
Kompania “Toshiba” tashmë ka një linjë të gjerë të tablo kompjuterëve në treg, të cilët bazohen në sistemin operativ të “Google-s”, platformën Android. Mirëpo, shumica prej tyre nuk kanë qenë aq të famshëm dhe të dëshiruar nga përdoruesit e këtyre pajisjeve mobile.
Megjithatë, sipas një publikimi të fundit të bërë nga “Notebook Italia”, prodhuesi i famshëm “Toshiba”, do të debutojë me një model shumë të hollë me Android Honeycomb, në panairin e IFA-së.
Tabloja e re e “Toshiba-s” pritet të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje me 10 inç, të ngjashëm me atë që e ka Toshiba Tribe, mirëpo i njëjti thuhet se do të jetë shumë më i hollë se modelet paraprake të këtij prodhuesi, ndërsa mes tjerash do të ketë edhe portin për mikro USB, dhe mikro SD kartelë./zeri/kekompjuter..
