Sunday, January 1, 2012

iPad 3 del në shitje në ditëlindjen e Steve Jobsit


Nëse i besohet një burimi i cili është i afërt me furnizuesin tajvanez të pjesëve për iPad, atëherë pritet që modeli më i ri i iPad-it, versioni 3, pritet të dalë në shitje më 24 shkurt të vitit të ardhshëm.
Këtë informatë e plasoi revista kineze ‘Econimic Daily News’, ndërsa kjo datë përputhet me datëlindjen e krijuesit të kësaj pajisjeje të mrekullueshme, Steve Jobs. Pra kjo do të jetë si një kujtim për të gjitha kontributet që Jobs ka dhënë në krijimin e pajisjeve që kanë bërë revolucion në botën e teknologjisë, siç është iPad dhe iPhone.
Edhe më herët ishte raportuar se iPadi i ri do të lansohej nëç treg gjatë muajve të parë të vitit 2012, ndërsa uebfaqja ‘9to5mac’, shkruan se Apple pajisjet e reja zakonisht i prezanton ditën e premte, që në këtë rast 24 shkurti i bie të jetë e premte.
Dërgesat fillestare do të duhej të jenë rreth 4 milion pajisje, shkruan burimi kinez. Versioni paraprak, iPad 2, është paraqitur me 2 mars të vitit të kaluar./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Evropianët nuk e duan iPhone 4s


Dobësimi i ekonomisë dhe çmimet në rënie të modeleve rivale të telefonave të mençur kanë dëmtuar shitjet e telefonave të mençur iPhone në Evropë, thuhet në raportin e publikuar sot nga ‘Kantar Worldpanel Comtech’.
Gjatë muajit tetor, iPhone 4S kishte forcuar pozitën e Apple-s në Britani dhe Shtetet e Bashkuara, por ky trend nuk ka depërtuar në Evropën kontinentale, ku pjesëmarrja e tregut të Apple ka rënë ndjeshëm. Industria e telefonave të mençur në tërë Evropën është e dominuar nga Google, e cila ka sulmuar tregun me platformën e saj të lirë, Android.
Në Francë pjesëmarrja e tregut të Apple ka rënë në 20 për qind nga 29 për qind, ndërsa në Gjermani rënia ka arritur në 22 për qind nga 27 për qind. Pika të ngjashme të rënies janë parë edhe në Itali dhe Spanjë. Pjesërisht, shitjet evropiane të modelit të shtrenjtë të telefonit të Apple u goditën nga dobësimi i ekonomisë në gjithë kontinentin./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Në vend të iPad mini, Apple do të ulë çmimin e iPad 2?


Javën e kaluar në internet janë përhapur informatat nga burimet e besueshme që Apple është duke punuar në një model më të vogël dhe më të lirë të iPad-it, i cili në treg do të konkurronte me pajisjet siç është Kindle i Amazon-it.
Mirëpo, tani janë paraqitur informatat se kjo kompani gjatë vitit të ardhshëm nuk do ta prezantojë iPad-in me ekran 7.85 inç. Thuhet se kjo pajisje është ddukee u testuar një kohë të gjatë, por nga lansimi i saj tani për tani nuk ka asgjë.
Kështu Apple vitin e ardhshëm do ta prezantojë vetëm një model të tablosë së saj – iPad 3, i cili do të shitet me modelin e ri. Çmimi fillestar i iPad 3 do të jetë 499 dollarë, derisa iPad 2 do të lirohej për rreth 100 dollarë.
Diçka të ngjashme Apple e ka bërë edhe me modelet e vjetra të iPhone, të cilët janë liruar pas ardhjes së modeleve të rinj, kështu që modelet iPhone 3GS dhe iPhone 4, edhe më tutje janë mjaft të kërkuar, sepse edhe më tutje bëhet fjalë për telefona të shkëlqyeshëm të cilët tani kanë çmim të volitshëm./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Sony Ericsson me telefon me kamerë 13MP


Në internet janë paraqitur informatat rreth modelit të ri të telefonit të mençur të cilin po e përgatit ‘Sony Ericsson’ i cili pritet të ketë kamerë me rezolucion prej 13 megapiksel, e cila përkrah një sensori kualitativ, pa problem do të mund të zëvendësojë fotoaparatet digjitale klasike.
Momentalisht emri i koduar i këtij telefonit të mençur është Sony Ericsson LT28at dhe me siguri deri në daljen e tij në treg, emri do t’i ndërrohet. Përveç kamerës në pjesën e prapme, ky telefon do të ketë edhe një kamerë të fuqishme në pjesën e përparme, e cila do të mund të regjistrojë video në formatin 720p.
Nga opsionet tjera që ky telefon pritet të ketë dhe për të cilat flitet në internet, duhet veçuar ekranin e madh 4.55 inç dhe mbështetjen për LTE.
Sony Ericsson këtë telefon pritet ta prezantojë nga mesi i janarit në panairin e teknologjisë CES, apo më së voni në kongresin botërorë të telefonave mobil në muajin shkurt në Barcelonë, ndërsa sa i përket çmimit të këtij telefoni interesant, për momentin nuk ka informacione, edhe pse thuhet se do të ketë çmim konkurrues./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Ainol Novo7 Paladin Android 4.0


Nuk e dimë se sa jeni të informuar rreth pajisjeve tablo, por duhet t’ju themi se si po vjen një gjeneratë plotësisht e re e kompjuterëve tablo me procesorë MIPS si dhe me sistemin e ri operues Android 4.0 Ice Cream Sandwich.
Natyrisht kjo nuk është e tëra, sepse ka edhe shumë detaje të tjera. MIPS përndryshe është shkurtesa nga shprehja në gjuhën angleze "Milions of Instructions Per Second", çka e përkthyer do të thotë një milion instruksione në sekondë.
Tabloja Ainol Novo7 Paladin punon me një procesor të tillë, ndërsa bëhet fjalë për versionin JZ4770 Xburst MIPS me takt pune 1 Ghz, ndërsa mund të merrni edhe procesorin grafik Vivante GC860, i cili me lehtësi mund të shfaqë edhe video Full HD në formatin 1080p.
Ekrani i tij është 7 inç multitouch (në 5 piksel), çka mund të kuptohet edhe nga emri, me rezolucion 800 x 480 piksel ndërsa ka të integruar edhe 512MB RAM si dhe 8GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave (memoria mund të zgjerohet përmes kartelës microSD) si dhe ka Bluetooth. Për fat të keq nuk ka ueb-kamerë, por ajo që do t’i tërheq blerësit e mundshëm, është çmimi tejet atraktiv prej vetëm 119.99 dollarë.
Procesori: JZ4770 Xburst MIPS
Kamera: X
Memoria: 512MB
Audio: Bluetooth
Rezolucioni: 800 x 480 piksel
Tabloja Ainol Novo7 Paladin punon me një procesor të tillë, ndërsa bëhet fjalë për versionin JZ4770 Xburst MIPS me takt pune 1 Ghz, ndërsa mund të merrni edhe procesorin grafik Vivante GC860, i cili me lehtësi mund të shfaqë edhe video Full HD
Ekrani i tij është 7 inç multitouch (në 5 piksel), çka mund të kuptohet edhe nga emri, me rezolucion 800 x 480 piksel ndërsa ka të integruar edhe 512MB RAM si dhe 8GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave
Për fat të keq nuk ka ueb-kamerë, por ajo që do t’i tërheq blerësit e mundshëm, është çmimi tejet atraktiv prej vetëm 119.99 dollarë/zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

 
Powered by Ke kompjuter Blog