Sunday, September 11, 2011

HTC Titan dhe HTC Radar, telefonat e rinj të mençur


Prodhuesi i njohur “HTC” i prezantoi dy modelet e reja të telefonave të mençur HTC Titan dhe HTC Radar Windows Phone. Te dy këta telefona përfshijnë HTC Watch, aplikacioni dhe shërbimi i cili të gjitha filmat e rinj dhe TV seritë i vendos “nën gishtat e tu” dhe kështu njerëzve u mundëson që të zbulojnë video përmbajtjen e re.
Telefonat shfrytëzojnë edhe Virtual 5.1 “surround” tingullin për audio përjetimin më të mirë, dhe tastin e veçantë harduerik për kamerë me të cilën, pa zhbllokimin e telefonit (heqjen e çelësit) mund të bëhen fotografi me ndihmën e vrimës së objektivit dhe censorit për ndriçim të pasmë.
Me ndihmën e objektivit këndgjerë 28 mm mund të fotografohet ajo që e shihni para vetes, dhe këtu është edhe opsioni panoramik. Me ndihmën e HTC Photo Enhancer-it fotografitë të cilat i keni realizuar menjëherë mund t’i dërgoni në rrjetin më të njohur shoqëror, atë “Facebook”.
“Telefonat në mënyrë origjinale janë dizajnuar për komunikim, por nuk kanë përcjellë “mënyrat” e sotme të komunikimit të njerëzve. Për këtë e kemi bërë Windows Phone, në mënyrë që njerëzit t’i vëmë në vend të parë, duke përfshirë edhe tipat e komunikimit të cilat njerëzit i shfrytëzojnë pa përdorimin e pajisjes celulare”, tha Andy Lees, presidenti i “Windows Phone Division-it”.
HTC Titan, kombinim i karakteristikave të shkëlqyeshme
HTC Titan mund të shërbejë si “zyrë portative” e cila mundëson “multitasking” më efektiv, për shembull shikimi cilësor i prezantimit me rastin e video konferencave apo dëgjimi i muzikës derisa jeni duke përpiluar email.
Me ekranin e tij të madh dhe të ndritshëm 4.7 inç super LCD, kamerën 8 megapikselë të vendosura pas dhe me 1.3 megapikselë kamerën të vendosur para për “live” video thirrje, HTC Titan kombinon karakteristikat e shkëlqyeshme në “trupin” e hollë nga alumini i cili e ka gjerësinë 9.9 mm.
Në telefon është i vendosur edhe Microsoft Office Mobile, ndërsa email funksionet e avancuara si për shembull “inbox-ët e lidhur” lehtësojnë menaxhimin e projekteve të shumëfishta: mund të sinkronizoni “to-do” listën dhe kalendarët në një vend, t’i gruponi kontaktet për komunikim më të thjeshtë dhe më të shpejt dhe idetë tuaja dhe shënimet mund t’i ruani në “re”.
HTC Radar u mundëson bisedën “sy me sy”
Kur është fjala për modelin HTC Radar, të përmendim të aplikacionin e ri People Hub nga Windows Phone dhe shtëpizën elegante të bërë nga alumini. People Hub do t’ju mbajë në hap me lajmet më të reja të miqve tuaj, duke u shfaqur bisedat e memorizuara me secilin person veç e veç, sikur edhe statuset e tyre të fundit në rrjetet shoqërore.
Po ashtu, mund të qëndroni në kontakt duke shfrytëzuar SMS, Facebook chat dhe Windows Live Messenger pa futjen në aplikacionet e tjera, apo pa e penguar komunikimin. Po ashtu, mund të flisni “sy me sy” me video thirrjen e re e cila u mundëson ta shihni fytyrën e miqve tuaj në ekranin 3.8 inçësh.
Këta telefona do të jenë në dispozicion që nga tetori i këtij viti, duke filluar së pari në tregjet evropiane dhe ato aziatike./zeri/kekompjuter.

 
Powered by Ke kompjuter Blog