Konferenca e zhvilluesve të Google I/O do të mbahet gjatë javës së ardhshme, nga 27 deri më 29 qershor, ndërsa për këtë arsye Google ka vendosur që tu ofrojë zhvilluesve të aplikacioneve në Android një faqe të re, para fillimit të konferencës së saj të rëndësishme.
“Çdo vit, Google I/O fillon me shumë fokus në faqen e zhvilluesve të Android, dhe këtë vit ne kemi shfrytëzuar rastin të freskojmë faqen developer.android.com, e cila është më e thjeshtë, dhe ofron një përvojë unike gjatë shfletimit” ka thënë Google në njoftimin e saj zyrtar.
Sunday, June 24, 2012
Google me faqe të re për zhvilluesit e Android
Posted by Eron on 10:31 AM

