset janë ende në mes të asaj që njihet si “cikli i rifreskimit”, duke blerë PC të rinj për të zëvendësuar modelet e vjetra që nuk janë zëvendësuar për shkak të recesionit dhe frikës nga sistemi operativ Windows Vista./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Google planifikon të ndërtojë rrjete fibër optike në Evropë



Nënkryetari në Google, David Drumond, përgjegjës për zhvillimin korporativ, në një takim në Ministrinë Franceze të Industrisë deklaroi se Google planifikon të ndërtojë rrjet fiber diku në Evropë, por nuk tregoi sakt ku ky projekt do të zbatohet.
Arsyeja për interesimin e Google-s për të investuar në ndërtimin e një rrjeti fiber, vjen nga fakti se kompanitë e telemunikacionit nga Evropa janë nën presion të lartë për të investuar në këtë drejtim, në rrjete për internet ultra të shpejtë në të gjith kontinentin. BE shpesh kritikon këto kompanitë të telemunikacionit se nuk po investojnë sa duhet në zhvillimin e internetit ultra të shpejtë. BE dëshironë që një rrjet me shpejtësi prej 30 megabitëve në sekondë të jenë në dispozicion për çdo banorë të Unionit Europian deri në vitin 2020.
Komesari për agjendë europiane në BE, Neelie Kroes, vlerson se investimet e nevojshme për këtë projekt do të jenë diku 300 miliardë dollarë. Kompanitë e telemunikacionit nga Evropa nuk janë të gatshme për të rezikuar në ndërtimin e këtyre rrjeteve, po nuk e kanë të garantuar fitimin nga kjo.
Google më herët paralajmëroi një projekt të ngjajshëm të quajtur Google Fiber qëllimi i së cilës ishte t’ju mundësojë qytetarëve të thjeshtë qasje në internet ultra të shpejtë. Ky projekt duhet të implemetohet në Kansas City, kurse inxhinierët tash më përgadisin terenin për rrjetin e paralajmëruar. Për këtë projekt janë të interesuar 1.100 qytete amerikane./itshqip/kekompjuter/
lexo më tepër »

ASUS prezanton Zenbook



Jonney Shih, president i kompanisë ASUS në një tubim të mbajtur në Nju Jork, kanë prezantuar laptopin e shumëpritur Zenbook, i cili bashkon dizajnin superior dhe performancat e shkëlqyeshme.
Asus Zenbook është dizajnuar me qëllim që të mundëson punë të thjeshtë dhe të rehatshme, pa viktimizimin e performancave. Ky model ka marrëdhënie të përkryer të elegancës dhe fuqisë.
Shtëpiza nga alumini me skajet diskrete, askënd nuk do ta lë dëshpëruar. Vijat e perfeksionuara dhe trashësia e cila është vetëm 3 mm në pjesën e përparme dhe 9 mm në pjesën e prapme, e bëjnë Zenbook-un Ultrabook-un më të hollë në treg dhe një zgjedhje e përkryer për ata që janë në lëvizje.
Performancat pa konkurrencë
Zenbook ka funksionin instant-on i cili i mundëson që nga gjendja ‘standby’ të kalojë në regjimin e punës për vetëm 2 sekonda. Përveç kësaj, në regjimin standby mund të qëndrojë deri në dy javë çka është katër herë më shumë se tek modelet tjera. Në rast se kapaciteti i baterisë bie nën 5 për qind, Zenbook në mënyrë automatike do të ruan të dhënat në të cilat punoni, për ta shmangur humbjen e tyre.
Edhe pse është tepër i hollë, Zenbook dallohet nga risitë e shumta teknologjike. Posedon procesorët më të rinj të Intel-it, Core të gjeneratës së dytë, hard-diskun SATA 3 Solid State Drive, Bluetooth V4.0 dhe USB 3.0. Teknologjia ASUS USB Charger+ mundëson mbushjen me energji të pajisjeve të ndryshme mobile, ndërsa falë përdorimit të portit USB 3.0, mbushja është shkurtuar ndjeshëm.
Ekologjikisht i pranueshëm
Zenbook harxhon sasi minimale të energjisë, kështu që nuk e rrezikon ambientin. Teknologjia e patentuar ASUS Super Hybrid Engine II, kontribuon në optimizmin e harxhimit, me çka siguron që Zenbook të ketë deri në 25 për qind më shumë autonomi sesa laptopët e tjerë.
Zërimi mbi pritjen
Duke marrë parasysh se Ultrabook nuk është vetëm mjet për punë, por edhe për argëtim,, ASUS çdo Zenbook e ka pajisur me teknologjinë SonicMaster, e cila kombinon harduerin dhe softuerin e zhvilluar në bashkëpunim me ekipin ASUS Golden Ear dhe kompaninë Bang & Olufsen ICEpower. SonicMaster ofron zërim të plotë dhe të pastër, çka e bën dëgjimin e muzikës shumë të këndshme. Zenbook në tregun evropian tashmë ka dalë në shitje me një çmim që fillon 999 euro.
Karakteristikat e Asus Zenbook:
Procesori:Intel Core i5-2467M, Intel Core i7-2677M, Intel Core i5-2557M
Sistemi operues: Windows 7 Home Premium – 64bit
Ekrani 11.6 inç HD dhe 13.3 inç HD+
Rezolucioni: 1366*768 dhe 1600*900
Memoria: 4GB DDR3
Hard-disku: SATA 3.0 128GB SSD dhe SATA 3.0 256GB
Lidhjet pa tel: WLAN 802.11 b/g/n, Bluetooth™ V4.0
Bateria: 35W (5+orë) Standby: një javë dhe 50W (7+orë) Standby: dy javë
Kamera: 0.3M Pixel
Audio: Bang and Olfusen ICEpower dhe ASUS SonicMasterTechnology HD Audio
Portet: 1x USB2.0, 1x USB3.0, 1x audio/mic, 1x microHDMI, 1xminiVGA, 1x USB2.0, 1x USB3.0, 1x audio mic kombo
Dimensionet:3mm x 9mm
Pesha: 1.3 kg
/zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Nokia 603


Nokia ka paralajmëruar modelin Nokia 603, telefonin e mençur i cili ka çmim të arsyeshëm, por performanca të larta. Nokia 603 është krijuar për të tërhequr përdorues të rinj të telefonave të mençur.
Nokia 603 ofron dizajn kompakt të cilin e dallon ekrani 3.5 inç ClearBlack rezistues ndaj gërvishtjeve dhe i optimizuar për përdorim në diell. Ky Smartphone vjen me Nokia Kart, aplikacionet më të reja dhe lojëra për rrjete shoqërore, mundësi xhirimi, rregullimi dhe këmbimi të fotove dhe mbështetjen për NFC./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Sony Ericsson vetëm telefona të mençur


Zyrtarët e kompanisë Sony Ericsson, kanë bërë të ditur se që nga viti i ardhshëm, do të fokusohen vetëm në prodhimin e telefonave të mençur.
Sony Ericsson nga viti 2012 do të prodhojë kryesisht smartphone dhe do të ndërpres prodhimin e telefonave të zakonshëm.
Pjesëmarrja e telefonave të mençur në shitjet e kompanisë përbën madje 80 për qind, e deri tani Sony Ericsson ka shitur 22 milionë pajisje Xperia me sistemin operativ Android. Kompania pjesën më të madhe të pajisjeve do ta bazojë pikërisht në Android./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Asus Lamborghini VX6S me procesor Intel Atom D2700


Asus ka paralajmëruar Netbook-un e saj të ri sportiv i cili në emrin e tij e ka llohën e famshme Lamborghini. Kjo është një pajisje më e vogël e ‘vëllait’ të madh, modelin Asus Lamborghini VX6S, që ka ekran 12.1 inç, i cili është zhvilluar në platformën e re Intel Cedar Trail.
Ky Netbook punon në procesorin Intel Atom D2700 me dy bërthama dhe me takt pune prej 2.13GHz, ka memorie me kapacitet 2 apo 4 GB RAM, hard-disk deri në 500GB (5.400 rrotullime/min), dhe kartelë grafike të mrekullueshme Radeon 6470M.
Ekrani në fjalë 12.1 inç LED-backlit, shfaq rezolucionin HD prej 1366x768 pikselëve, ka të integruar sistemin e mrekullueshëm të zërimit Bang & Olufsen ICEpower, ndërsa mbështet edhe lidhjet pa tel 802.11 b/g/n WiFi, Bluetooth 3.0. Ka të integruar edhe lexuesin e kartelave të memories, 2x porte USB 3.0, portin HDMI video dhe baterinë prej 5200mAh.
Tani për tani çmimi dhe data e daljes së tij në treg, nuk janë bërë të njohura, por supozohet se për nga çmimi, do të jetë shumë më i volitshëm se vëllai i tij i madh.
Procesori: Intel Atom D2700
Kamera: 1.3 MP
Memoria: 4GB
Audio: WiFi, Bluetooth 3.0
Rezolucioni: 1366x768 piksel
Kjo është një pajisje më e vogël e ‘vëllait’ të madh, modelin Asus Lamborghini VX6S, që ka ekran 12.1 inç, i cili është zhvilluar në platformën e re Intel Cedar Trail
Ky Netbook punon në procesorin Intel Atom D2700 me dy bërthama dhe me takt pune prej 2.13GHz, ka memorie me kapacitet 2 apo 4 GB RAM, hard-disk deri në 500GB
Ekrani në fjalë 12.1 inç LED-backlit, shfaq rezolucionin HD prej 1366x768 pikselëve, ka të integruar sistemin e mrekullueshëm të zërimit Bang & Olufsen ICEpower, ndërsa mbështet edhe lidhjet pa tel 802.11 b/g/n WiFi, Bluetooth 3.0/zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Thursday, October 27, 2011

Si ti rikthejm te dhenat e humbura nga nje USB stick.


 
Pyetja:
Para pak kohëve kisha një për ta bere një seminar për fakultet por pasi shkova qe ta kopjoja seminarin e përgatitur ne një shtypshkronje e formatova gabimisht USB-ne time dhe kështu si pasoj me humben te gjitha informacionet dhe te dhënat qe kisha ne atë USB. A ekziston ndonjë mënyrë se si mund ti rikthej këto te dhëna nga USB-ja përsëri për shfrytëzim.?

lexo më tepër »

Përse shërben tasti “PrtSc” ?



Tasti PrtSc ose sic mund ta keni degjuar PrintScreen sherben per ti bere nje foto momentale asajcfare keni ne ekranin tuaj. Shumica e kompjuterave e kane direkt por disa lloje te tjere e kane me kombinim tastesh. Pasi ta klikoni shkoni ne programin paint qe e ka cdo windows dhe aty klikoni ctrl + v dhe ne momentin qe ju shikoni imazhin e paraqitur ateher e beni SaveAs dhe e ruani ne desktop
lexo më tepër »

Mëso më shum rreth Printimit .

Nenkomanda Shkruaj/Print sherben per te shkruar informacionin qe permban nje skedar ne leter. Me egzekutimin e komandes Skedar/File shfaqen nenkomandate saj njera prej te cilave eshte ajo e shkruajtjes/Print-imit. Me te fokusuar kete komande me ane te treguesit te mausit do te shikojme qe perbri na shfaqet nje dritare e cila ka tre nenkomanda te tjera si ne figure. Keto jane nenkomanda "Print" egzekutimi i te ciles te shfaq ne ekran nje dritare brenda te ciles gjenden opsione te ndryshme qe duhen percaktuar nga an juaj, nenkomanda "Quick Print" e cila con informacionin e skedarit direkt ne printer dhe fillon shtypja/Printim i materialit te plote ne leter dhe e fundit eshte nenkomanda Shikoje para Shtypjes/ "Print Preview" e cila ju mundeson shfaqjen e matrerialit egzaktesisht si ai do te shkruhet/printohet.
Ne rast se do te egzekutojme dirket komanden print ne ekran do te na shfaqet dritarja e meposhteme. Per te percaktuar llojin e printerit me te cilin do punojme brenda hapsires se kufizuar e emertuar Printer veprojme me kutizen Name per te perzgjedhur. Klikon ne trekendishin e vendosur djathtas saj dhe shfaqen emrat e printerave, klikon mbi ate qe deshiron dhe ne kete menyre ju keni zgjedhur printerin. Sasia e materialit qe do te shkruhet/printohet mund te percaktohet ne kutizen Sasia e Faqeve/Page Range. Ne rast se doni qe te shkruhet/printohet i gjithe informacionin i ndodhur ne skedar zgjidhet opsioni I Gjithi/All ne kutizen Page Range, nese doni te shkruani vetem ate faqe mbi te cilen po punoni perzgjidhet opsioni Faqja aktuale/Current Page dhe nese doni te shkruani disa faqe te nje materiali zgjidhet opsioni Faqet/Pages. Ne kutizen e opsionit te fundit shkruhen numrat e faqeve qe do shkruani sipas shembullit qe eshte menjehere poshte kesaj kutize ne dritaren Print. Qellon qe ju keni nje material nje faqe dhe doni te shkruani vetem nje paragraf te tij, pra nuk e doni gjithe faqen, atehere paragrafi qe doni te shkruani/printoni fillimisht duhet selektuar dhe ne kete rast opsioni e selektuara/selection, brenda dritares print, do shfaqet i aktivizuar. Ju e perzgjidhni kete opsion i cili ju ben te mundur shkrimin e pjesshem te nje materiali. Percaktimi i Numrit te Kopjeve. Nese ju doni qe materiali te jete ne dy a me shume kopje ne kutizen Numri i kopjeve/Number of Copies mjafton te vendosni numrin e kopjeve qe doni. Kujdes nese nje material do ju duhet ne disa kopje mire eshte qe te aktivizoni opsionin bashke/Collate qe materiali te shkruhet i plote dhe pastaj te filloje shkruajtja e kopjes se dyte ne te kundert ju do te beni sortimin e materialit manualisht sepse fillimisht do te shtypet vetem faqja e pare sa kopje keni kerkuar pastaj e dyta e keshtu me radhe. Percaktimi i numrit te faqeve qe shkruhen ne nje flete realizohet duke perzgjedhur ate ne ne hapsiren Zoom ne kutizen "Pages per sheet".
  • a)Skedar File
  • b)Shkruaj Print
  • c)Vendos Opsionet Set Options
  • d)Konfirmo Ok
lexo më tepër »

Mesohu te krijosh tekste me efekt 3D në Photosop



Në këtë tutorial do të mësoni si të krijoni një 3D text effect në photoshop. Përdoreni atë për web faqen tuaj si titull , print dizajn , gazetë muri …për gjithçka.
1. Krijoni një dokument të ri. Përdorni të dhënat si në figurën e mëposhtme.
2. Shtyp (Përdorni) Horizontal Type Tool (T), shkruaj diçka.
Unë kam përdorur fontin Impact, madhësia 60px.
3. Në këtë hap ne do të bëjmë një pamje perspektive për font layerin tonë. Ne nuk mund te bëjmë një pamje perspektive deri sa të konvertojmë tekstin tonë prej layershape.
Shko tek Layer / Type / Convert to shape për të konvertuar tekstin tonë layer në shape.
Tani shko te Edit / Transform / Perspective.


Tani, mbaj të shtypur CTRL + SHIFT + ALT dhe tërhiqe në anën e djathtë të Perspective kutisë sikur në figurën  e dhënë.
Shtype Return (Enter) butonin në tastierën tuaj.


4. Tani Perspectivi ynë është shtuar dhe ne mund të konvertojmë këtë model. Shko te Layer / Rasterize / Shape për të konvertuar layerin  tonë.

5. Kopjo tekstin tuaj të layerit. Zhvendose kopjen tuaj poshtë  tekstit original. Bëhuni të sigurtë që ngjyra e zezë të jetë ngjyra me prioritet dhe shtyp SHIFT +ALT + BACKSPACE për të mbushur kopjen tuaj me ngjyrë të zezë .

6.Tani do të shtojmë efektin 3D .
Behuni të sigurtë që te gjendeni në një kopje të tekstit të layerit tuaj .
Shtypni me njërën dorë CTRL + ALT dhe mbajini të shtypur, me dorën tjetër mbajeni të shtypur tastin e djathtë.

Tanimë, kemi efektin tonë 3d por gjithashtu kemi shumë layera të rinjë. Mos u brengosuni , tani do të merremi me ta  . 
7. Fshih tekstin tënd original te layerit  dhe sfondin .
Shtyp SHIFT +CTRL + E për të zhdukur layerat e dukshëm .
Tani ne kemi vetëm 3 layera.



Ja pra ! 3D juaj është kryer .
Tani mund të luani me të. Shto ca grimë hije, ndërro ngjyrat… 





lexo më tepër »

Si ti rindërtoni IP adresat?

http://technotip.org/wp-content/uploads/QandA/PageNotFound.jpg
Na ndodh të gjith neve. Përderisa ju jëni duke shikuar nëpër internet ju shfaqet problem “Page not found”. Ju shiqoni modemin dhe duket se gjithqka është duke punuar, dhe ju tani mendoni ta thirrni kujdesin për konsumator- qfar mundimi. Shpesh problem është se ju duhet të rindërtoni  Protokolet e Adresës së Internetit ( IP ). Këto hapa do tu’a spjegojn se si ti rindërtoni IP adresat, dhe do të ju ruajn një thirrje në kujdesin për konsumator.
Instruksionet:
  1. Klikoni në buttonin “ Start “ dhe pastaj zgjidhni “ Run
  2. Shkruaj “cmd” dhe kliko “OK”. Do të hapet një dritare e Command Prompt. Ngjan me sistemin operativ DOS.
  3. Shkruaj “ipconfig/release” dhe shtyp “Enter”. Kjo do ti lirioj IP adressat që i keni deri më tani.
  4. Shkruaj “ipconfig /reneë” dhe “Enter”. Kjo i jep kompiuterit tuaj një set të ri të IP adresës.
  5. Shkruaj “Exit” dhe shtyp “Enter” për të dalur nga dritarja. Kompiuteri juaj tani ka IP adresa të reja
lexo më tepër »

Wednesday, October 26, 2011

Si te perdorim Emocionet ne Chatin në facebook

 Kekompjuter - Ja disa opcione te lehta se si te perdorim Emocionet ne chatin ne facebook .
Veproni se si jan ne foto me posht .. Per zmadhimin e fotos klikoni ne to .. Flm kekompjuter


lexo më tepër »

Interfejs me prekje në çdo sipërfaqe

Microsoft Research në simpoziumin në Santa Barbara të dedikuar për interfejset shfrytëzuese ka prezantuar teknologjinë e cila e shndërron çdo sipërfaqe në “ekran” të ndjeshëm në prekje.

Teknologjia e quajtur OmniTouch është sistem i bazuar në prekje i cili mundëson futjen e të dhënave përmes çfarëdo sipërfaqe. Me këtë teknologji Natural Interaction Research i Microsoftit mëton që me këtë teknologji të shfrytëzojë sipërfaqen tejet të madhe që na e ofron bota reale.

OmniTouch kombinon pico projektorët laserikë dhe kamerat të cilat mund të detektojnë thellësinë, ngjashëm me ato që shfrytëzohen në Kinect. Kur kalibrohen kamera dhe projektori shfrytëzuesi mund të shfrytëzojë cilëndo sipërfaqe si interfejs shfrytëzues të ndjeshëm në prekje./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Google+ nuk do të kërkojë më emrat e vërtetë

Nënkryetari i seksionit të Google për shërbimet sociale, Vic Gundotra, ka bërë të ditur që në disa muajt e ardhshëm Google+ do të pushojë së kërkuari shfrytëzimin e emrave të vërtetë nga anëtarët e vetë. Për më shumë, kjo kompani ka paralajmëruar që rrjeti i saj social përveç pseudonimeve do të përkrahë edhe tipet e tjera të identiteteve – supozojmë afaristë dhe korporata, për shembull.

Deri më tani Google kishte bllokuar profilet e Google+ për të cilat kishte konkluduar që nuk kanë dhënë emrin e tyre të vërtetë, për të krijuar një atmosferë më familjare në rrjet, ku do të ishte shumë më lehtë të gjendet çdokush që e njihni në bazë të emrit.

Data e saktë kur Google do ta përmirësojë këtë nuk dihet./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Facebook krijon profil të fshehtë për vizitorët e paregjistruar?

Zyra e sekretarit për mbrojtje të të dhënave në Irlandë do të nisë një hetim kundër Facebook për shkak të akuzave që ky rrjet social krijon dhe ruan profile të fshehta, si të anëtarëve të vet, po ashtu edhe të atyre që nuk janë anëtarë. Konkretisht, organizata Europe-v-Facebook ka bërë një ankesë në të cilën pohohet që Facebook mbledh emra, adresa banimi dhe e-maili, numra telefoni dhe të dhëna për punësimin e vizitorëve të paregjistruar, të cilat pastaj i bën bashkë në profile të fshehta – një praktikë e ngjashme thuhet se aplikohet edhe për shfrytëzuesit e regjistruar.

Në të dy rastet bëhet fjalë për mbledhje të fshehtë të të dhënave në prapavijë, pa dijeninë e njerëzve. Këto profile më pas shfrytëzohen për preferim të miqve dhe për ftesa të rreme për Facebook nga të njohurit.

Përveç kësaj, ankesa thekson edhe që dega e kësaj kompanie në Irlandë (që është e ngarkuar edhe për të gjithë shfrytëzuesit tjerë jashtë Amerikës dhe Kanadasë) nuk i jep të dhënat e shfrytëzuesve me kërkesë, që bashkë me akuzat e sipërpërmendura, paraqet shkelje të ligjit irlandez për mbrojtjen e të dhënave.

Autoritetet irlandeze pohojnë që hetime kundër Facebookut për shkelje të privatësisë kanë planifikuar të bëjnë edhe para ankesave të Europe-v-Facebook. /koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Tuesday, October 25, 2011

Tri vjet burgim per Fyrje ne Facebook


Egjiptiani Ejman Jusuf Mensur është dënuar me tre vjet burg dhe punë të detyruar për shkak të fyerjes së Islamit në komentet e tij në Facebook
Sipas agjencisë Mena, Gjykata në Kajro Mansurin e ka shpallur fajtor për "sulm dhe fyerje të qëllimshme kundër besimit islam", në faqen shumë të popullarizuar sociale.


Gjykata konsideron se fyerjet ishin drejtuar kundër "Kur’anit, besimit Islam, Profetit Muhamed s.a. dhe muslimanëve", bënë të ditur agjencia egjiptiane.


Në Egjipt, ligji ndalon fyerjet fetare.


Bloger Kerim Amer në vitin 2007., gjithashtu, është dënuar disa vite burg për fyerje ndaj Pejgamberit Muhamed a.s. dhe Hosni Mubarakut.
/islamgjakova/kekompjuter
lexo më tepër »

Monday, October 24, 2011

Kërkimet në Windows 8

Microsofti ka zbuluar detaje shtesë lidhur me kërkimet në Window 8. Kjo kompani pohon që në tetëshe kërkimet bëhen më shpejt.

Një prej arsyeve është edhe vetë kohëzgjatja e kërkimit që në kompjuterët desktop me Windows 8 mesatarisht është për 55 për qind më shkurt se në Windows 7. Në laptopë kërkimi është për 45 për qind më i shpejtë ndërsa më së shumti do të duhej të përfitojnë shfrytëzuesit e netbookëve ku kërkimi do të jetë për 75 për qind më i shpejtë.

Po ashtu, kjo kompani përmes matjeve ka ardhur deri në përfundimin që kërkimet në Windows ndahen në tri kategori. Madje 67 për qind e kërkimeve i takon kërkimit të aplikacioneve, në 22 për qind të rasteve kërkohen fajllat, ndërsa në 9 për qind kërkohen parametra brenda Control Panelit. Në Windows 8 rezultatet e kërkimit do të grupohen sipas tipit (aplikacione, fajlla dhe parametra).

Pritet që Windows 8 do të mund të lansohej në fillim të verës.
lexo më tepër »

Anonymous kundër pedofilëve

Ekipi tashmë i njohur shumë mirë, Anonymous, rrëzoi javës që shkoi Freedom Hosting-un që siguronte shërbime të hostingut për mbi 40 ueb faqe pedofilësh, në mes i të cilëve është edhe Lolita City, sipas disa pohimeve faqja më e madhe e pedofilëve në Internet.
Përveç kësaj, kanë arritur të mbledhin të dhënat rreth 1,589 shfrytëzuesve të këtyre faqeve të cilët janë ruajtur si dëshmi për organet e interesuar përgjegjës.
Aktin e bën të pazakontë fakti se bëhet fjalë për një grup hakerësh të cilët përndryshe përfaqësojnë anonimitetin e shfrytëzuesve në Internet, dhe për shkak të kësaj faqet e tyre janë të hostuara në darknet – rrjet ky privat i kriptuar në Internet që është menduar pikërisht për të pamundësuar gjetjen e shfrytëzuesve. Bëhet fjalë për rrjetin e anonimizuar të Torit të cilin fillimisht e pati zhvilluar marina amerikane, e tani përdoret edhe nga ofruesit e shërbimeve të hostingut për përmbajtjet e ndryshme.
Tor bën ridrejtimin e qarkullimit përmes grupit të serverëve vullnetarë që janë të shpërndarë nëpër Internet dhe në këtë mënyrë vështirëson mbikëqyrjen e përmbajtjeve dhe pjesëmarrësve në qarkullim. Tor gjithashtu ka edhe TDL-në private .onion në të cilën qasen përmes HSP-së (hiden service protocol) dhe faqet janë të dukshme vetëm për shfrytëzuesit e Tor gatewayit sikurse që është tor2web.org.
Natyrisht, Tor nuk përdoret vetëm nga pedofilët, por edhe shumë shfrytëzues të cilëve u është pamundësuar komunikimi në Internet, sikurse që janë blogerët në vendet arabe dhe vendet tjera të botës ku shikohet ndryshe shprehja e lirë e qëndrimeve që janë në kundërshtim me qëndrimet zyrtare.
Mirëpo, anonimiteti që ofron Tor nuk është krejtësisht i garantuar, kështu që edhe pse IP adresat janë të fshehura, ato kanë shenjën digjitale i cili mund të përdoret për identifikimin e shërbimeve të hostuara në një lokacion dhe përmes kësaj mund të përcjellën edhe vizitat në këtë lokacion. Po kështu, rrjeta tor është njëlloj e lëndueshme në hackimin e faqeve sikurse dhe Interneti “i zakonshëm”.
Sipas shkrimit në faqet e Arrs Technica, Anonymous ka filluar operacionin e vet kundër Lolita City 14, kur në faqet The Hidden Wiki në rrjetin Tor kanë zbuluar lidhjet drejt pornografisë me fëmijë. Ekipi nga Anynomus së pari ka hequr lidhjet, e kur administratorët i kishin kthyer prapë kanë vendosur të bëjnë rrëzimin e faqes përmes sulmeve DoS. Gjithashtu kanë vërejtur se faqet ndodhen tek ofruesi i hostingut Freedom Hosting nga të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e hostingut për faqet. Këta e kishin refuzuar këtë gjë, e pastaj Anonymous ka nisur me sulmet me SQL dhe nxjerrjen e bazës së shfrytëzuesve të këtyre faqeve, pas cilës gjë kanë nisur edhe DoS-in./kekompjuter/
lexo më tepër »

Sulmohet kanali i Microsoft në Youtube


Dje ishte hakuar kanali zyrtar i Microsoft në youtube, dhe ishte fshirë e gjith përmbajtja e Microsoft, softuerit gjigant. Sfondi i kanalit ishte ndryshuar, me titull “Predator Cinema”, kurse hakeri kishte lërë dhe një mesazh ku thuhet: “Nuk bëra asgjë të keqe, vetëm u futa në llogarinë time të cilën krijova në vitin 2006″, raporton GeekWire.
Hakimi ishte konfirmuar edhe nga Microsoft të cilët akoma punojnë për të rikthyer videot, pasi arritën të rikthejnë llogarinë. Numri i tash më videove të rikthyera është 59. Microsoft në kanalin e tij në youtube ka mbi 8 milionë shikime, dhe rreth 25.000 abonues.
Ky është sulmi i dytë më i madh në kanalet e YouTube pasi javën e kaluar ishte sulmuar edhe Kanali i Sesame Street, kurse videot e dedikuara për audiencën e të rinjëve ishte zëvendësuar me përmbajtje pornografike.
Tani shtohet pyetja sa ka siguri dhe mbrojtje në Youtube për përdoruesit e thjeshtë, posaqërisht masat e sigurisë të cilat (nuk) i merr për llogaritë e korporatave, edhe pse Google gjithmon e cek verifikimin e dyfisht për llogaritë e tyre./itshqip/kekompjuter/
lexo më tepër »

Asus Lamborghini VX6S me procesor Intel Atom D2700


Asus ka paralajmëruar Netbook-un e saj të ri sportiv i cili në emrin e tij e ka llohën e famshme Lamborghini. Kjo është një pajisje më e vogël e ‘vëllait’ të madh, modelin Asus Lamborghini VX6S, që ka ekran 12.1 inç, i cili është zhvilluar në platformën e re Intel Cedar Trail.
Ky Netbook punon në procesorin Intel Atom D2700 me dy bërthama dhe me takt pune prej 2.13GHz, ka memorie me kapacitet 2 apo 4 GB RAM, hard-disk deri në 500GB (5.400 rrotullime/min), dhe kartelë grafike të mrekullueshme Radeon 6470M.
Ekrani në fjalë 12.1 inç LED-backlit, shfaq rezolucionin HD prej 1366x768 pikselëve, ka të integruar sistemin e mrekullueshëm të zërimit Bang & Olufsen ICEpower, ndërsa mbështet edhe lidhjet pa tel 802.11 b/g/n WiFi, Bluetooth 3.0. Ka të integruar edhe lexuesin e kartelave të memories, 2x porte USB 3.0, portin HDMI video dhe baterinë prej 5200mAh.
Tani për tani çmimi dhe data e daljes së tij në treg, nuk janë bërë të njohura, por supozohet se për nga çmimi, do të jetë shumë më i volitshëm se vëllai i tij i madh.
Procesori: Intel Atom D2700
Kamera: 1.3 MP
Memoria: 4GB
Audio: WiFi, Bluetooth 3.0
Rezolucioni: 1366x768 piksel
Kjo është një pajisje më e vogël e ‘vëllait’ të madh, modelin Asus Lamborghini VX6S, që ka ekran 12.1 inç, i cili është zhvilluar në platformën e re Intel Cedar Trail
Ky Netbook punon në procesorin Intel Atom D2700 me dy bërthama dhe me takt pune prej 2.13GHz, ka memorie me kapacitet 2 apo 4 GB RAM, hard-disk deri në 500GB
Ekrani në fjalë 12.1 inç LED-backlit, shfaq rezolucionin HD prej 1366x768 pikselëve, ka të integruar sistemin e mrekullueshëm të zërimit Bang & Olufsen ICEpower, ndërsa mbështet edhe lidhjet pa tel 802.11 b/g/n WiFi, Bluetooth 3.0/zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Motorola prezanton Atrix 2


Modeli më i ri i Motorola-s, telefoni i mençur mobil Motorola Atrix 2 tashmë mund të blihet përmes operatorit mobil amerikan AT&T dhe kushton 99.99 dollarë përkrah një kontrate dy-vjeçare me operatorin.
Motorola Atrix 2 posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, në teknologjinë qHD multi-touch, me rezolucion prej 540 x 960 pikselëve.
Motorola Atrix 2 posedon edhe procesorin e fuqishëm me dy bërthama dhe me takt pune 1GHz, 8GB memorie të brendshme, si dhe portin për mikro SD kartelë e cila mund të rrit memorien e telefonit deri në 32GB.
Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën me 8 mega-piksel, e cila mund të incizojë video në 1080p, ndërsa Motorola Atrix 2 është i pajisur me Android 2.3 Gingerbread./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Facebook rrezikon gjobë 100 mijë euro


Për fshirjen e të dhënave nga Facebook nuk mjafton më vetëm një klikim. Rrjeti social më i famshëm në botë, rrezikon një gjobë prej 100 mijë euro, pasi Max Schrems, një student 24 vjeçar denoncon se 1200 faqe me informacione të tij personale janë ruajtur nga sajti.
Në korrik djali kishte kërkuar një CD ku të përfshiheshin të gjithë të dhënat e regjistruara nga sajti dhe kishte marrë një surprizë të madhe, ku fshin fotot, miqësitë e anulluara dhe të gjitha faqet e tij të tre viteve, rreth 1200 faqe.
Një zëdhënës i komisariatit të policisë irlandeze konfirmoi se policia po heton lidhur me rastin e Schrems, pasi nëse Facebook ka ndërhyrë në faqe, rrezikon një gjobë prej 100 mijë euro. Ndërkaq rrjeti social mbrohet duke thënë se ka plotësuar thjesht kërkesat e një përdoruesi.
Por për këtë nuk është dakort Max i cili shprehet për ruajtjen e informacioneve të mbledhura, të cilat nëse do të zbulohen do të dëmtonin reputacionin e tij madje do e pengonin të gjende edhe një punë dosido.
Aktualisht Facebook pret përgjigjen e garantuesit, pavarësisht se 100 mijë euro për të janë një hiç përpara të ardhurave që rrjeti social grumbullon./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

 
Powered by Ke kompjuter Blog