Monday, September 12, 2011

Brenda ditës prodhohen 150.000 iPhone 5

Sipas burimeve të afërta me prodhuesin, prodhimi i iPhone 5 është në vlugun më të madh. Foxconn, prodhuesi i kontraktuar i Apple, thuhet se është duke prodhuar nga 150.000 ekzemplarë në ditë të iPhone aparatit të ri.

Tempi i tanishëm i prodhimit do të duhej t’i siguronte kompanisë Apple për shtator pesë deri gjashtë milionë iPhone 5, ndërsa për tërë vjeshtën 22 milionë copë. Pegatron, që sipas pohimeve të mëhershme është dashur të merrte 15 për qind të prodhimit të iPhone, akoma nuk ka filluar me prodhimin, ndërsa liferimi do të duhet të fillojë tek në vitin e ardhshëm.

Lansimi i iPhone 5 pritet të bëhet në fillim të tetorit.

 
Powered by Ke kompjuter Blog