Monday, October 3, 2011

Intel Cheryville këtë vit

Inteli për çerekun e fundit të këtij viti po përgatit freskimin e ofertës së SSD-ve dhe pasardhësen e linjës aktuale 510 Series. Zëvendësimi tani për tani po zhvillohet me emrin e koduar Cheryville dhe paraqet SSD-të me MLC NAND çipat 25-nanometërsh. Seritë ekzistuese 510 dhe 310 bazohen në MLC memoriet 34-nanometërshe.
SSD-të e reja do të kenë interfejs SATA 6 Gbps, shpejtësi më të mëdha të transferim në krahasim me Series 510 dhe paketim standard 2.5”. Këtë linjë do ta përfaqësojnë modelet me kapacitete prej 60, 120, 180, 240 dhe 480 GB, ndërsa çmimet nuk dihen akoma./koha/kekompjuter

 
Powered by Ke kompjuter Blog