Friday, March 30, 2012

Nga tani mund të keni edhe armiq në Facebook


A jeni të lodhur nga aq shumë “pozitivizëm” në “Facebook”, ku secili shokë bënë “like” ndaj secilit dhe për gjithçka? Në faqet e rrjeteve shoqërore, siç është “Facebook”, shumica e përdoruesve presin që njerëzit tjerë t’u shfaqen si të lumtur, të suksesshëm dhe shoqëror, tregoi një hulumtim i zhvilluar kohë më parë.

Miliona njerëz kërkuan “dislike-n”

Por Dean Terry, profesori në një kolegj, është lodhur, siç tha, nga sasia e madhe e pozitivitetit në “Facebook”, dhe kështu e bëri aplikacionin i cila u mundëson, sikur miqtë, në “Facebook” t’i përcaktoni dhe keni edhe armiqtë tuaj.

Siç shkruajnë mediet e huaja, prof. Terry konsideron që bota reale e marrëdhënieve ndër njerëzore është shumë më komplekse se sa që këtë e ofron dhe mundëson “Facebook”.

Për shembull, më shumë se tre milionë njerëz janë paraqitur në faqen e “Facebook-ut” dhe të cilët kërkojnë të vendoset edhe “butoni” “dislike”.

Nëse tani e kemi “like”, pse atëherë të mos keni edhe “dislike”, pyesin shumica, por “Facebook” e ndalon rreptësisht këtë fjalë në faqen e saj dhe për programorët e saj.

Ngutuni nëse dëshironi ta keni

Megjithatë, “Facebook” nuk ka asnjë rregull që kanë të bëjnë me emërtimin e armiqve tanë, kështu që prof. Terry e bëri aplikacionin “EnemyGraph”, e cila u mundëson që të merrni cilëndo pjesë nga “Facebook”, personin, vendin, ngjarjen, aplikacionin tjetër..., dhe ta konsideroni armik.

Ky aplikacion interesant po ashtu do t’u dërgoj raportet e caktuara, përkatësisht do t’ju lajmërojë secilin herë kur njëri nga miqtë tuaj bënë “like” (pëlqen) diçka nga armiqtë tuaj.

Ky profesor që e bëri këtë aplikacion më parë ishte bërë i njohur për aplikacionin e cila u mundëson t’i shihni “tweet-it” e fshirë. Ai konsideron se aplikacionin “EnemyGraph” “Facebook” shumë shpejt do ta largojë, andaj ngutuni derisa ende mund të shkarkohet./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

iPhone 5 me ekran më të madh


Sipas pohimeve të burimeve të firmave koreane që janë të afërta me kompaninë “Apple”, iPhone 5 i ri do të ketë ekran shumë më të madh, prej 11.6 centimetra, që i përgjigjet madhësisë së ekranit të rivalit të tij kryesor, telefonit kult të mençur Samsung Galaxy S2, ndërsa do të lansohet brenda kësaj vere.

Burimet koreane edhe më herët kanë qenë mjaft të besueshme kur bëhet fjalë për pamjen e mundshme dhe lansimin e produkteve të reja, ndërsa këto burime njëherësh merren me përpunimin dhe prodhimin e ekraneve dhe procesorëve për shumë kompani të teknologjisë së lartë, në mesin e të cilave edhe për “Apple”.

Deri më tani është paraqitur edhe disa versione të pamjes së mundshme të iPhone-t të ri, nga të cilat shumicës i pëlqeu versioni i disenjatorit, Federico Ciccarese. Por, se a do të ketë iPhone 5 ekran më të madh pritet të shihet së shpejti./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Kompjuterët me ngjyra nga Kina


Përfaqësuesit e kompanisë “Lenovo” i prezantuan së fundi serinë e suksesshme IdeaPad Z Lenovo të kompjuterëve dhe nga kjo seri modelet e tij më interesante janë ata Z570 dhe Z370, si dhe prezantuan ofertën speciale të dedikuar kësaj serie të IdeaPad Lenovo kompjuterëve.

Seria Z është në dispozicion në nuancat e ngjyrës së kaltër, asaj “pink”, të kuqes metalike, gri metalike dhe të kaftë e mbylltë.

Modeli IdeaPad Z570 me diagonalen e ekranit prej 15.6 inç dhe IdeaPad Z370 me diagonalen e ekranit prej 13 inç, ndërmjet tjerave posedojnë edhe Lenovo Enhanced Experience 2.0 me teknologjinë “RapidBoot”, që mundëson punën e kompjuterit 20 sekonda më shpejt sesa që është rasti te kompjuteri standard./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Në treg më 8 prill


Gjatë javës së kaluar ishte thënë se Nokia Lumia 900 do të dal në shitje në SHBA, përmes operatorit AT&T, nga 8 ose 9 prilli, ndërsa tani kjo informatë tani është konfirmuar nga operatori mobil amerikan. Lumia 900 do të kushtojë 99.99 dollarë, pas një kontrate dy vjeçare që një përdorues do ta bënte me operatorin.

Lumia 900 posedon procesorin me 1.4GHz, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç në teknologjinë AMOLED ClearBack, rezolucionin 800x400 pikselë, sistemin operativ të “Microsoft-it”, kamerën “Carl Zeiss”, dhe shumë specifika tjera të avancuara./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Pse bateria e smartphone-ve harxhohet shpejt?


Shumicës, problemin më të madh në telefonat e tyre të mençur u shkakton bateria, më saktë harxhimi i saj i shpejt për çka përdoruesit nuk mund shpesh t’i shfrytëzojnë të gjitha potencialet e telefonave pasi që duhet ta ruajnë baterinë për biseda.

Falë hulumtuesve nga “Microsoft” dhe nga universiteti “Purdue” më në fund kemi kuptuar njërin nga arsyet kryesore të zgjatjes së shkurtë të baterisë, ndërsa kjo është për shkak të aplikacioneve pa pagesë.

Shpenzues, aplikacionet pa pagesë

Ky hulumtim tregoi se disa nga aplikacionet pa pagesë harxhojnë vetëm një pjesë të vogël të energjisë për nevoja “personale”, derisa harxhimi tjetër ka të bëjë me proceset e lidhura me reklamimin, kërkimin e lokacionit, largimin dhe shfaqjen e shpalljeve e të ngjashme.

Mediet potencojnë që hulumtuesit kanë testuar gjashtë aplikacione të popullarizuara për telefona të mençur, duke përfshirë edhe Angry Birds dhe i testuan në telefonat e HTC-së të cilët punojnë në Android (Magic dhe Passion) dhe në Windows Mobile (TyTN II), derisa për shkak të kufizimeve që lidhen me Apple iOS harxhimet në iPhone nuk i kanë matur.

Në cilën mënyrë aplikacionet pa pagesë harxhojnë energjinë dhe kështu zvogëlojnë kohëzgjatjen e baterisë më së miri mund ta shihni në shembullin me lojën e popullarizuar Angry Birds, ku vetëm 20 për qind e harxhimit të energjisë së këtij aplikacioni ka të bëje me vetë lojën, ndërsa 45 për qind e harxhimit të energjisë ka të bëjë me kërkimin e lokacionit të telefonit në mënyrë që loja përdoruesit mund t’i ofrojë shpalljet e caktuara, derisa një pjesë e mirë e harxhimit të energjisë ka të bëjë me largimin dhe shfaqjen e shpalljeve dhe reklamave brenda lojës.

Zgjidhja e problemit

Po ashtu, është zbuluar se, kur telefonat janë të lidhur me 3G rrjetin, bateria vazhdon të harxhohet edhe pas përfundimit të aksionit të caktuar, për shembull pas shkarkimit të ndonjë informacioni (reklamës për lojëra), bateria edhe më tutje vazhdon të harxhohet.

Zgjidhje për këtë probleme ekzistojnë dhe hulumtuesit nga “Microsoft” dhe universiteti “Purdue” thonë që janë në ristrukturimin e kodit në disa aplikacione dhe ata pas testimit të bërë arritën të zvogëlojnë harxhimin e energjisë së tyre nga 20 deri në 65 për qind.

Duket se aplikacionet pa pagesë megjithatë e kanë çmimin e tyre, dhe nëse dëshironi që bateria t’ju zgjatë sa më shumë, shmangni shfrytëzimin e aplikacioneve të këtilla, së paku në ato situata kur telefoni u është i nevojshëm, dhe nuk keni mundësi për mbushjen e baterisë./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Thursday, March 29, 2012

Adobe Photoshop CS6 Beta.



Nga këtu mund ta shkarkoni Adobe Photoshop cs6 Beta
Për dallim nga ai CS5 tek ky janë disa veçori të reja që do te ju  lejnë përshtypje si përdoruesve amatorë ashtu edhe atyre profesionalë.

Programi është në fazën testuese, dhe kur të jet në gjendje përfundimtare ateher ju nuk do te keni mundesin ta shkarkoni versionin Beta më pasi që adobe do te fut full dhe për ta shkarkuar ateher ju duhet të paguni në një shum që do ta përcaktoj Adobe që që ata e shofin të arsyeshme.

Egzistojn shum risi në këtë version që mbeten të zbulohen nga ju. 

Preferohet që kompjuteri juaj ti plotesoj keto performanca minimale për hapjen e programit

  • Intel® Pentium® 4 ose AMD Athlon® 64 processor
  • Microsoft® Windows® XP*  Service Pack 3; ose Windows 7  Service Pack 1
  • 1GB për RAM
  • 1GB hapsir e lir në harddisk; 
  • 1024x768 (1280x800 rekomandohet) rezulucionet e monitorit,
  • OpenGL 2.0 capable system
  • DVD-ROM drive


//kekompjuter.blogspot.com//

lexo më tepër »

Mirmbajtja dhe siguria e kompjuterit.

Shpesh herë gjat periudhës sa jemi duke punu në kompjuter ndodhë që ai të restartohet automatikisht, gjithashtu gjat punës shkon shum ngadal saqë na shkakton nervoz tek ne, mirpo kjo gjë nuk shkaktohet si pasoj e kompjuterit mirpo faji mbetett tek ne dhe jo tek kompjuteri që shkon ngadal pasi që nuk e trajtojm ashtu siq duhet.



Si duhet ta pastrojm kompjuterin në pjest hardwerike:


Hape shtëpizen e kompjuterit dhe fryj mirë nëpër të gjitha pjest ku bëhet ventilimi dhe pastroje pluhurin me ndonjë leckë të pastër dhe të tharë apo me ndonjë bocë me ajër të kompresuar,  dhe pastroj pjesët si p.sh ku është ftohësi i Proccesorit, kartela grafike, pllakëë amë, shtëpizën, etj. Keni kujdes gjatë pastrimit që kompjuteri të jet i fikur nga rryma.


Siguria e kompjuterit:

Djegja e Hardiskut. Eshte e preferushme të Krijohen rezerva të skedarëve të rëndësishëm në rast të ndonje djegje të Hardiskut që të mos humbin ato.

Rreziqet fizike.
Të mbrohet kompjuteri nga zjarri, përmbytje e rreziqe të ngjashme dhe të ruhen rezervat në një vendodhje në largësi

Të ekzekutohet gjithmonë softuerë duke i skanuar paraprakisht me antivirus dhe te sigurohet se softueri dhe sistemi operativ mbahen të përditsuar.

Fjalkalimi i kompjuterit.
Fjalkalimi i kompjuterit nuk duhet të jetë inicial i personit, pseudonimi, emri i fëmijës, datlindja etj. Ai nuk duhet të jet as një fjal e shkruar drejt në çdo gjuhë. Një mënyrë e zakonshme për të thyer llogaritë është provimi i të gjitha fjalëve të një fjalori të madh, si dhe i të gjithë emrave dhe shkurtesave që lidhen me një person. Gjithashtu, nëse një përdorues lidhet në një kompjuter dhe pastaj e lë terminalin të mbikqyrur, të tjerët mund ta ngacmojn pa shtypur fjalkalimin.

Thyrja nëpërmjet modemit ose rrjetit
Të sigurohet që dihen të gjitha mundësit për lidhjen ekompjutert nga vende të tjera dhe që janë bllokuar të gjitha qasjet që nuk dëshiron të lejosh.

Kujdesi që duhet patur gjat leximit të mesazhave në e-mail.
Kohët e fundit, disa njerëz kanë  marrë goditje nga shpërndarja e programeve shkatrruese kompjuterike përmes internetit.
Programet me qëllim keqdashës që vijn në e-mail, shpesh të përshkruar në mënyr të gabuar si të tjera gjëra. Të mos hapet asnjeherë një skedar që arrin papritur, madje edhe nese është nga dikush që e njeh, nëse nuk konfirmohet më parë se çfarë skedari është.
___________
//kekompjuter.blogspot.com//
lexo më tepër »

Tuesday, March 27, 2012

Portable Counter-Strike 1.6 (67 MB)




 
lexo më tepër »

Sunday, March 25, 2012

Total Video Converter

>> SHKARKO <<

lexo më tepër »

Adobe Reader X


>> SHKARKO <<
lexo më tepër »

Yahoo!



Yahoo! eshte nje protal interneti qe perfshin nje motor kerkimi dhe nje direktor te sajtave te rrjetit mbarbotror, e organizuar ne nje hierarki te kategoraive te temave. Si direktori, ajo u ofron perdorusve te rinj te uebit dhe atyre me pervoje sigurin e nje pamjeje te strukturuar te qindra e mijra sajtave te uebit dhe te miljona faqeve te uebit. Ajo siguron gjithashtu nje nga menyrat me te mira per te kerkuar ne ueb nje tem te dhen. Meqë Yahoo! eshte e lidhur me jastet me popullore te kerkimit ne ueb, nese argumenti i nje kerkimi nuk qon ne nje faqe te temes ne Yahoo!, ai serish do te coj ne rezultate nga gjasht ose shtat sajte te motorve popullor te kerkimit me te cilet eshte e lidhur Yahoo!.

Yahoo! nisi si nje liste shenjash te referimit te dy studenteve diplomant te Universitetit te Stanfordit, David Filo dhe jarry Yang. Pasi ata bashkuan listat e kombinuara te shenjave te referimit, te organizuara sipas kategorive ne nje sajt te koligjit, lista filloi te rrijet duke u kther ne nje dukuri ne internet.

Portali ne ueb i Yahoo! siguron permbajtje nga lajmet me te fundit, informacione argetuese e sporive. Ai u mundeson perduroesve qasje ne sherbime tjera te saj, si Yahoo! Mail, Yahoo! Maps, Yahoo! Finance, Yahoo! Groups dhe Yahoo! Messenger.

Yahoo mesenger ju mund ta shkarkoni duke kliku mbi Butonin Download. //kekompjuter


lexo më tepër »

uTorrent free download

>> SHKARKO <<
lexo më tepër »

Winamp 5.623 Full



lexo më tepër »

Safari 5.1.4 Free download






lexo më tepër »

DirectX 11 Free Download


Animimi fakultativ shtsë dhe nënsistemi i zërit për Microsoft Windowsin, i kërkuar nga disa lojëra dhe softuerë të tjer që kanë nevojë për përformancë të lartë grafike dhe që mund të sigurohet nëpërmjet shërbimeve normale të sistemit operativ. DirectX është në dispozicion për t'u shkarkuar falas nga Microsoft-i dhe për t'u përditësuar rregullisht.//kekompjuter//



lexo më tepër »

Saturday, March 24, 2012

Adoleshentët dërgojnë nga 60 SMS në ditë


Adoleshentët amerikanë dërgojnë deri në 60 mesazhe telefonikë në ditë dhe tendenca është e njëjtë në të gjitha vendet e zhvilluara, bëri të ditur një studim i publikuar në një revistë në SHBA.

Në krahasimin e mëparshëm, të realizuar në vitin 2009, i fokusuar në grupmoshën 14-17 vjeç, mesatarja kishte qenë 50 mesazhe.

“Adoleshentët janë komunikuesit më të mëdhenj. Kjo është një tendencë që nuk mund të shmanget”, shkruan studimi.

“Kalimi nga fëmijëria në moshë të rritur realizohet duke komunikuar me një larmi njerëzish, duke nisur nga shokët, të njohurit, prindërit, mësuesit, të rritur të tjerë, shkolla dhe institucione”.

Për të realizuar sondazhin, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zgjodh një kampion prej disa qindra të rinjsh, të cilët u monitoruan në një periudhë disa javore, transmeton TCH.

Megjithatë, rritja e numrit të mesazheve të dërguar në ditë nuk i detyrohet eksluzivisht rritjes së aftësive komunikuese midis adoleshentëve, por kryesisht përmirësimit të teknologjisë së telefonisë celulare, që e ka bërë gjithmonë e më të thjeshtë dhe gjithmonë e më pak të kushtueshëm komunikimin./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

Google Chrome kalon Internet Explorer, bëhet browser nr.1


New York, 23 mars - Google Chrome është bërë browser-i numër një në botë të dielën për një ditë, duke spostuar Internet Explorer në vendin e dytë për herë të parë.

Explorer ka qenë browser-i më popullor në botë që prej vitit 1999.

Edhe pse vetëm për një ditë mbajti vendin e parë, ekspertët thonë se kjo është e rëndësishme. Sipas tyre, trendi është sigurisht në favor të Google Chrome.

Firefox, e cila e pati nisur shumë mirë garën me Internet Explorer, ka pasur probleme me versionet e fundit./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

HTC One X Deluxe Edition


HTC One X, Smartphone nga bota e Androidëve, ka zgjuar interesim të madh në panairin e sivjetmë ‘Mobile World Congress’. Tani, para daljes së tij në treg gjatë muajit prill, konsumatorët nga Tajvani do ta kenë rastin që të blejnë modelin e posaçëm të kësaj pajisjeje.

Për çka bëhet fjalë? Siç e dini, HTC ka implementuar audio-teknologjinë Beatsnë disa modele: XTC Sensation XL, Sensation XE, One X, One V dhe One S. Por këtë herë për herë të parë ofrojnë pajisjes shtesë audio Beats së bashku me pajisjen, me një çmim prej 842 $.

Me shtimin e kufjeve të studios, me siguri se do të tërheqin adhuruesit e audiove. Kufjet Beats Solo të përfshira në këtë pako, në shitje të lirë kushtojnë 179.95 $. HTC One X punon në procesorin Nvidia Tegra 3 Quad Core me takt pune 1.5 GHz.

Përpunimi grafik mbështetet nga ana e ULP GeForce. Ekrani i tij 4.7 inç ka rezolucion 720 x 1080 piksel, 312 piksel për inç, çka është mahnitëse. Për kamerën prej 8 MP, flitet se është njëra nga kamerat më të mira, nëse nuk e përfshijmë atë të modelit Nokia 808 Pure Wiew.

Posedon 1GB RAM memorie dhe 32GB memorie të brendshme. Aty është edhe bërthama e përdorimit HTC Sense 4.0, Wi-Fi, Bluetooth dhe sistemi operues Android ICS.

Procesori: Nvidia Tegra 3 Quad Core

Kamera: 8MP

Memoria: 1GB

Audio: Bluetooth, Wi-Fi

Rezolucioni: 720 x 1080 piksel /zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

DriverScanner 2012


lexo më tepër »

AntiVir Personal 12.0.0.898





lexo më tepër »

NVIDIA Forceware 296.10 WHQL XP



lexo më tepër »

Windows Media Player 11



lexo më tepër »

Dell u kthehet tablove


Edhe pse Dell para ca vitesh ishte njëra nga kompanitë e para që ka prezantuar kompjuterët tablo që punojnë në sistemin operues Android – modeli Streak i cili kishte ekran me diagonal 5 inç, kjo kompani me kalimin e kohës kishte hequr dorë nga tregu i tablove.

Mirëpo, për fundin e këtij viti, Dell përgatit modele të reja të tablove, por këtë herë kanë hequr dorë nga Android dhe në vend të tij do të përdorin sistemin operues të Windows-it, versionin më të ri.

“Tregu i tablove edhe më tutje është tejet i hapur”, mendon Steve Felice nga Dell, i cili beson se edhe përkundër dominimit momental të Apple-s dhe iPad-it, ky treg është mjaft i madh që edhe të tjerët të kenë sukses, respektivisht sistemet tjera operuese siç është Windows 8.

Felice ka lavdëruar aftësitë e shkëlqyeshme “touch” të Windows të ri dhe ka shtuar se ata tashmë kanë plan për tregun e tablove, por këto informata do të bëhen të ditura më vonë gjatë vitit./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Galaxy S3 vjen në maj?


Edhe më tutje nuk dihet se kur Samsung do ta prezantojë pasardhësin e telefonit të mençur më të mirë për vitin e kaluar, Galaxy.

Më herët është pritur se Samsung Galaxy S3 do të prezantohet në ‘Mobile World Congress’ në Barcelonë, pastaj është folur për një ngjarje të posaçme nga mesi i marsit, ndërsa informatat më të fundit thonë se kjo do të bëhet nga mesi i muajit maj.

Në të vërtetë, në internet është paraqitur fotoja e këtij modeli, në të cilën data është 22 maj, kështu që menjëherë kanë filluar thashethemet se si Smartphone Samsung Galaxy i ri, do të prezantohet pikërisht në atë datë.

Përveç kësaj fotoje, në internet është paraqitur edhe një tjetër ku shihen edhe specifikat e këtij telefoni, kështu që Galaxy S3 do të ketë ekran 4.7 inç Super Amoled Plus HD, do të punoj me procesor me 4 bërthamë Exynos 4412, do të ketë 2GB RAM si dhe do të posedojë kamerë me rezolucion 12MP./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Tablo e parë me Windows 8 vjen nga Lenovo


Edhe pse ditëve të fundit kemi dëgjuar shumë informata rreth tablove të Nokia-s me Windows 8, tani informatat më të reja thonë se tabloja e parë që do të punoj në sistemin më të ri operues të Microsoft-it, do të jetë nga kompania Lenovo.

Kështu, Lenovo tablonë e saj të parë me Windows 8, dëshiron ta prezantojë menjëherë pasi ky sistem operues të paraqitet në treg dhe kjo pritet të ndodh në muajin tetor të këtij viti.

Tabloja e Lenovo-s pritet të punoj me procesor të Intel-it, por nuk dihet se në cilin. Modeli i tablosë që pritet me këtë sistem operues, me siguri se do të Yoga.

Ky hibrid interesant mes laptopit dhe tablosë, që vjen me ekran 13.3 inç dhe rezolucion 1600×900 piksel, mund të përdoret si laptop klasik, por ekrani mund të kthehet plotësisht jashtë, kështu që Yoga bëhet tablo.

Kur të paraqitet në treg, kjo pajisje pritet të kushtojë 1200 dollarë./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Procesorët me shumë bërthamë vetëm harxhojnë energji


Procesorët me dy dhe katër bërthamë që sot përdoren në telefonat e mençur, nuk janë aq të dobishëm dhe në esencë vetëm harxhojnë energjinë, ka thënë gjatë një interviste udhëheqësi ekzekutiv i Nokia-s, Stephen Elop, në prag të lansimit të modelit Lumia 800 në Kinë.

Duke marrë se telefonat e tanishëm Windows Phone dhe natyrisht ata të Nokia-s punojnë në vetëm një procesor, derisa pajisjet konkurrente që punojnë në Android kanë dy apo katër bërthamë, është e qartë se Elop në këtë mënyrë ka dashur të zvogëloj rëndësinë këtyre pajisjeve me harduer të ngarkuar.

Elop thotë se telefonat e tyre të mençur mee një bërthamë, janë po aq të fortë, nëse jo edhe më të fortë se konkurrenca, sepse jo gjithçka është në harduer të fuqishëm, por është tejet e rëndësishme optimizimi i softuerit./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

MOZILLA,Prezantoi shfletuesin e ri


Mozilla zyrtarisht paraqiti versionin e ri të shfletuesit të vet të Internetit, Firefox, me shënimin numerik 11.

Në krahasim me versionin 10.2, Firefox 11 sjell mundësinë e sinkronizimit të të dhënave në mes të pajisjeve të ndryshme, duke përfshirë edhe telefonat “e mençur” të bazuar në Android, dhe përkrahjen për importimin e “bookmark-ëve”, historinë e shfletimit të faqeve dhe të dhënave të tjera nga Chrome.

Ky shfletues ofron edhe shumë mundësi të reja./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Google me analizë semantike


Shfletuesi më i madh në botë “Google” planifikon që deri në vitin 2013 të ndryshojë shërbimin e saj të kërkimit, njoftojnë mediet e huaja.

Përveç linkëve klasik që dërgojnë ka faqja e internetit të uebsajtit të caktuar, “Google” e ka ndërmend të futë edhe modelin e dhënies direkte të përgjigjes.

Pra, kompania amerikane do të përpiqet që interneti direkt t’u ofrojë përdoruesve përgjigjen në pyetjet që bëhen. Bëhet fjalë për futjen e analizës semantike të përdoruesit në mënyrë që të precizohet përgjigja dhe të ofrohen më shumë rezultate direkte.

Nëse përdoruesi kërkon për shembull kush është presidenti amerikan, “Google” drejtpërdrejtë do të përgjigjet Barack Obama, para se përdoruesin ta dërgojë drejt rezultateve tjera./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Samsung, meritor për suksesin e iPad-it


Kompanitë “Apple” dhe “Samsung” janë rival të mëdhenj të cilët luftojnë për mbizotërimin në tregun e telefonave të mençur dhe të tablove dhe metodat e tyre të luftës për dominim në treg shpesh përfshijnë edhe akuza ndaj njëra-tjetrës rreth shkeljes së patentave dhe kopjimit të dizajnit.

Por, pa marrë parasysh në numrin e madh të akuzave dhe padive që i kanë ngritur në vende të ndryshme, këto kompani janë partnerë të afërt dhe “Apple” në pajisjet e saja shpesh përdor pikërisht komponentët e “Samsung-ut” dhe me këtë bashkëpunim njëherësh përfitojnë dy kompanitë.

Pjesët kryesore janë nga “Samsung”

Situata e këtillë është edhe me modelin e ri të iPad-it, dhe marrë parasysh që modeli i ri i “Apple-s” vetëm para disa ditësh doli në treg, ekipi i faqes “iFixit” e hapi atë duke ia hequr të gjitha pjesët kryesore dhe erdhën në përfundim që disa nga to janë pikërisht nga “Samsung”.

Kështu në këtë faqe pohojnë që shenjat në procesorin e ri që e shfrytëzon iPad-i zbulojnë që ai është prodhuar në fabrikat e “Samsung-ut”, ndërsa aduti kryesor i iPad-it të ri, është ekrani retinë i cili ka rezolucion 2048x1536 pikselë dhe për të cilin në “Apple” thonë që ka më shumë se një milionë pikselë sesa HD rezolucioni, dhe këtë e mundësoi pikërisht “Samsung”.

Përveç që “Samsung” do të fitojë shumë nga marrëveshja me “Apple”, kjo e dhënë “i gëzoi” investitorët kështu që mediet njoftojnë që për këtë është rritur edhe çmimi i aksioneve të “Samsung-ut”.

Fitojnë nga iPad-i i ri

Ditëve të fundit është shkruar shumë për furnizuesit e ekranit për iPad-in e ri, ndërsa mediet njoftuan që “Apple”, përveç me “Samsung”, do të bashkëpunojë edhe me “LG” dhe “Sharp”, por edhe përkundër këtyre fjalëve sipas “BBC-së” “Samsung” do të mbetet furnizuesi i vetëm.

Kështu tani e kemi situatën në të cilën “Apple” dhe “Samsung” bashkëpunojnë dhe përfitojnë bashkërisht në prodhimin dhe njëherësh edhe shitjen e modelit të ri të tablosë së “Apple-s”, ndërsa për disa javë këto kompani do të duhet të gjenden në gjyq ku objekt i padisë janë pikërisht tablotë.

Është interesante që së shpejti “Apple” dhe “Samsung” në tregun tablove do të mund të fitojnë konkurrentin e ri “Google-n”, i cili është duke përgatitur tablonë Nexus çmimi i të cilës pritet të jetë vetëm 149 dollarë./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Në tetor vjen iPhone i ri

Drejtori i ri i “Apple-s”, Tim Cook do të mbajë një ngjarje të madhe para medieve më 4 tetor të këtij viti, në të cilën ai do ta prezantojë modelin e ri të telefonit të famshëm, iPhone 5, raportojnë mediet e huaja duke cituar burime të njohura mirë me këtë çështje.

Nëse është e vërtetë, data e lansimit të gjeneratës së pestë të iPhone nga “Apple” do të jetë në përputhje me valën e fundit të thashethemeve që pretendojnë se iPhone 5 do të lansohet në fillim të tetorit./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Apple tashmë ka shitur 3 milionë iPad 3

Radhët e gjata para dyqaneve të Apple-s, kanë paralajmëruar se shitja e iPad-it të ri sërish do të thyej rekorde, ndërsa tani nga kjo kompani kanë botuar edhe informatat zyrtare rreth shitjes së kësaj tabloje, ku gjatë disa ditëve të para, janë shitur mbi 3 milionë copë.

Phill Schiller ka thënë se iPad i ri është një “blockubuster” dhe se ky është lansimi më i mirë i iPad-it deri më tani, çka edhe ishte pritur.

Ai ka shtuar se përdoruesit e tij i adhurojnë funksionet e reja të mrekullueshme iPad-it, duke përfshirë edhe ekranin mahnitës Retina, ndërsa pasi nga kjo e premte iPad 3 vjen edhe në tregjet tjera botërore, është e qartë se Apple në të ardhmen do të ketë rezultate edhe më të mira të shitjes për modelin e ri të tablosë së saj.

Është interesant se iPad 3 tashmë posedon 5 për qind të qarkullimit të përgjithshëm të internetit për tablotë e Apple-s në SHBA./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Friday, March 23, 2012

Timeline Cover PSD.

Këtu mund të shkarkoni dimensionet për një Timeline Cover në formatin PSD.



lexo më tepër »

Thursday, March 22, 2012

Angry Birds shpërthimet në orbitë

Loja e famshme Zogjët e zemruar ose siq nihet ndryshe si Angry Birds zyrtarisht del në shitje.

Loja Angry Birds që kë të herë do ketë level në orbit(hapsir) përfshin 60 levele ku ka mundsi dhe adrenalin të shumfishta .
Zogjët e zemruar shpërthim në hapsirë ky do jetë emri i plot i verzionit të ri të Angry Birds
Kreatoret e kësaj loje kan publiku lojen dhe kan bër të ditur se do del në shitje në raport me lojen e kaluar qe ka qen e lirë për shkarkim . Angry Birds Space

Zogjët e zemruar do ketë keto qmime :

Për PC - $5.95
Për Mac - $4.99
Për Iphone - 0.99 cent
Për Ipad hd verzion - $2.99 / Kekompjuter/

lexo më tepër »

Wednesday, March 21, 2012

Shpartallohet uebfaqja e spitalit të Shkupit

image
Ngjarjet e fundit që janë zhvilluar kohëve të fundit në Maqedoni kanë tërhequr mjaft shumë vëmendje. Teksa kemi konflikte fizike në mes palës shqiptare dhe maqedonase, të nisura kryesisht nga kjo e dyta dhe teksa partitë politike po i dënojnë këto veprime që mund të rezultojnë me ndonjë konflikt të mundshëm me përmasa më të gjera, në botën virtuale hakerët shqiptarë kanë sulmuar uebfaqen e spitalit të Shkupit.

Grupi i hakerëve me emrin “Ethnic Albanian Hackers” (vetë emërtimi i grupit tregon për synimin e hakerëve për bashkim kombëtar) kanë sulmuar uebfaqen e spitalit të Shkupit. Nëse vizitohet kjo faqe edhe tani në këto momente kur po shkruhet ky artikull e vërejmë të njëjtën gjendje që e kishte kjo faqe që nga momenti kur u sulmua.

Në pjesën e sipërme të kësaj faqeje të shpartalluar mund të vërehet teksti Shqipëria Etnike dhe flamuri kombëtar në sfond, ndërsa poshtë kësaj vërehet një tekst paksa i gjatë i vendosur nga shqiptarët, tekst ky i shkruar në gjuhën shqipe (...sa e ëmbël, sa e gjerë) ku tregohet arsyeja e sulmit. Hakerët e quajnë si veprim racor djegien e flamurit shqiptar nga Organizata e Krishterë në Maqedoni, veprim ky i cili është paraqitur në një video në YouTube para pak ditëve, si dhe provokimeve të shumta të cilat po iu bëhen shqiptarëve në Maqedoni, duke treguar që durimit të shqiptarëve po iu vjen fundi.

Në fund të faqes është përfshirë refreni i këngës “Proud to be Albanian” nga Etno Engjujt. Në këtë faqe është shkruar edhe teksti “Ne kurrë nuk harrojmë” në anglisht, që paraqet një slogan të ngjashëm me sloganet e grupit Anonymous që ky grup i përfshin në sulmet e veta kundër uebfaqeve të ndryshme.

Maqedonasit, të prirë nga ana e tyre kombëtare dhe fetare po mundohen që t’i kërcënojnë shqiptarët, por siç duket, ata vetëm sa janë duke i fryrë zjarrit dhe janë duke e kryer të kundërtën e asaj të cilën mëtojnë ta arrijnë me veprimet e tyre racore./pcworldal/kekompjuter/
lexo më tepër »

iPadi i ri, probleme me ngrohje?

image
Nxehja e shpejtë vjen si një çështje për gjeneratat e kaluara të pajisjes iPad. Kështu që, ky nuk është lajmi. Por iPadi i ri, në disa raste, ka probleme të veçanta me nxehtësi.

Disa postime në forume (këtu dhe këtu) dhe një raport duket që e kanë ngritur këtë gjë si çështje që duhet zgjidhur.

Problemi i paraqitur në forume duket të jetë një pikë e nxhetë në këndin e poshtëm të majtë të njësisë.

Në rastin më të keq, sipas raportit të bërë nga Next Web (lidhja më sipër), iPad ndalet dhe një porosi paraqitet duke thënë “iPad ka nevojë që të ftohet”.

Kjo duket të jetë mjaft e rrallë. Një përdorues që tha se e kishte këtë problem ishte duke e përdorur këtë pajisje drejtpërdrejt në dritë të diellit. Le ta bëjmë të qartë: kjo gjë mund të shkaktojë probleme tek çdo pajisje elektronike.

Gjenerata e tretë e iPadit ka ardhur me një bateri më të madhe dhe është me një çip me të shpejt. Këto dallimet më të mëdha nga iPad 2. Kështu që, në mënyrë të pashmangshme ai nxehet.

Disa përdorues në komentet e tyre e ngatërrojnë tejnxehjen me vetëm ngrohjen e njësisë.

Në një dyqan të Apple në Los Anxhelos, një punëtor pranoi që iPadi i ri ngrohet më tepër se iPad 2. Ai ia veshi këtë tipar baterisë.

Diapazoni i ndryshueshmërisë së temperaturave të iPadit të ri që është paraqitur në faqen për të treguar hollësi rreth këtij produkti janë nga 0 deri në 35 shkallë celsius.

Apple nuk pranoi të komentojë menjëherë pas raportit./pcworldal/kekompjuter/
lexo më tepër »

HP të kombinojë njësitë për printim dhe PC

image 
Sipas raporteve të publikuara, Hewlett-Pacard është duke i kombinuar njësitë e veta për printim dhe për kompjuterët personalë për të kursyer para.


Blogu për teknologji, AllThingsD, raportoi së pari gjatë të martës këtë plan duke i cituar disa burime anonime. HP nuk deshi të komentonte.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur shitjet e printerëve dhe ngjyrës, që më parë ishte “gjaku jetësor” për HP-në, janë duke pësuar rënie të kërkesave dhe rritje të garës. HP është prodhuesi numër 1 i kompjuterëve personalë në botë. Por shitjet e kompjuterëve personalë janë duke pasur rënie të shitjeve, pasi që njerëzit tani janë duke u përqendruar më tepër në tablet dhe smartphone.

Për dallim nga faktorët e jashtëm, Hewlett-Packard ballafaqohet gjithashtu me probleme të brendshme, për të cilat CEO i kësaj ndërmarrjeje, Meg Whitman, tregoi në një konferencë gjatë muajit shkurt.

“Ne nuk i bëmë investimet që duhej t’i bënim gjatë viteve të kaluara për të përpara pritjeve të konsumatorëve dhe trendeve të tregut,2 tregoi ajo për analistët pas raporteve që tregonin se HP ka pasur përfitime më të ulëta. “Si rezultat, ne shohim ulje të të ardhurave dhe përfitimeve sot.”

Whitman u bë CEO i HP-së në muajin shtator, duke e zëvendësuar Leo Apotheker, i cili punoi për 11 muaj përpara se ai të rrëzohej. Whitman është shefi i tretë ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje në më pak se tre vite./pcworldal/kekompjuter/
lexo më tepër »

Windows 8 pritet të dalë në tetor

image
Sipas disa njerëzve të cilët kanë njohuri rreth ta planeve planikimeve, ndërmarrja Microsoft pritet që do të mbarojë punën me Windows 8 gjatë kësaj vere, duke e përgatitur skenën për kompjuterët personalë dhe tabletët me një sistem të ri operativ i cili pritet që të dalë në shitje në muajin tetor.

Lëshimi fillestar do të përfshijë pajisjet çipet e ndërmarrjes Intel deh ARM Holdings Plc (ARM), duke e ndihmuar përmbushjen e premtimit të bërë nga Microsoft për të mbështetur që të dy standardet, thanë njerëzit, të cilët mohojnë që të emërohen sepse këto plane janë mjaft të besueshme. Për të përqafuar teknologjinë ARM, Microsoft është duke përdorur llojin e njëjtët ë procesorëve si ndërmarrja Apple që e përdor për iPad. Ende, do të jetë më pak se pesë pajijet ARM që do të dalin, në krahasim me më shumë se 40 makina nga Intel.

Koha e caktuar do t’ia mundësonte Microsoftit që të shënjestronte dyqanet për fund të vitit me softuerin e ri, që punon me pajisjet që e kanë ekranin e ndjeshëm në prekje e po ashtu edhe llaptopët dhe desktopët. Redmond, me qendër në Uashington, që nuk ka lajmëruar ndonjë gjë për lëshimin e sistemit të ri Windows 8, synon që të rimarrë shitjet e humbura ndaj iPadit dhe të përshpejtojë qarkullimin në tregun e PC-ve, i cili së fundi paksa është ngadalësuar. Apple lëshoi versionin e tretë të iPadit gjatë këtij muaji, duke paraqitur një sfidë tjetër për ndërmarrjen Microsoft./pcworldal/kekompjuter/
lexo më tepër »

“Toshiba” prezanton SD kartelat EXCERIA

“Toshiba” ka prezantuar serinë e re të SD kartelave super të shpejta – EXCERIA, për të cilat pohon që janë më të shpejtat në botë. 

Kartelat SDHC dhe SDXC do të jenë në dispozicion me madhësi prej 8 GB deri 64 GB, ndërsa do të vijnë në tri klasifikime të ndryshme. Më e shpejta, Type 1, do të ketë shpejtësinë e leximit deri 95 MB/s dhe të shkrimit deri 90 MB/s, ndërsa Type 2 do të jetë diç më e ngadalshme me 95 MB/s për lexim dhe 60 MB/s për shkrim. Në fund gjendet edhe klasi Type HD me shpejtësi leximi deri 90 MB/s dhe të shkrimit deri 30 MB/s. 

Deri tek këto shpejtësi Toshiba ka arritur duke implementuar SD standardin më të ri memorik 3.0 UHS-I, ndërsa kartela e parë EXCERIA do të jetë Type HD e cila do të fillojë të shitet prej muajit prill, ndërsa diç më vonë arrijnë edhe kartelat Type 1 dhe Type 2. Akoma nuk ka informata për çmimet./koha/kekompjuter
lexo më tepër »

Shiten 3 milionë iPad

New York, 21 mars - Nuk ishte befasi, pasi që ka qenë e ditur se iPadi i ri do të ketë sukses, iPadi i ri ka filluar të shitet të premten e kaluar dhe deri më tani janë shitur më shumë se 3 milionë.

iPadi i ri ka karakteristika që të gjithë i kanë pritur duar hapur, i cili ka kamerë të përmirësuar, dhe jetë më të gjatë të baterisë ndërsa 24 apo edhe më shumë vende do ta marrin tabletin këtë javë, të cilin mund ta porosisin online, por edhe ta blejnë drejtpërdrejt në dyqan./koha/kekompjuter/
lexo më tepër »

 
Powered by Ke kompjuter Blog