Friday, April 6, 2012

Aplikacioni që ju tregon ku gjenden femrat


Aplikacioni “The Girls Around Me” shfrytëzon të dhënat nga “Foursquare” dhe “Facebook-u” në mënyrë që pronarit të celularit automatikisht t’i tregojë ku gjenden më së afërti, në rrethinën e tyre, personat e gjinisë femërore.

Ky aplikacion fillimisht është bërë për “Foursquare”, të cilin e bllokoi pasi që u ballafaqua me shumë kritika për shkak të shkeljes së privatësisë dhe rrezikimit të mundshëm të sigurisë së përdoruesit.

Të dhënat që janë në dispozicion

Kështu në fabrikën ruse “i-Free Innovations”, programerët e të cilëve e kanë bërë aplikacionin e diskutueshëm, pohojnë që kanë shfrytëzuar vetëm të dhënat që janë në dispozicion për publikun e gjerë dhe ofruan funksionet e njëjta sikur edhe numri i madh i aplikacioneve tjera.

Kanë dashur të bëjnë aplikacionin i cili mundëson gjetjen më të lehtë të vendeve të popullarizuara, në të cilat mblidhen shumë njerëz, si dhe ku gjenden femrat. Ata potencojnë që aplikacioni nuk lejon shfrytëzimin anonim, dhe kushdo që dëshiron ta përdorë atë duhet të jetë përdorues i regjistruar në “Foursquare” dhe të kyçet.

Është e pamundur të kërkohet dhe të përcillet personi konkret. Të tërën që “The Girls Around Me” mundet, pohojnë zyrtarët e kompanisë që e kanë bërë, është e ngjashme sikur të shikohet prej dritareve të kafeneve. Kënd e keni parë duke kaluar, e keni parë.

Porositë, vetëm nëpërmjet “Facebook-ut”

Ky aplikacion nuk ofron, pra, më shumë informacione sesa ato të cilët vetë përdoruesit i lejojnë në dispozicion në llogaritë e tyre në rrjetet e caktuara dhe nuk ofron më shumë mundësi sesa vetë “Foursquare”.

Porositë private është e mundshme t’i dërgoni vetëm nëpërmjet “Facebook-ut”, jo nëpërmjet aplikacionit, dhe personi i caktuar do t’i pranojë vetëm nëse e ka në mënyrë adekuate t’i vëna parametrat e sigurisë.

Për këtë, konsiderojnë nga kjo kompani, gabimisht është përshkruar dhe se janë përzgjedhur njerëz “viktima” që të nxitet diskutimi lidhur me pyetjet që kanë të bëjnë me të drejtat e privatësisë.

Ky aplikacion është në dispozicion qe disa muaj. Deri më tani është shkarkuar më shumë se 70 mijë herë, ndërsa rusët pohojnë që deri më tani është shumë mirë i pranuar nga masa e gjerë dhe se ata nuk kanë vërejtje./zeri/kekompjuter/
lexo më tepër »

Wednesday, April 4, 2012

RockMelt browser

pershkrimi:
Rockmelt eshte sikurse google Chrome por me disa Gjera shtes .Mund te rrish i kyqur ne Facebook dhe te besh gjera tjera ne internet ne po ate dritare .




lexo më tepër »

Shtyhet lansimi i tabletit të lirë Vivaldi

Edhe pse ishte thënë se tableti i lirë Vivaldi me një çmim prej 200 eurosh do të lansohej në muajin maj, një zhvillues i afërt me kompaninë ka thënë se ky lansim do të shtyhet për së paku një muaj.

Tableti me kod të hapur, Vivaldi, i cili është i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç, rezolucion prej 800 x 480 pikselëve, do të kushtojë jo më shumë se 200 euro.

Pajisja mbështetet nga procesori 1 Ghz AMlogic, ndërsa i njëjti përdor kodin e hapur të Linux, me të cilin prodhuesi shpreson ta bëjë dallimin në treg /kekompjuter/
lexo më tepër »

Skype punëson, Yahoo largon punëtorë

Kompania Skype, e cila nga viti i kaluar është në pronësi të Microsoftit, lajmëroi se po hap vende të reja të punës, derisa Yahoo, udhëheqësit e të cilit para disa viteve refuzuan ofertën për akvizicion nga Microsofti, lajmëruan largime të reja të punëtorëve. Skype planifikon të hap 400 vende të reja të punës në pesë qytete të ndryshme.

Nga kompania kanë theksuar se para se të gjithash kërkojnë punëtorë të rinj në Londër dhe Stokholm, shkruan BBC.

Vendet e reja të punës do të hapen edhe në Talin, Pragë dhe Pulo Alto të Kalifornisë.

Skype në Londrën qendrore do të hapë një qendër të re teknologjike, me çka numri i punëtorëve në këtë qytet do të rritet për 40 për qind në 330.

Kur të plotësohen vendet e rinj të punës, kompania në mbarë botën do të ketë të punësuar rreth 1,600 njerëz.

Ndërkohë drejtori i ri i Yahoo Scott Thompson bëri të ditur se kompania do të largoj rreth 2,000 të punësuar të cilët nuk përputhen në skemën e re për përmirësimin e kësaj kompanie. Pas konfirmimit zyrtar dihet se do të largohen rreth 14 për qind nga 14,100 punëtorë të kompanisë.

Rreth 2,000 të punësuar të Yahoosë qysh sot pritet të lajmërohen se kanë humbur vendin e punës pranë kompanisë /kekompjuter/
lexo më tepër »

Monday, April 2, 2012

Flash Player për Firefox



  1. Shko tek faqja Download Adobe Flash Player. Kliko Download Now.



  2. Pastaj te shfaqet nje dritare ku duhet te klikosh, Save File. 


  3. Në dritarën në vijim kliko dyher mbi setup

    Downloads
  4. Pastaj ju vjen dritarja tjeter, Kliko Run ose Yes.

    Open File Security Warning

    User Access Control
  5. Beje nje konfirmim nëse vërtet deshironi ta instaloni.


  6. Mbylle Browserin ne kete rast Mozilla Firefox 


  7. Adobe flash player fillon të instalohet në një dritare të re


  8.  Click Done.



    //kekompjuter.blogspot.com//
lexo më tepër »

 
Powered by Ke kompjuter Blog