Javën e kaluar, Google e kompletoi blerjen e prodhuesit të madh të telefonave mobil, njësinë Motorola Mobility për një shumë që arrin 12.5 miliardë dollarë, ndërsa tani duket se edhe një emër tjetër i madh i teknologjisë është vënë pas krijimit të telefonave të mençur mobil, dhe pikërisht bëhet fjalë për Facebook.
Punëtorët e Facebook thonë se kompania është duke planifikuar që të lansojë një model të ri të telefonit të mençur mobil gjatë vitit të ardhshëm.
Për këtë, Facebook tashmë ka punësuar dhjetëra inxhinier nga Apple, të cilët kanë punuar në krijimin e iPhone dhe iPad, thuhet sipas New York Times.
Nëse ky lajm del të jetë i vërtetë, atëherë do të ishte hera e tretë që Facebook tenton të prodhojë një telefon të mençur mobil, pasi që në 2010 ishte hera e parë kur rrjeti social planfikoi të ketë telefonin e vet në treg.
Tani, sipas All Things Digital, Facebook është duke bashkëpunuar me HTC-në për të krijuar një model të ri të telefonit, të cilin sipas të gjitha gjasave do ta quaj – Buffy.
Monday, May 28, 2012
Facebook, me telefon të ri, punëson inxhinierët e Apple
Posted by Eron on 4:23 PM

