Tuesday, February 7, 2012

Katër fotoaparate të reja Lumix nga Panasonic


Përveç modeleve të prezantuara në CES, Panasonic ka lënë edhe disa befasi dhe ka prezantuar katër modele të reja nga seria e vet Lumix. Më interesanti me siguri është Lumix ZS20 – për të cilin Panasonic totë që me trashësinë e tij prej rreth 2,7 cm, është fotoaparati më i hollë me zoom optik 20x (24-480mm). Përveç kësaj ka edhe senzorin me 14 megapixelë, incizim të videos 1080p/60 fps dhe shkrepje të vazhdueshme me 10 fps, GPS dhe geotaging, kontrollet manuale dhe shumë gjëra të tjera. Bashkë me të është prezantuar edhe modeli Lumix ZS15, i cili ka senzor më të vogël prej 12 megapixelësh, zoom 16x dhe mundësi të incizimit të videos me rezolucion 1080i/60fps. ZS15 për këtë arsye është më i lirë për rreth 70 dollarë në krahasim me modelin më të avancuar i cili kushton 350 dollarë. Do të jenë në disponim prej marsit.

Është freskuar edhe linja e aparateve rezistente kështu që tani arrin Lumix TS4 me senzor me 12 megapixelë, zoom optik 4,6x, incizim të videos HD me 1080i/60fps, është rezistent nga rëniet nga lartësia prej 2 metrash, rezistent ndaj ujit deri në thellësi prej 12 merash, ka GPS të integruar, matës të lartësisë, kompas dhe kontrolle të avancuara në krahasim me paraardhësin e shpërblyer mirë – TS3. Për të do të duhet të ndani 400 dollarë, ndërsa për gjysmën e këtij çmimi mund të blihet modeli TS20 me specifikime të ngjashme por më pak impresive. /koha/kekompjuter/

 
Powered by Ke kompjuter Blog