
Samsungu kohë më parë nënshkroi marrëveshjen për shfrytëzimin e patenteve, ndërsa ngjashëm ka vepruar edhe HTC madje që në prill të vitit 2010.
Microsofti tani do të fokusohet tek Motorola, e cila së shpejti do të mund të bëhet pronë e Google. Nga Redmond arrin komenti që në Goldman Sachs kanë shfrytëzuar njëfarë matematike të tyren, dhe që Microsofti nuk do të komentojë shifrat që i ka publikuar kjo shtëpi analitike – por shton që me siguri e kanë mbivlerësuar fitimin që do ta realizojë Microsofti nga Androidi./Fan/kekompjuter
