Monday, October 10, 2011

Dell Inspiron One 2320

Dell ka prezantuar kompjuterin multimedial all-in-one (AIO) Inspiron One 2320. Kompjuteri vjen me touchscreen ekran me 23 inçë me LED ndriçim prapavije dhe HD rezolucion te plotë, ndërsa bazohet në procesorët Sandy Bridge të Intelit.

Në ofertë janë çipat Core i5-2400S ose Core i7-2600S dhe grafika e integruar e Intelit ose GeForce GT 525M e nVidias. Pjesa tjetër e konfigurimit përfshin deri 8 GB memorie RAM, disqe me kapacitet deri 2 TB, DVD rekorder ose Blu-ray, web kamerë, altoparlantë SRS, rrjet me dhe pa tela, lexues të kartelave memorike, përkrahje për [iDi dhe TV tuner të integruar. Ka edhe daljen HDMI, ndërsa çmimet sillen mes 950 dhe 1400 dollarë./koha/kekompjuter/

 
Powered by Ke kompjuter Blog