
Facebook është në kërkim të një praktike fantastike, e cila do të mundësojë komunikimin e 750 milionë përdoruesve me gjuhë të ndryshme. Sipas një lajmi të “Facebook Inside” miliona përdorues në të gjithë botën do të mund të flasin dhe merren vesh me njëri tjetrin, edhe nëse nuk e kuptojnë gjuhën e bashkëkomunikuesit, me ndihmën e një opsioni të ri të zhvilluar nga rrjeti gjigant social. Ky opsion do ta perkthejë direkt atë që i shkruan bashkëbiseduesit.
I fokusuar mbi studimin e sistemit të përkthimit, Facebook tani për tani mbështet gjuhën spanjolle, frënge dhe kineze. Por sigurisht që këto gjuhë janë vetëm fillimi sepse pas perfeksionimit të sistemit do të përfshihen edhe gjuhët e tjera.
Por mundësia e fillimit të një shoqërie me persona, gjuhën e të cilëve nuk e njihni fare, dhe arritja e komunikimit mes miliona personave është shumë tërheqëse./ik/kekompjuter.
