Sunday, September 25, 2011

Europa lindore ka internetin më të shpejtë në botë


Pando Networks, një kompani e cila merret me përmisimin e shpejtësis së shkarkimeve të përmbajtjeve të ndryshme online, bëri një hulumtim për rrjetin dhe qëndrueshmërinë e lidhjeve të internetit në mbarë botën. Hulumtimi është bërë sipas 27 milionë shkarkimeve nga 20 milionë kompjutorë nga 224 shtete në periudhën prej Janarit deri në korrik 2011.
Sipas këtij hulumtimi, shpejtësia mesatare në botë është 580 Kbps, kurse nga të gjithë 224 shtetet në vendin e parë ndodhet Korea e jugut, një informacion kjo që nuk duhet të na habitë aspak ku pothuajse çdo familje në Korenë e Jugut është e lidhur në internet. Shpejtësia mesatare për download në këtë shtetë është 2.202 Kbps. Nëse vendi i parë nuk ishte tu habitur, vendi i dytë dhe i tretë sigurisht janë. Vendi i dytë për nga shpejtësia e internetit në download i takon Romanisë me 1.909 Kbps, derisa vendi i tretë i takon Bullgarisë me 1.611 Kbps. Interesante është se shtetet nga Europa Lindore dominojnë në krye të kësaj liste. Lituania është në vendin e katërt me 1.464 Kbps, Letonia e pesta me 1.377 Kbps dhe Ukraina në vendin e 8 me 1.190 Kbps.
Sipas qyteteve, gjashtë vendet e para për download i takojnë qyteteve nga Korea e Jugut, derisa në Top10 ka vetën dy qytete të cilat nuk janë nga Korea e Jugut. Bëhet fjalë për Andover, Masaqusets me 2.801 Kbps dhe Bukureshti me 2.665 Kbps. Eshtë befasi që fuqitë e mëdha ekonomike si SHBA, Britania e Madhe, Kina dhe kanada janë larg nga shtetet me shpejtësi më të madhe të internetit./itshqip/kekompjuter
lexo më tepër »

A mundet Windows Phone të rrezikojë Androidin


Duke marrë parasysh gjendjen momentale në treg në të cilin Androidi i Google-s është sistemi më i popullarizuar operues, derisa shitja e telefonit Windows Phone 7 është dëshpëruese, imponohet përgjigja logjike në pyetjen, nëse WP7 mund ta rrezikojë Androidin dhe kjo përgjigje është jo.
Mirëpo, rezultatet e hulumtimit të NDP Group, tregojnë në atë se kjo situatë në të ardhmen mund të ndryshojë kur bëhet fjalë për celularët Windows. Sipas këtyre rezultateve, Android edhe më tutje do të mbetet udhëheqës dhe sistemi operues më i preferuar, por numër gjithnjë e më i madh i operuesve e merr në konsiderim Windows Phone.
Kështu, 44 për qind e përdoruesve të telefonave të mençur dhe atyre që planifikojnë në të ardhmen të blejnë një telefon të tillë, në shënjestër kanë blerjen e Windows Phone 7.
Ana tjetër e medaljes është se 45 për qind e përdoruesve, as që e dinë se ekzistojnë celularë të Windows-it. Se si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen, pritet të shohim, por Android ende qëndron fuqishëm në treg./zeri/kekompjuter
lexo më tepër »

Monitori Acer S273HLA


Falë ndriçimit të pasmë LED, Acer ka krijuar një monitor tejet të hollë me emrin S273HLA, i cili për shkak të diagonales së madhe prej 27 inç, u përshtatet adhuruesve të videolojërave dhe atyre të filmave HD.
Tërheq me dizajnin tejet atraktiv, në të cilin kontribuon baza për qëndrim, ku pjesa e përparme është punuar nga metali, ndërsa i cili monitorin e mban fuqishëm në sipërfaqen e punës.
Në pjesën vertikale të monitorit, janë të vendosura kontrollet, tastet e të cilave janë të futura në pjesën metalike. Numri i opsioneve për rregullim të fotografisë është tejet i reduktuar dhe kryesisht bëhet fjalë për kontrollin e ndriçimit, kontrastit dhe temperaturës së ngjyrave (cool, warm dhe user).
Fotoja është mjaft e këndshme dhe falë dimensioneve, shikimi i filmave HD, është tejet e mirë. Rezolucioni i ekranit është 1920 x 1080 piksel, madhësia e pikslëve 0.311 mm, ndriçimi maksimal 300 cd/qm, kontrasti 1000:1, shpejtësia e përgjigjes 2 ms, këndet e shikimit H/V: 170°/160°, numri i ngjyrave 16.7 milionë, lloji i ndriçimit të pasmë LED, portet D-Sub, 2xHDMI dhe zmadhuesit e zërit./zeri/Kekompjuter
lexo më tepër »

Samsung do të kërkojë ndaljen e shitjes së iPhone 5


Samsung dhe Apple janë në kontest gjyqësor, rreth pohimeve të tyre për shkelje të patentave nga njëra-tjetra.
Derisa Apple së shpejti pritet të nxjerrë në treg modelin e saj të ri të telefonit iPhone 5, raportohet se Samsung po kërkon ndalimin e shitjes së këtij modeli të ri të telefonit të Apple-s në tregun e Koresë.
Megjithatë, sipas njoftimit të fundit thuhet se Koreja nuk do të jetë vendi i vetëm në të cilin Samsung po synon ta ndalojë shitjen e iPhone-it të ri. Sipas raporteve të fundit të publikuara në internet, thuhet se Samsung është duke punuar shumë që ta ndalojë shitjen e iPhone në tërë Evropën.
Ky hap i Samsung-ut vjen pasi Apple ka arritur që të fitojë ndalesën gjyqësore për shitjen e disa modeleve të caktuara të tablove të Samsungut në Gjermani./zeri/Kekompjuter/
lexo më tepër »

Miu mobil i Verbatim-it


Miu i ri i Verbatim-it, është një pajisje ideale për udhëtim. Merr shumë pak vend dhe është ideal për përdoruesit e laptopëve.
Dimensionet e tij janë 150 mm x 42 mm x 29mm, peshon vetëm 44 gram, ndërsa dizajni është përshtatur për bartje në çantën për laptopë apo në xhep.
Duke marrë parasysh se është simetrik, mund të përdoret si me dorë të djathtë, ashtu edhe me të majtën. Pasi me kompjuter komunikon përmes kabllos USB, ky mi është i pajisur edhe me mekanizmin për rregullim automatik të kabllos, në mënyrë që të mos shkaktojë rrëmujë.
Edhe pse performancat e këtij miu nuk janë në plan të parë, duhet përmendur se ai është i pajisur me sensor optik me rezolucion 1.000 tpi. Go Mini Optical Travel Mouse vjen me ngjyrë të zezë, portokalli dhe të kaltër me një çmim rreth 10 euro dhe me garanci njëvjeçare./Zeri/Kekompjuter
lexo më tepër »

 
Powered by Ke kompjuter Blog