Për Facebook nuk ka pothuajse asnjë periudhë ditore në të cilën bie përdorimi i faqes.
Natyrisht, kur dihet numri prej 900 milionë anëtarëve të cilët janë aktiv në rrjetin më të madh social, kryesisht të lidhur përmes telefonave të mençur mobil.
Gjatë një fjalimi në një konferencë, Dave Caputo, drejtor i kompanisë Waterloo, tha se “ne jemi duke e zbuluar se gjysma e telefonave të mençur mobil janë të lidhur me Facebook, çdo orë dhe çdo ditë, dhe kjo nuk është për tu befasuar kur dihet se shumica e faqeve në internet tashmë kanë së paku një llogo të rrjetit social të integruar në faqen e tyre.
Megjithatë, pyetja shtrohet se sa shpesh përdoruesit e Facebook janë të çkyqur nga faqja, gjatë kohës sa ata përdorin telefonin e tyre mobil.
Sunday, June 10, 2012
Gjysma e telefonave, tërë ditën në Facebook
Posted by Eron on 10:27 AM

