Posted by ke kompjuter blog on 11:55 PM

Pas një numri të madh komentesh të marra në Developer Preview versionin e Windows 8 – që edhe ishte qëllimi i publikimit – Microsoft ka vendosur që të bëjë disa ndryshime sipas dëshirave të shfrytëzuesve. Siç shpjegohet në postimin në blogun zyrtar, aplikacionet e paraqitura në ekranin e posaçëm Apps do të jenë të paraqitura më dendur që të mund të futen sa më shumë, kështu që shfrytëzuesit do të mund t’i grupojnë sipas dëshirës, dhe jo vetëm sipas abecedës. Shumë ankesa po ashtu ishin drejtuar edhe nga shfrytëzuesit afaristë në drejtim të interfejsit me pllakëza, dhe Microsofti, bashkë me mundësinë e unifikimit të pamjes së ekranit Start, sipas të gjitha gjasave do të mundësojë edhe aktivizimin e desktop interfejsit klasik Windows 7.
Edhe pse Microsofti nuk ka zbuluar numrin e atyre që kishin dërguar komentet e tyre për këto ndryshime, një reagim kaq i fuqishëm tregon që Windows 8 Start ekrani ndoshta edhe nuk u pëlqen të gjithëve. E ndoshta kjo është pasojë e asaj që Microsofti nuk ka komunikuar aq qartë që Start ekrani nuk është i dedikuar për komp-juterët desktop, por në radhë të parë për tabletët dhe ndoshta edhe laptopët./koha/kekompjuter