Twitter gjatë ditës së enjte lajmëroi që e ka teknologjinë që mund të bllokojë cicërimet e përzgjedhura në shtetet e veçanta.
Më parë, nëse një qeveri diku në botë e kishte bërë ndonjë
kërkesë të ligjshme për të bllokuar një cicërimë, Twitter duhej ta
bllokonte atë cicërimë në mbarë në botë. “Duke filluar që sot, ne ia
japim vetes mundësinë që në mënyrë reaguese të ndalojmë përmbajtje nga
përdoruesit në një shtet të posaçëm – derisa e mbajmë atë të gatshme në
tërë botë” thuhet në blogun e ndërmarrjes Twitter.
Kjo është ajo që do të shihet nëse një cicërimë ndalohet në një shtet të caktuar:

“Ne ende nuk e kemi përdorur këtë aftësi, por nëse
dhe kur ne na kërkohet që ta ndalojmë një cicërimë në një shtet të
veçantë, ne do të përpiqemi që t’ua bëjmë me dije përdoruesve, dhe ne
atë qartësisht do ta shenjojmë kur përmbajtja do të jetë fshehur,”
thuhet më tej.
Pyetja më e pritshme tani mund të jetë se çka do të
bëjë Twitter kur ata që e duan lirinë, si ata që kanë marrë pjesë në
pranverën arabe gjatë vitit të kaluar, cicërojnë mospajtueshmërinë ose e
përdorin shërbimin për të organizuar ndonjë protestë. A do të pajtohet
Twitter nëse një qeveri diktatoriale dëshiron t’ua mbyllë gojën
njerëzve të vet.
Qeveritë autoritare zakonisht e injorojnë rrjetin
Twitter ose e ndalin tërë shërbimin, thotë ndërmarrja. Ata nuk kërkojnë
që të kufizohen cicërime të posaçme. Kur Twitter e bllokon përmbajtjen,
ky rrjeti do të postojë një lajm për veprimin e vet në Chilling Effects,
që është ky një projekt i bashkuar për të drejtat online nga Fondacioni
Kufijtë Elektronikë dhe shkollat ligjore në Harvard, Standford,
Berkeley, Universiteti i San Francikos, Universiteti i Maines dhe
Universiteti George Washington dhe Shkolla Universitare e Ligjit Santa
Clara.
Faqja e tanishme Chilling Effects
e rrjetit Twitter për momentin paraqet që ndërmarrja Twitter ka
bllokuar një numër të cicërimave për shkak se ato përfshijnë shkelje të
dyshuara të Digital Millenial Copyright Act (DMCA)./pcworldalbanian/kekompjuter
